Sport

​Ronaldo falënderon Cavanin për numrin 7 në fanellë

Published

on

Tanimë është konfirmuar që këtë sezon Cristiano Ronaldo do ta bart numrin 7 tek gjigandi anglez, Manchester United.

Ylli portugez këtë verë kërkoi largim të menjëhershëm nga Juventusi, vetëm për t’u rikthyer në Premier Ligën angleze te ish-klubi i tij, Manchester United.

Pas transferimit, dilema e vetme ishte se cilin numër do ta bartë në fanellë Ronaldo, pasi që tek “Djajtë e Kuq”, numri 7 ishte i uzurpuar nga sulmuesi, Edinson Cavani. Por ishte vetë ky i fundit ai i cili me kënaqësi kishte pranuar që numrin e tij nga ky sezon do ta bartë transferimi më i ri i United, Cristiano Ronaldo.

Pas këtij gjesti të mirë nga ana e yllit uruguaian, ku edhe u konfirmua se Ronaldo do ta bartë numrin 7 në fanellë, portugezi shfrytëzoi rastin që ta falënderonte Cavanin.

“Të jem i sinqertë nuk isha i sigurt që përsëri do të ishte e mundur që ta mbaja numrin shtatë në fanellë. Kështu që i jam tejet falënderues Cavanit për këtë gjest të mrekullueshëm”, tha Ronaldo.

Në anën tjetër, Cavani do ta bart numrin 21 në fanellë këtë sezon 2021/22 në Premier Ligën angleze për skuadrën e Manchester United.

Sport

Një Shqipëri dëshpëruese, notat e lojtarëve Kuqezi

Published

on

Kombëtarja shqiptare barazoi në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.

Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.

Një performancë zhgënjyese e kombëtares së Sylvinhos, që i zbeh kështu ndjeshëm shanset për t’u pozicionuar në vendin e dytë të renditjes.

Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari i kombëtares shqiptare me notën më të lartë, rezulton Kristjan Asllani me 8, i ndjekur nga Mitaj me 7.6 dhe Shehu me 7.5.

Tabela mbyllet nga Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni, që janë vlerësuar me notën më të ulët nga “Sofa Score”, 6.5.

Continue Reading

Sport

Llapi njofton largimin e Hamdi Namani e Blend Baftiu nga ekipi

Published

on

Llapi ka nisur lëvizjet e para për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi qëndrimin në elitë e siguroi në barazh ndaj Vushtrrisë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka pësuar ndryshime, qysh në nisje të merkatos verore.

Llapi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndarjen me dy yjet e saj.

Bëhet fjalë për Hamdi Namanin dhe Blend Baftiun, Namani iu bashkua Llapit më 2023, pas një aventure të kaluar te Drita.

Ndërkohë, Blend Baftiu po ashtu erdhi te Llapi nga Drita, gjatë merkatos së vitit të kaluar.

Continue Reading

Sport

Duka pas barazimit në Letoni: Gabime që kërkojnë reflektim

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares shqiptare ndaj Letonisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA 2026”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka shprehu pakënaqësinë për paraqitjen dhe rezultatin e skuadrës, duke theksuar se Shqipëria duhet të kishte arritur fitoren në këtë takim.

“Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do të donim të shihnim, as rezultati që do të duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari i shfrytëzoi ato. Duhej t’i kishim marrë të tria pikët, por dalim vetëm me një,” ka shkruar ai.

Pas katër ndeshjesh të luajtura, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin K me 5 pikë. Sipas Dukës, gjithçka mbetet e hapur dhe Kombëtarja do të vijojë të luftojë për objektivin e kualifikimit.

Në mesazhin e tij, ai thekson se pjesa e mbetur e ndeshjeve kërkon përqendrim dhe angazhim të ri, ndërsa paralajmëron analizë të brendshme për të përmirësuar aspektet që nuk funksionuan siç duhet.

Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset dhe mundësitë që kemi në këmbët tona. A mund të merrnim më shumë? Natyrisht po, por ky është futbolli,” shkruan Duka.

Ai përmbyll reagimin me një thirrje për qëndrim të fortë dhe besim në rrugëtimin e mëtejshëm të ekipit: “Ne jemi Shqipëria! Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi. Rikthehemi në shtator!”.

Continue Reading

Sport

Deco zbulon arsyen pse Messi nuk u rikthye tek Barcelona pas largimit nga PSG-ja

Published

on

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse ishte mirë për të gjithë fakti që Lionel Messi nuk u rikthye tek blaugranasit në vitin 2023. 

Pas largimit të Messit nga Paris Saint-Germaini, argjentinasi ishte lidhur me një rikthim tek Barcelona në verë 2023.

Të dyja palët ishin të etur për një ribashkim, pasi ndanë rrugët në mënyrë emocionale në vitin 2021, por Deco ka thënë se ishte më e mira që Messi nuk u rikthye, pasi presioni tek blaugranasit do të kishte qenë i tepërt.

“Ai mund të ketë dashur të shkojë tek Miami. Pas Parisit, gjëja më e rëndësishme për të ishte ta gjente veten sërish dhe të ishte i lumtur”.  “Ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur tek Barcelona, sepse presioni do të kishte qenë i tepërt”. 

“Mendoj se ishte mirë për të gjithë. Barcelona vazhdoi në rrugëtimin e saj, duke u munduar ta rindërtojë vetveten dhe Messi vazhdoi rrugëtimin e tij, duke shënuar gola dhe duke qenë i lumtur”, ka thënë Deco.

Messi u transferua tek Inter Miami më vonë gjatë atij viti dhe lëvizja doli të ishte e qëlluar.

Ylli argjentinas që u lidh me një rikthim tek Barcelona sërish këtë vit, tani po përgatitet për Kupën e Botës për Klube.

Inter Miami do të ballafaqohet me Al Ahly, Porto dhe Palmeiras në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Continue Reading

Të kërkuara