

Lajmet
Reciprociteti në targa me Serbinë po zbatohet edhe në Merdare
Published
4 years agoon
By
Betim GashiReciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë.
Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.
Ekipi i KosovaPress ka parë prej afër sesi shoferët e ardhur nga Serbia janë detyruar të zëvendësojnë targat me ato të përkohshme, porse nuk është lejuar që të marrë pamje.
Lajmet
Hoti reagon pas vendimit të Gjykatës Komerciale për tregun e lirë të energjisë
Published
2 hours agoon
August 13, 2025By
UBTnews
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur habinë e tij për, siç e ka quajtur ai, entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) pas vendimit të Gjykatës Komerciale që legjitimon tregun e lirë të energjisë elektrike.
Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë, të martën vendosi në favor të ZRrE-së për kalimin në treg të hapur të energjisë për rreth një mijë e 300 bizneseve.
“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!”, ka shkruar Hoti të mërkurën në Facebook.
Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e Qeverisë për këtë çështje, duke thënë se situata është e papranueshme.
“Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”,është shprehur Hoti.
Lajmet
Provimi i Maturës, kandidatët mund të aplikojnë përmes e-Kosova për afatin e dytë
Published
2 hours agoon
August 13, 2025By
UBTnews
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur sot, më 13 gusht 2025, procesin e aplikimit për Afatin e Dytë të Provimit të Maturës Shtetërore.
Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 22 gusht 2025.
Sipas MAShTI-t, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 gusht 2025. Provimi do të mbahet më 28 gusht 2025, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 1 shtator 2025. Kandidatët që e kalojnë testin do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale direkt nga platforma e-Kosova.
Provimi organizohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Çdo lëndë ka 25 pyetje, gjithsej 100 pyetje.
Aktualitet
Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Published
3 hours agoon
August 13, 2025By
UBT News
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingjim zhvilluan një mbledhje në Delvinë.
Aktualisht situata mbetet kritike në Delvinë, ku zjarri ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët kanë vijuar në kodrat përreth qytetit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter madje edhe energjia elektrike është ndërprerë.
Flakët, e nisura fillimisht në Finiq, kaluan në territorin e Delvinës , ku banorët u evakuuan, ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët dhe stafin mjekësor të spitalit.
Prej godinës së spitalit u zhvendosën edhe bombolat e oksigjenit, pasi rrezikoheshin nga zjarri. Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. Banorët theksuan se flakët u përhapën shumë shpejt. Autoritetet theksojnë se nuk ka më rrezik për banesat.
Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit. Në Kullollas, u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës.
Lajmet
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: Arrestime për armë, dhunë në familje dhe një aksident me fatalitet
Published
3 hours agoon
August 13, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku janë evidentuar një sërë incidentesh kriminale dhe ngjarjesh të tjera nëpër rajone të vendit, përfshirë raste të dhunës në familje, posedimit të paautorizuar të armëve, kanosje, narkotikë, si dhe një aksident trafiku me fatalitet.
Në Prishtinë, u arrestuan dy persona për dhunë në familje, njëri për dhunë fizike dhe tjetri për dhunë psikike.
“Prishtinë 12.08.2025-00:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Prishtinë 02.08.2025-10:12. Ankuesja femër kosovare dyshohet se ka pasur dhunë psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”
Po ashtu, pati disa raste të konfiskimit të armëve të zjarrit në Lipjan, Gllogoc, Obiliq dhe Fushë Kosovë, si dhe një arrestim për posedim të 5.07 gram marihuanë. Në Gllogoc u raportua një aksident trafiku me pasojë vdekjen e shoferit.
“Lipjan 29.05.2025-08:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare pasi që muaj më parë kishte publikuar një video në rrjet social duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”
“Gllogoc 12.08.2025-18:30. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar armën e zjarrit me një karikator me 27 fishekë pasi që i njëjti gjatë ahengut familjar dyshohet se ka shtënë me të. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
“Plemetin, Obiliq 12.08.2025-20:40. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili me vete kishte një armë zjarri. Nga i dyshuari arma e zjarrit me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”
“Rr. Gjergj Fishta, Fushë Kosovë 12.08.2025-18:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar duke i drejtuar armën e zjarrit. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator me 9 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”
“Rr. Holger Petersen, Prishtinë 12.08.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 5.07 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”
Në Gllogoc u raportua një aksident trafiku me pasojë vdekjen e shoferit.
“Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia është vetë aksidentuar dhe si pasojë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” thuhet në njoftim.
Ndërsa në Ferizaj, policia arrestoi një person të dyshuar për sulm seksual, i cili u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Në Prizren, një aksident trafiku la të lënduar lehtë një pasagjere.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë një pasagjere femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.”
Në Deçan, gjatë një bastisjeje policia gjeti armë, municion, thika, sasi të vogël droge dhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore. Tre persona u liruan në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”
Në Rahovec, dy persona u arrestuan për të shtëna me armë, ndërsa në qytetin e Gjakovës dy të tjerë për pengim të policisë gjatë shqiptimit të një gjobe. Po ashtu, u raportua një rast i një personi të zhdukur.
“Fsh. Xërxë, Rahovec 12.08.2025-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me një karikator me pesë fishekë dhe pesë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Fsh. Polluzhë, Rahovec 11.08.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Pistoleta me një karikator është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”
“Gjakovë 12.08.2025-00:18. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kishin penguar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të gjobës së trafikut. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”
“Gjakovë 10.08.2025-20:00. Më 12.08.2025, është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”
Në Mitrovicë të Jugut, u hetua një vdekje e dyshimtë në Vushtrri dhe një shpërthim në Mitrovicë që dëmtoi dy automjete. Në Skenderaj u arrestua një person që kanosi me armë.
“Vushtrri 12.08.2025-01:25. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jugu 10.08.2025-00:50. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar dy automjete prona të dy ankuesve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një dorëz e granatës dhe e njëjta është konfiskuar si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime.”
“Fsh. Abri e Poshtme, Skenderaj 12.08.2025-19:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që, i njëjti kishte ekspozuar një armë të zjarrit. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.”
Në Mitrovicë të Veriut, u raportua një rast i vjedhjes së pyllit në Zveçan dhe një aksident trafiku pa të lënduar në Uglar.
“Zveçan 07.08.2025-18:20. Është raportuar se persona të panjohur u kanë vjedhur pyllin gjashtë ankuesve meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar.”
“Fsh. Uglar, Mitrovicë Veri 12.08.2025-08:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me ngasës kosovarë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.”
Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të gjitha rastet, ndërsa disa të dyshuar janë dërguar në mbajtje, e të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./UBTNews

Taylor Swift zbulon se do të sjellë albumin e radhës

Tre rregulla të arta për rritjen e fëmijëve të fortë dhe të pavarur

Madonna i lutet Papës së ri të shkojë në Gaza në mision humanitar: S’ka më kohë

Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri?

Kardiologu Edis Demiri nga United Hospital shpjegon simptomat që tregojnë probleme me zemrën në podcastin “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi

Grabitet shtëpia e Brad Pitt, arrestohen katër të mitur

Hoti reagon pas vendimit të Gjykatës Komerciale për tregun e lirë të energjisë

Provimi i Maturës, kandidatët mund të aplikojnë përmes e-Kosova për afatin e dytë

ChatGPT-5 halucinon më pak se GPT-4o
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit