Kronikë e zezë

​Sekuestrohen mbi 600 kilogramë duhan të papërpunuar

Në një komunikatë për media Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Published

on

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit ka gjetur dhe sekuestruar 34 thasë duhan ‘refuz’ të papërpunuar, me mbi 500 kilogramë në total, dhe 94 paketime duhan me rreth 94 kilogramë.

Në një komunikatë për media Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Si rezultat i kësaj, me datën 05.05.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë kufitare është arritur të identifikohen katër kuaj të cilët ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, dyshohet përmes rrugëve ilegale, të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar. Duke u bazuar në informacione inteligjente, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë, me qëllim të ri-ngarkesës në një automjet me targa vendore. Pas konsultimeve me prokurorin kompetent, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç ‘rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë – duhan i papërpunuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, malli-duhani i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje, dhe vendimet e mëtejme do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

Lajmet

Pesë të arrestuar në operacionin “White Star”, sekuestrohen armë, drogë dhe pasuri e madhe

Published

on

Pesë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i zhvilluar në disa qytete të vendit nën emrin “White Star”.

Aksioni është realizuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore.

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe përfshirje në pastrim parash.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme janë sekuestruar:

  • 6 armë zjarri
  • 5 karikatorë dhe 239 fishekë
  • Lëndë narkotike (kokainë dhe fara marihuane)
  • 25 telefona mobilë
  • 7,595 euro para të gatshme
  • 10 automjete dhe 1 motoçikletë
  • 10 kompjuterë
  • 13 USB dhe 1 DVR
  • 16 ora dore

Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës, të cilat kanë qenë të pranishme dhe kanë monitoruar zhvillimin e aksionit në terren së bashku me prokurorin e rastit.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se ky operacion paraqet goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe se veprimet hetimore do të vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë të përfshirëve. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër persona shoqërohen në polici, dyshohen për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë

Published

on

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 17:00, në fshatin Prapashticë të Prishtinës.

Sipas policisë, të dyshuarit janë katër meshkuj kosovarë, të cilët janë intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjatë 24 orëve të fundit: 21 aksidente me të lënduar, mbi 2 mijë tiketa trafiku

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikave të përgjithshme, në vend janë regjistruar gjithsej 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.

Në këtë periudhë kohore, Policia ka shqiptuar gjithsej 2136 tiketa trafiku.

Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 18 persona, 12 prej tyre janë në mbajtje, ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit. Nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor.

A.K

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia arreston një të dyshuar për dhunim në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 19:10. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën ndaj një femre kosovare.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe intervistimit të palëve të përfshira, i dyshuari është arrestuar nga policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara