Lajmet

​Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, mbrojtja thotë se materialet në OVL-UÇK rrodhën nga ZPS

Published

on

Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, është diskutuar për materialet e arritura në zyrat e OVL-UÇK vitin e kaluar, për çka edhe po akuzohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Mbrojtja ka deklaruar se informacionet tregojnë se materiali ka rrjedhë nga stafi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar apo persona të afërt me ZPS-në duke shtuar se është e nevojshme që prokuroria të hetojë rrjedhjen e materialeve në fjalë.

Në konferencën e sotme prokurori ka thënë se bazuar në hetimet e tyre, ka prova të mjaftueshme për të provuar fajësinë e të akuzuarve.

“Hetimet tona kanë vërtetuar që akuzat e ngritura kundër të akuzuarit janë të përligjura dhe prova ka të mjaftueshme për të provuar fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm. Aktpadia tashmë është e konfirmuar dhe thuajse faza e paragjykimit ka përfunduar, mbrojtja nuk duhet të vendosë çka duhet të hetojë ZPS dhe as nuk duhet të vendosë cilët janë dëshmitarët që do të thërrasim apo çfarë prova do të paraqiten në gjyq, është përgjegjësia jonë si ZPS që të parashtrojmë prova që i konsiderojmë më të mira, më të shëndosha për të vërtetuar barrën e provës dhe në fund i takon trupit gjykues për të vendosur nëse informacioni për të deklaruar fajtor të akuzuarin është i mjaftueshëm apo jo”, ka thënë prokurori.

Ndërsa avokati i ish-kryetarit të OVL-UÇK Hysni Gucatit, mbrojtësi Jonathan Elystan Rees ka thënë se do të vazhdojnë të trajtojnë çështjen e rrjedhës së informacioneve.

“Neve do të hetojmë më tej çështjen e nxitjes dhe të zënit në kurth dhe me formulimin e ZPS-së si në konferencat e mëparshme për ecurinë e çështjes edhe në parashtrimet me shkrim, pra ne do të japim përgjigjet tona dhe do t’i kërkojmë ZPS-së të mbështetet në njoftimin e parashikuar në rregullën 102/3. Dhe me informacionin që kemi tregohet që materiali ka rrjedhur nga stafi i ZPS-së apo persona të tjerë që janë të lidhur me ZPS-në, neve pa diskutim që do t’i trajnojmë më tej këto çështje në përgjigjen me shkrim në versionin konfidencial të redaktuar të kërkesave të prokurorisë dhe kundërshtimeve të ngritura prej saj”, tha Rees.

Gjithashtu, avokati i ish-nënkryetarit të organizatës së veteranëve Nasim Haradinaj, mbrojtësi Toby Cadman, ka deklaruar se prokuroria duhet të flasë rreth rrjedhjes së informacioneve.

“Do të duhej që, zotëri gjykatës, të dëgjojmë sa takon hetimeve që i ka bërë ZPS, sa i takon rrjedhjes së informacionit prej saj, dhe kjo është një çështje që mbrojtja do ta ndjekë dhe ka të drejtë ta ndjekë në vijimësi. Këto çështje mbetën ende për t’u shqyrtuar dhe për t’u zgjidhur. Ne kemi parashtruar atë që besojmë se e kemi pozicion të qartë nga paragrafi i pestë sa i takon pikës së parë që po shqyrtojmë tani, kërkesat lidhur me të u janë parashtruar tashmë. Neve po na kërkohet në mënyrë efektive që ta pranojmë pozicionin e ZPS-së me vlerë të parë, vetëm duke besuar fjalën e tyre pa bërë asnjë lloj kontrolli, neve e kemi thënë që këto janë çështje që deri tani nuk janë trajtuar siç duhet dhe që do të kërkojnë ndërhyrjen tuaj i nderuar gjykatës”, ka thënë ai.

Por sipas prokurorit, Gucati e Haradinaj akuzohen për përhapje të paligjshme të informacionit konfidencial dhe jo për mënyrën se si e morën informacionin.

“Mbrojtja e Gucatit përsëri kërkon informacion lidhur me si të akuzuarit i siguruan këto paketa me dokumente, ky informacion është material për përgatitjet e tyre. Aktakuza e akuzon të akuzuarin me përhapjen e paligjshme të informacionit konfidenacial, ajo çka ka rëndësi është klasifikimi i informacionit që ata e kanë mbajtur dhe çfarë bënë pastaj me atë material, si ata e morën informacionin, nuk akuzohen për këtë gjë, nuk ka rëndësi fare për çështjen. Ne kemi bërë edhe më parë parashtrime, por propozimin e mbrojtjes së ZPS në njëfarë mënyrë i ka dhënë këto dokumente për të shkaktuar, nxitur apo për të futur në kurth të akuzuarin, ne e kemi përsëritur vazhdimisht se ky parashtrim është pa kuptim, pa bazë”, ka thënë prokurori.

Në konferencën ne sotme të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, mbrojtja ka ngritur shqetësime lidhur me dorëzimin e materialeve nga ana e ZPS-së për çka avokati Rese ka thënë se prokuroria ka shtuar dokumente në listën e provave dhe i ka dorëzuar mbrojtjes dje, vetëm një ditë para konferencës së sotme.

“Në konferencën e fundit për ecurinë e çështjes juve i nderuari gjykatës keni siguruar që nxjerrja e informacionit ishte e plotë, dhe se ZPS kishte përmbushur plotësisht detyrimet e tyre për t’ia vënë nxjerrjet në dispozicion palëve, dhe pavarësisht kësaj, një ditë përpara konferencës së katërt për ecurinë e çështjes neve na ofrohen 153 dokumente të nxjerra prej ZPS-së. Nuk është se po kritikoj faktin që janë nxjerrë kaq shumë dokumente, por gjithsesi doja ta nxjerrja këtë gjë që besoj që kemi mirëbesimin tuaj që ne mbetemi skeptik sa i takon rrethanave. Ndërkohë që neve ZPS na siguron në vijimësi që ushtrimi i nxjerrjes së informacioneve është i plotë”, ka thënë Rese.

Konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt vazhdon pas një pauze në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Hyseni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator në Kosovë, në bazë të një fletarrestimi të Dhomave të Specializuara.

Ata, përmes konferencave për media, kishin deklaruar që në zyrat e organizatës një person i panjohur ka sjellë dokumente, që siç kanë deklaruar ata, janë dosje që rrjedhin nga Gjykata Speciale.

Ish-krerët e OVL-UÇK po mbahen në paraburgim dhe akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Vendi

Kryeministri Kurti pret ministrin e Jashtëm belg: Diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit belg në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, Kurti veçoi kontributin historik të Belgjikës në strehimin e refugjatëve gjatë luftës dhe angazhimin e tyre brenda forcave të KFOR-it.

Fokus i veçantë i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks te bashkëpunimi ekonomik dhe krijimi i lehtësirave për investime, duke marrë parasysh edhe praninë e një mërgate të mirë-integruar në Belgjikë.

Kryeministri përmendi marrëveshjen e fundit për eliminimin e tatimit të dyfishtë, të nënshkruar në Washington DC, si një hap pozitiv që hap rrugën për marrëveshje të reja sektoriale në të ardhmen.

Sa i përket aspiratave ndërkombëtare, Kurti nënvizoi se Brukseli mbetet një qendër jetike për Kosovën, duke ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik.

Ai kërkoi avancimin e procesit përmes marrjes së statusit të shtetit kandidat, ndërsa konfirmoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Continue Reading

Aktualitet

Konjufca: Dialogu në krizë – Pa burgosjen e terroristëve të Banjskës dhe njohjen e integritetit s’ka mirëbesim

Published

on

By

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë ndodhet në një pikë kritike dhe se pa drejtësi për sulmet terroriste e pa respektim të shtetësisë, nuk mund të ketë përparim. Gjatë një konference për media, ai theksoi se Serbia ka treguar sjellje destruktive që synon rrënimin e çdo arritjeje të deritanishme.

Sipas Konjufcës, parakushti kryesor për kthimin e mirëbesimit është ndëshkimi i personave që organizuan sulmin në Banjskë.

“Qysh kthehet një farë lloj atmosfere minimale e mirëbesimit? Minimale e mirëbesimit është që kryesit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, duhet të përfundojnë në burg. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot”, tha ai.

Ai gjithashtu u ndal te përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit serb në destabilizimin e Kosovës, duke përmendur dëshmitë e fundit nga proceset gjyqësore për sulmet në kanalin e Ibër-Lepencit:

“Ata e kanë pranuar që janë trajnuar prej Serbisë, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe të ushtrisë që mbahen atje… Unë nuk e di çka ka nevojë më shumë për me tregu rolin destruktiv të Serbisë”, shprehet Konjufca.

Për fund, Konjufca e cilësoi letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, si një goditje të rëndë për integritetin territorial të vendit, duke e krahasuar atë me një akt armiqësor.

“Letra e zonjës Bërnabiq ishte katastrofike për mirëbesimin. Ju shkroi 27 shteteve anëtare që nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës. Mos me njoh integritetin territorial të një shteti, kjo kuptohet gati si një shpallje lufte.”

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in edhe me 30 mijë euro për njehsorë me afat të skaduar

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka gjobitur KEDS-in me 30,000 euro, pasi u identifikuan gjashtë njehsorë elektrikë me afat të skaduar verifikimi.

Gjatë kontrolleve në terren, Agjencia e Metrologjisë ka konstatuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në këta njehsorë.

Si rrjedhojë, MINT ka kërkuar zyrtarisht nga KESCO kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa komisionet po vazhdojnë inspektimet në të gjithë Kosovën për të identifikuar parregullsi të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Tre të vdekur në Malishevë, në mesin e tyre dy fëmijë

Published

on

By

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri në një banesë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./ Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara