Lajmet

​Sërish gërmime në varrezat e Suhodollit të Mitrovicës

Po punohet në kërkim të mbetjeve mortore të një viktime të luftës së fundit nga forcat serbe.

Published

on

Në njërën prej varrezave të fshatit Suhodoll në Mitrovicë, ku më parë ishin gjetur 14 trupa, kanë vazhduar sot për herë të tretë gërmimet në kërkim të një trupi të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur se po punohet në kërkim të mbetjeve mortore të një viktime të luftës së fundit nga forcat serbe.

Sipas tij, janë rikthyer me punime sërish në këtë lokacion sepse hapësirat e varrezave janë përdorur nga forcat serbe për fshehjen e kufomave të viktimave shqiptare të luftës. Ai theksoi se rajoni i Mitrovicës është një prej rajoneve me numrin më të madh të viktimave dhe personave të zhdukur me forcë.

Në lidhje me vazhdimin e gërmimeve në Serbi, Gara tha se gërmimet atje janë gjithmonë sfiduese për shkak të qasjes politizuese të institucioneve të Serbisë përballë këtij problemi. Ai apeloi te Bashkësia Ndërkombëtare për presion më të madh ndaj Serbisë, në mënyrë që Beogradi të jetë më bashkëpunues në këtë proces.

“Janë duke u realizuar gërmimet në kuptim të vlerësimit të një lokacioni të shënjuar, në kërkim të mbetjeve mortore të një viktime të luftës të vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999… Rajoni i Mitrovicës është një prej rajoneve me numrin më të madh të viktimave dhe personave të zhdukur me forcë. Rrjedhimisht janë me dhjetëra lokacione në procedurën e gërmimit lehtësues gjatë këtyre 23 viteve, me qindra viktima të zhvarrosura… Janë disa lokacione në të cilat po rikthehemi në mënyrë të veçantë në këtë rast në rajonin e Mitrovicës, por edhe në rajonin e komunave të mëdha si në rastin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, në gërmim të zonave të varrezave, meqë hapësira e varrezave është përdorur nga forcat serbe gjatë luftës, për fshehjen e kufomave të viktimave të luftës… Gërmimet në territorin e Serbisë gjithmonë janë sfidë në vete, për shkak të qasjes politizuese të institucioneve të Serbisë karshi këtij problemi. Faktikisht nuk ka datë të saktë as për fillimin e gërmimeve në lokacionet tanimë të shënjuara dhe për të cilat janë proceduar kërkesat zyrtare nga ana e delegacionit tonë, por nuk ka ndonjë datë as për mundësinë e vazhdimit të gërmimit në lokacionet për të cilat pala serbe pretendon se kanë përfunduar, por mbesin të papërfunduara për institucionet tona… Duhet gjithsesi të ketë presion më të madh të Bashkësisë ndërkombëtare ndaj institucioneve të Beogradit për të qenë më bashkëpunuese në këtë proces”, ka thënë Gara.

Ndërkaq, kreu i Shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, Bajram Çerkini, tha se nga gjithsej 337 të pagjetur në Mitrovicë, 228 trupa janë gjetur, ndërsa vazhdohet të kërkohen edhe 109 trupa të tjerë.

“Numrat e pasluftës të të pagjeturve kanë qenë 337. Deri më sot janë të pagjetur ende edhe 109 persona në komunën e Mitrovicës”, theksoi Çerkini.

Vlen të theksohet se përkundër gërmimeve nga orët e paradites, nuk është gjetur asnjë mbetje mortore në këtë lokacion, ndërsa punimet kanë përfunduar sa i përket ditës së sotme.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara