Kulturë

​Rita Ora mes lotëve për rastin e 11-vjeçares: Është me rëndësi të dimë se si i rrisim fëmijët tanë

Ajo ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në koncertin që do të mbahet sonte në sheshin “Skëndërbeu” në Tiranë.

Published

on

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora e përlotur ka folur për rastin e dhunimit seksual të 11-vjeçares në Prishtinë.

Ajo ka thënë se është me rëndësi që fëmijët të mësohen të respektojnë gratë dhe t’i trajtojnë ato në mënyrë të barabartë.

Në konferencën për media para fillimit të koncertit në Tiranë, Rita Ora është shprehur tejet emocionale për rastin e të miturës, e cila dyshohet se u dhunua një javë më parë nga pesë persona.

Dua të shfrytëzoj rastin për të folur sepse me të vërtetë është e rëndësishme. Më falni, jam e mërzitur sepse e di se çfarë ka ndodhur. Përvojë vërtet traumatike që ndodhi disa javë më parë. Dhe unë mendoj se është me të vërtetw e rëndësishme të dimë se si i rrisim fëmijët tanë dhe t’iu japim fëmijëve një shans të mësojnë se si të respektojnë gratë dhe të na trajtojnë vërtet në mënyrë të barabartë, dhe të kemi të drejtën të ndihemi rehat kur ecim rrugës. Dhe sinqerisht shpresoj shumë që prindërit dhe mendoj se veçoria e vendit tonë mund t’i ndihmojë me të vërtetë gratë. Edhe burrat duhet që të bashkohen vërtet dhe të mësojnë për të drejtat e ndërsjella, të barabarta dhe respektin”, ka thënë ajo mes lotëve.

Ajo ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në koncertin që do të mbahet sonte në sheshin “Skëndërbeu” në Tiranë.

Dua të theksoj që të flasim për rininë, nuk është diçka që e marrim si të mirëqenë. Dhe dua të theksoj që unë si ambasadore nuk i marrë të mirëqena, por dua të theksoj rëndësinë që ato kanë për të ardhmen tonë kryesisht. Të gjithë talentet që kanë dalë vitet e fundit në fushën time, por jo vetëm, dhe të them që ëndrrat bëhen realitet”, ka shtuar ajo.

E kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i lumtur që këngëtarja me famë botërore do të performojë sonte para publikut shqiptar.


Rita është princesha, mbretëresha jonë e pop-it, krenaria jonë. Ajo çfarë kam kuptuar është që e gjithë familja është pjesë e aktivizmit. Jo vetëm aktivizimit muzikor por edhe social. Jo vetëm aktivizim mes nesh shqiptarëve, por kudo. Vera ka qenë disa herë me ne, edhe në javët e aktivizmit për të drejtat e grave, në shumë çështje të shëndetit mendor. Edhe për Besnikun kush ka jetuar në Londër e ka kuptuar që ka një defacto një ambasadë shqiptare prej 30 vitesh”, ka thënë Veliaj.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se koncerti do të jetë me vajza.

Kujtojmë se një javë më parë dyshohet se u dhunua seksualisht një 11-vjeçare nga Prishtina. Për këtë rast janë arrestuar pesë meshkuj, në mesin e tyre edhe të mitur. Gjithashtu në qershor të këtij viti, e mitura ishte raportuar në polici si e zhdukur. Gati tre muaj më pas, janë arrestuar gjashtë persona të tjerë me dyshimet për trafikim dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Kulturë

Arti kosovar prezantohet në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare.

Sot, në Çeki, publiku ka mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.

Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Bogujevci pret përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane

Published

on

Dje, ministrja Saranda Bogujevci ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet aktuale si dhe për aktivitetet në fushën e kulturës dhe turizmit. Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa u dakorduan për thellimin e partneritetit në mbështetje të projekteve dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre sektorëve në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

100 vjetori i lindjes së Marilyn Monroe do të shënohet me shumë aktivitete kulturore

Published

on

BFI dhe Galeria Kombëtare e Portreteve do të shënojnë 100-vjetorin e lindjes së yllit të filmit me “the summer of Marilyn”, shkruan The Guardian.

Për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së saj, Monroe po festohet nga institucionet kryesore kulturore britanike si një interpretuese me inteligjencë të mprehtë komike, një arkitekte e zgjuar e imazhit të saj dhe një grua që riformësoi mundësitë për famën femërore në ekran.

Një sezon gjithëpërfshirës dy-mujor në Institutin Britanik të Filmit (BFI) do të rishikojë filmografinë e saj, ndërsa një ekspozitë historike në Galerinë Kombëtare të Portreteve harton ndërtimin e imazhit të saj.

“Marilyn Monroe ishte me shumë mundësi ylli më i madh që kinemaja pa dhe do të shohë ndonjëherë”, tha Kimberley Sheehan, programuesja kryesore e BFI-së, e cila kuroi sezonin. “Ajo ishte kërcënimi i trefishtë origjinal dhe meriton shumë merita për krijimin e imazhit dhe famës së saj.”

Continue Reading

Kulturë

Eurovision 2026 publikon renditjen: Shqipëria përformon e 13-ta në gjysmëfinalen e dytë

Published

on

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes për dy gjysmëfinalet që do të zhvillohen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj, gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar më 16 maj 2026.

Shqipëria do të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të, e përfaqësuar nga këngëtarja Alis me këngën “Nân”.

Një nga risitë e këtij edicioni është rikthimi i jurive profesionale edhe në gjysmëfinale, krahas votimit të publikut, një praktikë që nuk aplikohej në këtë fazë që nga viti 2022. Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe vendet e mëdha të njohura si pesëshja e madhe – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës.

Këto shtete kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve. Publikimi i renditjes së performancave pritet të ndikojë në dinamikën e garës dhe interesimin e publikut, ndërsa Eurovisioni po afrohet drejt një tjetër edicioni të shumëpritur në skenën evropiane të muzikës.

Continue Reading

Të kërkuara