Kulturë

​Rita Ora konfirmon martesën me Taiki Waititi

Rita tha se u frymëzua nga prindërit e saj në kërkimin e saj për dashurinë.

Published

on

Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua fshehurazi në fillim të kësaj vere. Këngëtarja 31 vjeçare, tha se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Rita tutje ka thënë se u frymëzua nga prindërit e saj, nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare. “Jam e dashuruar. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashuruar”.

Për nënën dhe babanë e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra”.

Lajmet

Korça mirëpret “Air Beat Festival – LuluFest” me mbi 200 artistë

Published

on

Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.

Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci përgëzon Baletin Kombëtar për debutimin në Romë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.

Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.

“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.

Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni i 17-të i Anibarit, shpallen fituesit

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka përmbyllur me sukses edicionin e 17-të, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita, muzikë dhe aktivitete kulturore.

Edicioni i sivjetmë prezantoi 217 filma nga 46 vende të botës, të ndarë në 11 kategori programore, përfshirë gjashtë gara konkurruese.

Fituesit kryesorë:

  • Gara Ndërkombëtare: “To the Woods” – Agnes Patron.
  • Gara e Studentëve: “My Good Boy” – Sara Priorelli.
  • Gara Ballkanike: “Paradaïz” – Matea Radi.
  • Gara e Video-Animacioneve Muzikore: “Jay & Bee” – David Kellner.
  • Best Human Rights Animation: “At Night” – Pooya Afzali.
  • Gara e të Rinjve: “The Great Dreamscape” – Rémi Durin.
  • Çmimi i Publikut: “Wish You Were Ear” – Mirjana Balogh.

Në kuadër të platformës Pitch It!, çmimet u ndanë për projektet:

  • Vendi i parë: “Crow Funeral” – Durim Klaiqi.
  • Vendi i dytë: “Through the Cracks” – Jeta Sokoli.
  • Vendi i tretë: “Gjith Ktu” – Hana Kasemi.

Me përfundimin e edicionit të 17-të, Anibar rikonfirmoi rolin e tij si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, duke bashkuar artistë dhe profesionistë nga e gjithë bota./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muret e Oslos shndërrohen në galeri gjigante për artin e grafitit

Published

on

Muret e një ish-zone industriale në Oslo janë kthyer në kanavaca gjigante për artistë të grafitit nga e gjithë bota, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”.

Festivali, i themeluar në Gjermani në vitin 2002, është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha globale të artit rrugor, duke mbledhur artistë me stile dhe prejardhje të ndryshme.

Edicioni i këtij viti në Oslo solli 40 artistë nga 21 vende të botës, të cilët krijuan murale, grafite dhe portrete, duke shkëmbyer teknika dhe ide gjatë procesit artistik.

Një nga veprat më të veçanta i është kushtuar shpikësit norvegjez Erik Rotheim, i cili patentoi sprejin modern rreth një shekull më parë. Portreti i tij u realizua në një mural gjigant nga artisti suedez Joel Hjort.

Drejtori ekzekutiv i “Meeting of Styles” në Oslo, Simon Diaz, tha se festivali nuk synon më vetëm konkurrencën mes artistëve, por mbi të gjitha shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja përmes artit.

Edhe artistja norvegjeze Tanya Styrvold, e cila është orientuar së fundmi drejt artit rrugor, tregoi se puna me artistë me përvojë të grafitit po e ndihmon të zgjerojë aftësitë e saj krijuese.

Festivali “Meeting of Styles” zhvillohet edhe në Prishtinë, ku këtë vit do të shënojë edicionin e dhjetë nga 28 deri më 30 gusht, duke sjellë sërish artistë dhe krijues të artit urban.

Përveç muraleve, festivali ofron edhe punëtori të hapura për publikun, me synim që arti i rrugës të bëhet më i qasshëm për të gjithë./A.K/ Associated Press

Continue Reading

Të kërkuara