Sport

​Sejdiu: Katastrofë sportive nëse Kosova zbret në Ligën D, përgjegjës do të jetë trajneri dhe jo vetëm

Kosova përballet me Qipron sonte në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Published

on

Trajneri kosovar Gani Sejdiu është i bindur se Kosova ka më shumë cilësi se të gjithë rivalët në grupin ë Ligës së Kombeve dhe se një rënie eventuale në Ligën D do të ishte një katastrofë sportive për “Dardanët”.

Ai ka thënë se disfata nga Irlanda se Veriut e ka bërë të mundur skenarin e kësaj rënie dhe kjo ka ardhur për shkak të performancës jo të mirë ndaj tyre nga Kosova, por edhe në ndeshjen e parë ndaj Qipros.

Situata nuk është e mirë, por nuk është edhe alarmante sikurse edhe duke i dëgjuar kritikat e shumta që janë normale sepse ka pasur pritshmëri më të mëdha sidomos në performancat sepse ndoshta nuk i kemi llogaritur që mund të dalim para Greqisë realisht, ndonëse ka pasur mundësi, mirëpo është dashur më mirë të performohet dhe te paraqitet, sidomos ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, nuk diskutohet sepse janë kombëtare nën nivelin tonë. Mendoj që këtu është për kritikë forma jo e mirë dhe jo stabiliteti i skuadrës sonë kombëtare duke llogaritur nivelin e kundërshtarëve. Këtu është pak më brengosëse. Takimi i sotëm është i një rëndësi të veçantë për arsye se pas dështimit me Irlandën, atëherë ekziston një skenar ku mund të përfundonim të fundit që do të ishte vërtetë kjo një katastrofë sportive për kombëtaren tonë ”, tha Sejdiu.

Tutje, Sejdiu ka thënë se në rast të një dështimi eventual sonte ndaj Qipros, do të ishte trajneri ai që do të duhet të merrte përgjegjësinë, por edhe njerëz të tjerë brenda federatës.

Gjithmonë për një cikël vendoset objektivi edhe çfarë pret federata prej një selektori dhe prej kombëtares. Unë mendoj që rastësisht nëse ndodh ky skenar të cilin unë nuk e besoj, vërtetë do të ishte një katastrof e vërtetë dhe që nuk do të diskutohej pastaj as selektori dhe shumë kush duhet të jap pastaj përgjegjësi nëse ndodh kjo sepse jemi në një grup ku ne jemi superior ndaj të tjerëve dhe nëse ndodh kjo, është gabimi dhe dështimi ynë”, tha Sejdiu.

Kosova përballet me Qipron sonte në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 dhe duhet të fitojnë, ose së paku të barazojnë për të mos rrezikuar rënie nga liga C.

Lajmet

​FIFA lartëson Kosovën: Ngritje historike, tani janë në prag të Botërorit

Published

on

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar një postim të veçantë për Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një ngritje historike.

Në faqen zyrtare, FIFA kujton se Kosova, e cila debutoi në Renditjen Botërore të FIFA-s në vitin 2016 në pozitën e 190-të, tashmë ka arritur në vendin e 84-të si pozita më e lartë në historinë e saj.

“Kosova ka bërë një ngritje historike nga vendi i 190-të në vitin 2016, në të 84-in sot. Tani janë në prag të debutimit në Kupën e Botës,” thuhet në postimin e FIFA-s, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e Kosovës dhe një përgëzim për progresin e ekipit.

Ky vlerësim i FIFA-s vjen në një moment kritik për Dardanët, të cilët gjenden para dy ndeshjeve vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, më 15 nëntor përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe më 18 nëntor ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Kosova po synon të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror, ndërsa vlerësimi i FIFA-s shërben si motivim shtesë për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda./S.K/KP/FIFA/

Continue Reading

Lajmet

Grand Prix Zagreb nis sot, Kosova garon me gjashtë xhudistë

Published

on

Gara prestigjioze e xhudos, Grand Prix Zagreb 2025, starton sot në kryeqytetin kroat dhe do të zgjasë deri më 16 nëntor, ku në këtë edicion pritet të marrin pjesë 370 garues nga 48 shtete dhe pesë kontinente.

Kosova do të paraqitet me një ekip prej gjashtë xhudistësh, të cilët do të kërkojnë rezultate të mira në kategoritë e tyre:

Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Fatjona Kasapi (-57 kg), Dardan Cena (-73 kg), Anes Veseli (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg), derisa ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Fatos Tabaku.

Grand Prix Zagreb është një mundësi e rëndësishme për xhudistët kosovarë në rrugën e tyre drejt grumbullimit të pikëve ndërkombëtare dhe forcimit të pozicionit në renditjet botërore.

Kosova pritet të jetë mes vendeve që tërheqin vëmendje të madhe, për shkak të traditës së suksesit në këtë sport./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë për misionin e madh

Published

on

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve.

Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, kur të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

​Planifikohet ndërtimi i një statuje të Messit jashtë Camp Nou

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po punon për ngritjen e një statuje të Lionel Messit jashtë stadiumit të rinovuar Camp Nou, si homazh për legjendën argjentinase.

Messi, 38 vjeç, u rikthye në Barcelonë fundjavën e kaluar për të vizituar stadiumin e ri për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2021, ndërsa më pas tha se shpreson të kthehet një ditë.

Laporta deklaroi se Messi do të jetë gjithmonë i lidhur me Barcën dhe se ai meriton një nderim të përhershëm, ashtu si ikonat Johan Cruyff dhe Laszlo Kubala.

Gjithashtu, ai shtoi se projekti është diskutuar nga bordi dhe tani po punohet për realizimin e tij, duke pritur edhe dakordimin e familjes.

Presidenti i Barcelonës përjashtoi rikthimin e Messit si lojtar, duke thënë se kjo është e pamundur për shkak të kontratës së tij me Inter Miamin.

Messi është lojtari më i mirë në historinë e klubit, me 672 gola në 778 ndeshje dhe një koleksion trofesh që përfshin 10 tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Camp Nou u rihap të premten pas gati 900 ditësh rinovimi, ndërsa Laporta tha se klubi synon të organizojë “homazhin më të bukur në botë” për Messin sapo të përfundojë projekti./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara