Lajmet

​Shaqir Totaj merr detyrën e kryetarit të Prizrenit

Totaj bëri të ditura koalicionet e mundshme me partitë tjera politike për të krijuar shumicën në asamblenë komunale.

Published

on

Shaqir Totaj edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Prizrenit. Pa ndonjë ceremoni solemne dhe në mënyrë të thjeshtë është bërë pranim-dorëzimi i pushtetit nga ish kryetari, Mytaher Haskuka.

Në një konferencë të përbashkët për medie, u premtua bashkëpunim i ndërsjellë dhe u tha se shumë shpejtë do të bëhet e ditur koalicioni dhe kabineti qeveritar i udhëheqjes së re.

Kryetari i sapozgjedhur, Shaqir Totaj u shpreh falënderues ndaj ish kryetarit Haskuka dhe tha se ky ndërrim i pozicioneve tregon traditën dhe tolerancën e Prizrenit. Ai u zotua se në krye të qytetit historik të Kosovës do të kenë qasje bashkëpunuese me të gjithë dhe zhvillimore.

“Së pari dua t’iu falënderojë për pritjen që na keni bërë dhe punën që keni bërë. Pasi për katër vjet nuk është e lehtë të udhëheqës një qytet si Prizreni. Jam mirënjohës, po ashtu edhe për mundësinë që të ardhmen kurdo që kemi nevojë me informacione shtesë për projektet t’iu drejtohemi juve, si dhe drejtorët aktual eventualisht të vazhdojnë punën për të siguruar një kontinutet që qyteti ka nevojë. Ne gjithsesi do të vazhdojmë me një përkushtim dhe qasje pak më të ndryshe. Besoj shumë se qyteti i Prizrenit në frymën e një kulture, tradite dhe tolerance do të vazhdojë më tutje. Ky pranim-dorëzim i pushtetit tregon se Prizreni e ka një traditë dhe një kulturë”, tha ai.

Bashkëpunim për shtyrjen e projekteve zhvillimore premtoi edhe ish kryetari Haskuka, i cili u shpreh falënderues ndaj gjithë ish-bashkëpunëtorëve të tij. Ai tha se në projektet si zona ekonomike e Prizrenit, Totaj do të ketë mbështetjen e tij.

“Unë i uroj punë të mbarë në menaxhimin e qytet dhe projekte të reja. Patëm një takim të gjatë, kemi pas edhe javën e kaluar një takim ku i kam shpjeguar projektet dhe disa çështjet më problematike. Dua t’i falënderojë të gjitha punëtorët e administratës për punën gjatë 4 vjetëve në realizimin e projekteve…Çdo drejtor e ka dosjen gati për drejtorët e rinj që do t’i marrin në pranim dorëzimin. Ne jemi të interesuar që Prizreni të zhvillohet, mos të ketë ndërprerje në aspektin e menaxhimit dhe problemeve të tjera që i ka qyteti. Prandaj çdo drejtor do t’i dorëzojë projektet që i ka komuna në mënyrë që mos të ketë ndërprerje të projekteve”, theksoi ai.

Në këtë konferencë, Totaj bëri të ditura edhe koalicionet e mundshme me partitë tjera politike për të krijuar shumicën në asamblenë komunale.

“Jemi në bisedime dhe akoma nuk e kemi të qartë pasi nuk është vetëm një opsion sa i përket raporteve me LDK. Bisedimet janë me ton të mirë dhe presim që ditëve në vijim të kemi situatë më të qartë. Kurse emërimi i kabinetit pritet gjatë muajit dhjetor”, shtoi ai.

Krahas kësaj, në një konferencë të veçantë për medie, Totaj bëri të ditur se të premten do të bëhet betimi i asamblistëve të rinj komunal dhe zgjedhja e kryesuesit. Ai qytetarëve prizenas iu premtoi transparëncë në udhëheqje. 

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara