Lajmet

​Reshitaj propozon që të bëhen teste rapide falas në pikat kufitare

Sipas saj, po të aplikoheshin testet rapide para festave, vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë masën për hyrjen në Kosovë, për çka propozoi që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.

Reshitaj u shpreh se po të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.

“Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bëhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës që do thotë edhe me dozën e tretë mund të bëhesh bartës i infeksionit. Ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë. Prandaj, unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë. Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha ajo.

Lajmet

Pezullohet drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, pas skandalit me AKSHI-n

Published

on

By

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pezullimin nga detyra për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, nën dyshimet për zbulim të sekretit shtetëror dhe ndihmë ndaj personave në kërkim. Media raporton se Hyseni aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri.

Në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe ka ushtruar kontroll në banesën e tij. Po ashtu, janë arrestuar një shef sektori i Policisë Shkencore dhe një biznesmen.

Hetimet lidhen me një skandal korrupsioni me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku hetohen 19 procedura me vlerë rreth 59 milionë euro. Sipas SPAK-ut, drejtuesit e AKSHI-së dyshohet se kanë manipuluar garat në favor të një grupi të lidhur me krimin e organizuar, duke devijuar dhjetëra miliona euro drejt biznesmenëve Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi.

Përfshirja e mundshme e krerëve të lartë të sigurisë kombëtare ka nxitur reagime të forta. Opozita i ka kërkuar Presidentit Bajram Begaj thirrjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa deputetët e shumicës kanë kërkuar që të pritet vendimi përfundimtar i drejtësisë.

Vlora Hyseni drejton SHISH-in nga viti 2023, ndërsa më parë ka shërbyer si zëvendësdrejtoreshë e AKI-së në Kosovë, nga ku u shkarkua në vitin 2021.

 

Continue Reading

Lajmet

Liderët botërorë mblidhen në OKB: Në fokus Lindja e Mesme, Ukraina dhe IA

Published

on

By

Dhjetëra liderë botërorë do të mblidhen këtë javë në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York për të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme. Vëmendja kryesore e diskutimeve pritet të përqendrohet në tensionet në Lindjen e Mesme mes SHBA-së dhe Iranit, luftën në Ukrainë, si dhe sfidat e inteligjencës artificiale.

Punimet do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, ndërsa ndër folësit e parë do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë kësaj seance, fjalën do ta marrin 13 udhëheqës shtetërorë, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe atë francez Emmanuel Macron.

Në Nivelin e Lartë të këtij sesioni po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Meqenëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, delegacioni nga Prishtina nuk do t’i adresohet Asamblesë, por do të zhvillojë takime dypalëshe në margjinat e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka emër” thërret marsh më 1 tetor dhe peticion për krerët e UÇK-së të dënuar në Hagë

Published

on

By

Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar organizimin e një marshi më 1 tetor në Prishtinë dhe jashtë Kosovës, si dhe nisjen e një peticioni qytetar drejtuar Brukselit, Strasburgut e Hagës, nën moton “Jo në emrin tim”. Ky reagim vjen pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, iu bëri thirrje spektrit politik, shoqërisë civile, mërgatës dhe ekspertëve për bashkim dhe koordinim në këtë fazë të re juridike. Ai i kërkoi institucioneve të Kosovës transparencë dhe një strategji të qartë shtetërore, duke propozuar gjithashtu një mbledhje urgjente të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mbrojtjen e luftës së UÇK-së.

Përfaqësuesja Eliza Hoxha sqaroi se data 1 tetor është zgjedhur simbolikisht për të kujtuar protestat studentore të vitit 1997. Ajo bëri të ditur se pas marshit në Prishtinë, më 10 tetor mobilizimi qytetar do të vijojë edhe në Bruksel me pjesëmarrjen e mërgatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

DHTIK kërkon uljen e përkohshme të akcizës për shkak të rritjes së çmimeve të naftës

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim lidhur me rritjen e sërishme të çmimeve të derivateve të naftës në vend, duke vlerësuar se kjo po shton presionin mbi bizneset, sektorin e bujqësisë dhe konsumatorët.

Sipas DHTIK-ut, ndërmarrjet po përballen me kosto më të larta të energjisë, transportit dhe inputeve të tjera, ndërsa ndikimi i rritjes së çmimeve të karburanteve është bërë edhe më i ndjeshëm për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

“Për një pjesë të ndërmarrjeve, veçanërisht ato prodhuese, ndërprerjet e energjisë i detyrojnë të përdorin gjeneratorë për të vazhduar procesin e punës, duke krijuar shpenzime shtesë për blerjen e derivateve”, thuhet në njoftimin e DHTIK-ut.

Sipas kësaj dhome, rritja e çmimit të karburanteve po prek drejtpërdrejt edhe sektorin e bujqësisë, ku derivatet janë të domosdoshme për punimin e tokës, mbjelljen dhe korrjen.

DHTIK paralajmëron se rritja e kostove të prodhimit bujqësor mund të reflektohet edhe në çmimet e produkteve vendore, duke ndikuar në konkurrueshmërinë e tyre në treg.

Ndërkohë, DHTIK thekson se shtrenjtimi i derivateve po ndikon edhe në rritjen e çmimeve të konsumit, kostove të ndërtimit dhe çmimeve të prodhimit.

Duke e lidhur situatën edhe me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe krizën në Lindjen e Mesme, DHTIK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të shqyrtojnë masa lehtësuese për sektorët më të prekur.

Ndër kërkesat kryesore të DHTIK-ut janë ulja e përkohshme e akcizës për derivatet e naftës, skema mbështetëse për bizneset që përdorin gjeneratorë gjatë ndërprerjeve të energjisë, masa lehtësuese për fermerët dhe stimulimi i konsumit të produkteve vendore.

DHTIK ka shprehur gjithashtu keqardhje për mungesën e gatishmërisë institucionale për organizimin e një tryeze të përbashkët me komunitetin e biznesit, duke theksuar nevojën për dialog institucional për gjetjen e zgjidhjeve praktike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara