Lajmet

​SBAShK: Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe

SBAShK-u ka shkruar se sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK-së.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Asimit dhe Kulturës (SBAShK) ka uruar mësimdhënësit e Kosovës me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit.

Në një komunikatë për medie, SBAShK-u ka shkruar se sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK-së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës.

“Kujtojmë me krenari mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga SBAShK për të pensionuarit u shoqërua edhe me momente të dhembjes duke përmendur në shenjë nderimi emrat e kolegeve e kolegëve tanë, që COVID-o duke u bërë mik i ngushtë me vdekjen, na i rrëmbeu nga mesi ynë duke ua ndalur angazhimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave, por i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta”, thuhet në komunikatë.

SBAShK ka thënë se pret që kontributi i madh i pishtarëve të dijes të shërbejë si shtytje për institucionet në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve.

“Punëtorë të nderuar të arsimit ju bashkë me nxënësit do të vazhdoni betejën për dije e njohuri të reja, ndërsa SBAShK do të vazhdojë me përkushtimin në prezantimin dhe realizimin e kërkesave tuaja. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në plotësimin e kërkesave tuaja, që i kemi bërë publike. SBASHK edhe në këtë ditë feste kujton institucionet se vazhdojmë angazhimet që kërkesat t’i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale. Bashkë në SBAShK në rrugëtimin tonë drejt arritjeve të reja. Gëzuar dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe”, thuhet në komunikatë. 

Lajmet

Këmbësori goditet nga vetura pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Published

on

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të martën paradite në Prishtinë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku”, pranë shkollës “Ismail Qemali”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret Atasheun e ri të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Published

on

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim mirëseardhës Atasheun e ri të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nënkolonel Denise McMahon.

Gjatë takimit, Jashari e uroi McMahon për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Komandanti i FSK-së prezantoi të arriturat e deritanishme të forcës dhe planet për zhvillimin e mëtejmë, me theks të veçantë në trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e përbashkëta bilaterale.

Nga ana tjetër, Nënkolonel McMahon vlerësoi progresin e FSK-së dhe profesionalizmin e personelit të saj, duke shprehur përkushtimin për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis rikonstruktimi i rrugës Arllat–Malishevë, investim prej 1.85 milionë eurosh

Published

on

Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, një projekt infrastrukturor që lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës dhe që kap vlerën e rreth 1.85 milionë eurove.

Sipas autoriteteve, projekti do të përmirësojë qarkullimin e qytetarëve, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik dhe transportin e mallrave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se segmenti rrugor me gjatësi rreth 11.8 kilometra nis në Arllat dhe përfundon në hyrje të Malishevës, duke lidhur disa fshatra përgjatë këtij aksi.

Ai bëri të ditur se projekti përfshin ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara, vendndalesa për autobusë dhe sinjalizim horizontal e vertikal sipas standardeve evropiane.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, deklaroi se ky është investimi i dytë i madh rrugor në Malishevë brenda dy muajve, duke shtuar se investimet e Qeverisë në këtë komunë kanë arritur mbi 4.2 milionë euro.

Afati për përfundimin e punimeve është 150 ditë pune.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis rikonstruktimi i rrugës Arllat–Malishevë, investim rreth 1.85 milionë euro

Published

on

Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, segment që lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës.

Ky projekt kap vlerën prej rreth 1.85 milionë euro dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të përmirësojë kushtet për qarkullimin e mallrave dhe zhvillimin ekonomik.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se projekti do të sjellë përfitime si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, duke përfshirë rehabilitimin e një segmenti prej rreth 11.8 kilometrash që lidh disa fshatra të zonës.

Ai theksoi se projekti parasheh edhe ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara, vendndalesa për autobusë, si dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor sipas standardeve evropiane.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, tha se ky është investimi i dytë më i madh rrugor në Malishevë brenda dy muajve, duke theksuar se në total investimet në këtë komunë kanë kaluar mbi 4.2 milionë euro.

Sipas autoriteteve, afati për përfundimin e punimeve është 150 ditë pune.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara