Kulturë

​Rita Ora flet për Kosovën: Jam shumë me fat

Rita vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.

Published

on

Rita Ora kujdeset gjithmonë që t’i tregojë botës me krenari për vendin e origjinës dhe rrënjët e saj.

Siç ka bërë edhe në një intervistë të re me “Big Issue” ku rrëfeu emigrimin për në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam qenë në skenë për më shumë se 10 vjet tani – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin tim” ka nisur rrëfimin ajo.

Më pas, Rita u ndal te ‘perceptimi i njerëzve për një vajzë që vjen nga një vend i botës së tretë si Kosova, dhe të qenit refugjat në Mbretërinë e Bashkuar e realizimi i ëndrrave’.

Rita vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së gjithçkaje që i është dhënë deri më tani.

“Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulem këtu dhe të flisja.

Dhe mbi të gjitha, të bëja muzikë. Unë them me vete çdo ditë, jam shumë me fat dhe kaq mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë.

Por ka shumë fëmijë si unë prej nga jam, për të cilët kjo nuk ndodh. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Por duhet të mbani mend se ka shumë njerëz që mund të dëgjoni ose që shikoni në televizion që janë emigrantë”, tha mes tjerash Ora./Ora News

Magazinë

Arrestohet William Levy, aktori i njohur i serialeve spanjolle

Published

on

Aktori kubano-amerikan, William Levy, u arrestua të hënën mbrëma për sjellje të çrregullt ndërsa ishte në gjendje të dehur dhe mbetet në burg në Florida të Jugut.

Incidenti ndodhi në qytetin Weston, sipas Sistemit të Burgjeve të Broward County, 45 kilometra larg Miami, ku aktori dhe producenti kuban u arrestua përfundimisht dhe u transferua në burgun e qarkut Broward.

Sipas mediave amerikane, në foton nga arrestimi, aktori ishte dukshëm i dehur.

Data e lirimit të tij, shuma e dorëzanisë ose kur është planifikuar të dalë para një gjyqtari nuk dihen end, ai përballet me një dënim maksimal prej 60 ditësh për prishje të qetësisë, siç përcaktohet nga ligji i Floridas, dhe deri në një vit burg për shkelje.

Arrestimi vjen pas një sërë problemesh të gjata, veçanërisht për shkak të një konflikti me ish-partneren e tij, aktoren Elizabeth Gutierrez, që bëri që policia të vizitonte shtëpinë e tij katër herë.

Ata e akuzuan vazhdimisht se e tradhtoi me kolegët dhe u ndanë disa herë, dhe më 2022 njoftuan se më në fund po ndaheshin. Megjithatë, postimi u fshi shpejt dhe ata u panë sërish bashkë. Ai është më i njohur për serialet “Cuidado con el angel”, “Triunfo del Amor” dhe “Sortilegio”.

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry do të udhëtojë në hapësirë, ja imazhi që postoi para nisjes

Published

on

Katy Perry ngarkoi një video pak para udhëtimit të saj në hapësirë.

Gjashtë gra, duke përfshirë një yll pop, një aktiviste, një gazetare dhe një ish-shkencëtare raketash, do të bëjnë histori sot duke marrë pjesë në misionin e parë në hapësirë, tërësisht femër, në gati 60 vjet.

Misioni drejtohet nga themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez, e cila përzgjodhi personalisht ekuipazhin e misionit Blue Origin.

Këngëtarja e njohur në videon që ka postuar është shprehur se kanë mbetur edhe një orë e pesë minuta deri në lançim, duke theksuar se është e emocionuar dhe se ka marrë dashuri pa kufi.

Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi fansat e saj se pas udhëtimit të saj do të ngarkonte një zbulim.

Continue Reading

Magazinë

Johnny Depp befason fansat me transformimin për një rol në një film të ri

Published

on

Johnny Depp i është rikthyer aktrimit në Hollywood në filmin “Day Drinker”, për të cilin ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e tij, gjë që ka habitur fansat.

Ky projekt po drejtohet nga Marc Webb, i njohur për filmat “The Amazing Spider-Man” dhe versionin më të fundit të Disney-t të Borëbardhës me Rachel Zegler dhe Gal Gadot.

Në këtë film, Depp luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz.

Fotoja e parë nga seti tregon Depp duke mbajtur një gotë dhe duke parë kamerën me një shprehje të zymtë.

Një ndryshim i madh në pamjen e tij ka tërhequr vëmendjen – flokët e tij të gjatë dhe mjekra janë pothuajse tërësisht gri, duke e bërë atë të duket më i vjetër nga sa e kujtojnë fansat.

Në “Day Drinker”, Depp (61 vjeç) luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz, ku takon një kamariere të re, të luajtur nga Madelyn Cline.

Marrëdhënia e tyre së shpejti ngatërrohet në një rrjet krimi dhe sekretesh. Penelope Cruz luan një kriminele të rrezikshme.

Përveç yjeve kryesore, në film luajnë aktorët spanjollë Manu Rios, Aron Piper, Juan Diego Botto dhe Anika Boyle.

 

 

Continue Reading

Magazinë

Pas tri dekadash në skenë dhe ekran, Cate Blanchett njofton fundin e karrierës në aktrim

Published

on

Pas më shumë se 30 vitesh karrierë të suksesshme, Cate Blanchett, 55 vjeçe, ka bërë të ditur se po mendon seriozisht të largohet nga aktrimi.

Në një intervistë për Radio Times, aktorja fituese e dy çmimeve ‘Oscar’ tha: “Familja ime rrotullon sytë sa herë që e them, por këtë herë e kam seriozisht. Dua të bëj gjëra të tjera me jetën time.”

Edhe pse nuk dha një datë të saktë për largimin, Cate ka pranuar më parë se kjo ide i vjen shpesh: “Është një lidhje dashurie me aktrimin. Të bie në dashuri dhe të duhet të joshesh përsëri për të vazhduar.”

Pavarësisht deklaratave të saj, ajo do të dëgjohet së shpejti në debutimin e saj radiofonik në BBC Radio 4, në një monolog 90-minutësh të titulluar “Fever” nga Wallace Shawn, ku luan rolin e një udhëtari të sëmurë në një vend të përfshirë nga lufta civile.

E njohur për rolet e saj të paharrueshme në filma si “Elizabeth”, “Lord of the Rings”, “The Aviator” dhe “Blue Jasmine”, Blanchett ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze dhe është vlerësuar ndërkombëtarisht për kontributin e saj në art.

Continue Reading

Të kërkuara