Lajmet

​Sassoli-Osmanit: Luftimi i krimit dhe korrupsionit iu sjellë më pranë BE-së

Published

on

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë dyditore në Bruksel. Osmani në mesin e takimeve që po zhvillon, është takuar edhe me presidentin e parlamentit evropian, David Sassoli.

Ky i fundit pas takimit është shprehur i gëzuar që Kosova mbetet në rrugën e reformës. Ai nëpërmjet një shkrimi në Twitter ka shkruar se luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta ofrojë Kosovën pranë Bashkimit Evropian.

“Faleminderit VjosaOsmani për këtë shkëmbim interesant! Të gëzuar duke parë që Kosova mbetet në rrugën e reformës, e cila do të çojë në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’iu sjellë më pranë BE-së dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për të mbështetur”, shkroi ai.

Për takimin ka shkruar edhe gjatë së martës Osmani.

“Faleminderit president Sassoli për një takim shumë produktiv. Angazhimi i theksuar i Flamurit të Kosovës për të kryer të gjitha reformat e nevojshme të cilat jo vetëm që do të përshpejtojnë integrimin e Flamurit të Bashkimit Evropian, por gjithashtu do të përmirësojnë jetën e Flamurit të Qytetarëve të Kosovës. Theksoi se drejtësia duhet të shërbehet për paqe të qëndrueshme në BB”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Lajmet

Presidenti Begaj: 10 qershori 1878 ishte, është dhe mbetet themeli i bashkimit kombëtar

Published

on

By

Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj date për kombin shqiptar, duke e konsideruar si themelin e lëvizjes për bashkim dhe pavarësi kombëtare.

Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi – ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian.

“10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik dhe shpirtëror i bashkimit kombëtar. Është dita kur filloi lëvizja për pavarësia kombëtare. Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë, por trashëgimia e saj jeton sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, për bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një thirrje për bashkim, për mbrojtje dhe vetëdije kombëtare. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një Kombi – ata ecin përpara krah për krah në rrugën drejt integrimit evropian. Të jemi pjesë e Europës së bashkuar është vazhdimi i aspiratës që shqiptarët shprehën në Lidhjen e Prizrenit”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen Bukoshi

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil në Kosovë, Bujar Bukoshi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq”, ka shkruar Osmani.

Osmani tha se Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për “kontributin  tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë”.

“Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!”, shkroi Osmani.

Bukoshi vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti Begaj bëri homazhe te monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri sot homazhe pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Homazhet u zhvilluan në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit, ngjarje kyçe në historinë e kombit shqiptar, e cila nisi më 10 qershor 1878 në këtë qytet historik.

Continue Reading

Lajmet

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi

Published

on

By

Ish-kryeministri Bujar Bukoshi, një nga figurat qendrore të skenës politike të viteve ’90 në Kosovë, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

Bukoshi ishte kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Njëherësh mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Pas luftës, Bukoshi mori pjesë në Konferencën e Rambujesë dhe udhëhoqi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u realizuan projekte të shumta në arsim, strehim dhe kulturë. Ai gjithashtu shërbeu si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara