Lajmet

​Rrezik për katastrofë atomike në impiantin e Zaporizhias

Uashingtoni i bëri thirrje Moskës që të ndalë operacionet në kompleksin bërthamor.

Published

on

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka kërkuar akses të menjëhershëm në impiantin bërthamor në Zaporizhia.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti një takim të jashtëzakonshëm mbi situatën e vështirë në centralin në fjalë, që kontrollohet nga trupat ruse.

Mbetem shumë i shqetësuar për situatën në impiantin në Zaporizhia dhe përsëris se çdo ndërhyrje ushtarake vë në rrezik sigurinë. Këto ndërhyrje, në një impiant kaq të madh, mund të çojë në pasoja serioze”, tha drejtori i ANEA, Rafael Mariano Grossi.

Si Ukraina edhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

Ajo që ka ndodhur në ditët e fundit në atë impiant është kombinimi i akteve kriminale të regjimit të Kievit ndaj infrastrukturës bërthamore dhe akteve të stafit të centralit, veprime për të cilat nuk ka pasur asnjë reagim ndërkombëtar”, u shpreh ambasador i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

Edhe një herë Rusia preku fundin e historisë së terrorizmit. Askush nuk ka përdorur kaq hapur një impiant bërthamor për të kërcënuar botën dhe për të diktuar kushte. E gjithë bota duhet të reagojë për të dëbuar pushtuesit nga territori i centralit atomik në Zaporizhia”, theksoi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Uashingtoni i bëri thirrje Moskës që të ndalë operacionet në kompleksin bërthamor. Edhe pse për momentin nuk ka pasur kontaminim, bombardimet e fundit kanë shtuar shqetësimin për një katastrofë bërthamore./atsh/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Lajmet

Caktohet prokurori i ri për rastin e fletëvotimeve në Mitrovicë

Published

on

By

Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është caktuar si prokuror përgjegjës për hetimin e rastit të fletëvotimeve në këtë qytet, shkruan Ekonomia Online.

Deri më tani, rastin e ka trajtuar prokurori Shpejtim Peci, por ai tashmë është zëvendësuar nga Sahit Tmava nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dardanët kryejnë stërvitjen e dytë për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë si dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët kanë punuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal.

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kanë kryer rigjenerim pas angazhimeve të fundit me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar me ushtrime tekniko-taktike.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë shumë pozitive, me lojtarët që shfaqin motivim dhe besim të lartë për rezultat pozitiv në përballjet e ardhshme kualifikuese./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara