Lajmet

​Raporti i progresit procedohet në Kuvend

Komisioni miratoi edhe projektligjin për tregti me jashtë.

Published

on

Komisioni për Integrime Evropiane ka proceduar për seancë plenare Raportin e progresit për vitin 2021. Komisioni miratoi edhe projektligjin për tregti me jashtë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ndërsa, shqyrtimi i raportit mbi zbatimin e Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021 u shty për mbledhjen e radhës.

Në raportin e progresit të KE-së për Kosovën theksohet se integrimi drejt BE ka ngecur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme dhe pandemisë.

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dy faktorë kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia COVID-19.

Për sistemin e drejtësisë në Kosovë raporti thekson se reformimi vazhdon të jetë i ngadalshëm, joefikas dhe i cenueshëm nga ndikimi politik.

“Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”, thuhet në raport.

Në raport theksohet qartë, se “Kosova ka bërë përparim në luftën kundër terrorizmit” posaçërisht në lidhje me rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarëve terroristë që morën pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme.

Si edhe në vitet e mëparshme, prej vitit 2018, në raportin e Progresit të Komisionit Evropian përmendet që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por, një gjë e tillë akoma nuk po ndodh. Kosova është i vetmi vend në Evropë që ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

Qeveria e Kosovës nga ana e saj, nuk ka kundërshtuar asnjë konkluzion të raportit të progresit.

Lajmet

Miratohet Draft-Rregullorja për SMIL-in, synohet digjitalizimi dhe rritja e efikasitetit në prokuroritë e Kosovës

Published

on

By

Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Visar Krasniqi, ka miratuar Draft-Rregulloren për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik SMIL në Sistemin Prokurorial. Në këtë takim, ku morën pjesë anëtarë të komisionit, drejtues të sekretariatit të KPK-së si dhe përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u shqyrtuan dhe u integruan komentet e pranuara nga dëgjimi publik. Pas këtij procesi, draft-rregullorja u miratua dhe u përcolli në Këshillin Prokurorial të Kosovës për aprovim final.

Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit Prokurorial, ky dokument pritet të sjellë një reformë të rëndësishme në operimin e përditshëm të institucioneve të ndjekjes penal.

“Kjo rregullore avancon ndjeshëm menaxhimin e procesit të punës në të gjitha prokuroritë e vendit, duke u fokusuar në fushat kyçe si regjistrimi i dokumenteve në sistemin SMIL, shpërndarja e lëndëve në mënyrë elektronike dhe përdorimi i detyrueshëm i këtij sistemi”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përveç këtyre pikave, rregullorja e re përcakton rregulla të qarta për mbikëqyrjen e vazhdueshme, raportimin dhe digjitalizimin e plotë të proceseve të punës. KPK-ja ka bërë të ditur se ky reformim do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë.

“Miratimi i kësaj rregulloreje shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies brenda sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Reagimi në sekonda shpëtoi një jetë – Kardiologu Dr. Edis Demiri dhe ekipi i United Hospital realizojnë me sukses ndërhyrje urgjente kardiake

Published

on

By

Një emergjencë e papritur shëndetësore gjatë pushimeve në Kosovë u shndërrua në një histori suksesi falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor të United Hospital. Një pacient, i cili filloi të ndiente simptomat e arrestit kardiak gjatë qëndrimit në një qendër tregtare, u transportua me urgjencë në spital, ku mori trajtim të specializuar në kohën vendimtare.

Pas pranimit në Departamentin e Emergjencës, ekipi i kardiologjisë, i udhëhequr nga Dr. Edis Demiri, ndërhyri menjëherë duke realizuar koronarografinë diagnostikuese dhe më pas vendosjen e stentave, procedurë që stabilizoi gjendjen e pacientit dhe i shpëtoi jetën.

Ky rast dëshmon rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë, vendimmarrjes profesionale dhe infrastrukturës moderne spitalore në trajtimin e sëmundjeve akute të zemrës. Në patologjitë kardiake, çdo minutë është vendimtare dhe ndërhyrja në kohën e duhur mund të bëjë dallimin mes jetës dhe pasojave të rënda.

Pas trajtimit, pacienti ndau përvojën e tij, duke shprehur mirënjohje të thellë për Dr. Edis Demirin dhe gjithë stafin e United Hospital, të cilët, sipas tij, i dhanë një mundësi të dytë për jetën përmes kujdesit profesional dhe përkushtimit maksimal.

Ky ekip i jashtëzakonshëm mjekësor në United Hospital zhvillon veprimtarinë e tij nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e vazhdueshëm të menaxherit Edmond Hajrizi, një personalitet me profil të lartë akademik dhe përvojë të gjerë në udhëheqjen e institucioneve moderne.

Me vizion strategjik, standarde të avancuara të menaxhimit dhe përkushtim ndaj cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ai ka krijuar një kulturë institucionale të bazuar në profesionalizëm, inovacion dhe kujdes të pandërprerë për pacientin.

Nën këtë qasje menaxheriale, United Hospital vazhdon të investojë në teknologji bashkëkohore, në fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor, duke u afirmuar si një nga qendrat spitalore më moderne dhe më të besueshme në Kosovë.

“Jam vërtet shumë i lumtur dhe krenar për profesionalizmin e treguar nga ekipi ynë në këtë rast. Kjo është edhe esenca e misionit të United Hospital – të reagojmë me shpejtësi, të shpëtojmë jetë në momentet më kritike dhe të ofrojmë kujdes shëndetësor cilësor pikërisht atëherë kur pacientët kanë më së shumti nevojë. Çdo sukses i tillë është dëshmi e përkushtimit të mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit tonë, të cilët punojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe humanizëm në shërbim të jetës”, tha menaxheri i United Hospital, Edmond Hajrizi.

Me shërbim të pandërprerë 24 orë në ditë, ekip multidisiplinar të kualifikuar dhe teknologji bashkëkohore për diagnostikim dhe ndërhyrje invazive, United Hospital vazhdon të konfirmohet si një nga qendrat më të avancuara spitalore në Kosovë për trajtimin e urgjencave kardiake, duke ofruar standarde të larta të kujdesit shëndetësor dhe siguri maksimale për pacientët./rajonipress/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq për Kosovën

Published

on

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat kanë nxitur reagime të shumta pas komenteve të saj lidhur me Kosovën.

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë theksoi se referencat për spastrimin etnik të Kosovës janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë tërësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet britanike vlerësuan se deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë për një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike.

“Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë këtë gjuhë qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet më tej.

Në deklaratë, Mbretëria e Bashkuar mirëpriti edhe faktin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë komentet e ministres Paunoviq./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen 147.7 gramë substancë e dyshuar si kokainë

Published

on

Hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shitblerje të substancave narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një pune operative-hetimore, më 15 korrik 2026, në magjistralen Pejë-Prishtinë është lokalizuar i dyshuari F.P., i lindur në vitin 1992, i cili ishte duke udhëtuar me veturë.

Gjatë kontrollit në veturë dhe më pas në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Policia ka bërë të ditur se është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër, Q.K., i lindur në vitin 1993, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara