Lajmet

​Rizvanolli: Nuk kam informata zyrtare për gjobat e ZRrE-së ndaj KEK-ut dhe KOSTT-it

Rizvanolli thekson se nuk ka pranuar informacione zyrtare për gjobat që ZRrE-ja i ka vendosur.

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar të hënën pas vendimit të Zyrës së Rregulltaorit të Energjisë (ZRrE) për dënimin e dy kompanive publike, KEK-ut me 3.2 milionë euro dhe KOSTT-in me 439 mijë euro.

Ministrja Rizvanolli thekson se nuk ka pranuar informacione zyrtare për gjobat që ZRrE-ja i ka vendosur KEK-ut dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT).

Në seancën e së premtes, ZRRE-ja ka gjobitur KEK-un në vlerë prej 3.2 milionë euro dhe me 439 mijë euro KOSTT-in. Por, rregullatori për energji ende nuk ka treguar arsyen e këtyre gjobave.

Edhe kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu nuk ka dhënë detaje lidhur me gjobat ndaj këtyre dy kompanive publike. Ai ka thënë shkurt se gjatë ditës do ta publikojnë raportin për vendimet e marra ndaj KEK-ut dhe KOSTT.

Ministrja Rizvanolli e pyetur për këto gjoba, ka thëne se për këto dënime ka dëgjuar vetëm në media.

“Unë nuk kam informata zyrtare për këtë, e kam parë vetëm nga mediet, andaj nuk mund të flas për këtë”, u shpreh Rizvanolli.

Ndërkaq, lidhur me rikthimin e njësisë A5 në operim, ministrja Rizvanolli deklaroi se janë shtuar edhe 130 megavat të reja që do të ndihmojnë tejkalimin furnizimit të rregullt me energji gjatë muajve të ardhshëm. Ajo tha se është e rëndësishme që në këtë periudhë të jenë në funksione tri blloqet e Kosovës A për shkak të investimet që po ndodhin në blloqet e Termocentralit Kosova B.

“Na shtohen në kapacitete prodhuese 130 MGË të reja, 150 në gjenerim, 130 që dalin në rrjet. Kjo sigurisht që është një ndihmës për t’i tejkaluar muajt e ardhshëm. Duhet ta kemi parasysh që në muajt e ardhshëm janë duke u bërë investime në bojlerët e Termocentralit Kosova B në bllokun B1, pastaj në bllokun B2 që do të thotë që do t’i kemi nga një njësi të Termocentralit Kosova B jashtë operimit andaj është tejet e rëndësishme që t’i kemi tri njësitë e Kosovës A në operim dhe mbrëmë ishte duke operuar kur isha aty”, shtoi ajo.

Ministrja, Rizvanolli tha se me investimet që po bëhen në sektorin energjetik janë për 20 vitet e ardhshme. Ajo tha se edhe gjatë kësaj jave kanë siguruar një pjesë të energjisë nga Shqipëria.

“Investimet që po bëhen janë për 20 vitet e ardhshme, investimet që po i bëjmë sivjet në Kosovën B por edhe në dy vitet e ardhshme ne po sigurohemi që sigurinë e furnizimit do ta kemi më të mirë jetëgjatësinë e Kosovë B po e rrisim edhe do të kemi furnizim më të mirë për 20 vitet e ardhshme. Në afat të shkurtër sigurisht që kjo do të thotë se do të kemi pak sfida për shkak se nga një njësi do të jetë jashtë operimit por nga ana tjerët këto janë duke u kompensua nga njëra me operimin e 3 blloqeve të Kosovës A sa të jetë e mundur dhe nga ana tjetër edhe me këmbimin me Shqipërinë i cili po vazhdon edhe gjatë kësaj jave ne kemi siguruar një pjesë të munguar nga Shqipëria dhe kjo do të na ndihmoj që këtë periudhë ta kalojmë më lehtë”, u shpreh ministrja e Ekonomisë.

Ndërsa, mbrëmë është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit “Kosova A” pas dhjetë muajsh.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara