Lajmet

​Rama: Serbia ta njohë dhe t’i kërkojë falje Kosovës

Ai informoi se në datën 12 tetor ka marrë të drejtën që t’i drejtohet Këshillit të Europës me një fjalë.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë absolutisht në një mendje që Serbia jo vetëm duhet ta njohë Kosovën, por edhe duhet t’i kërkojë falje.

Në një intervistë televizive nga New York, Rama foli për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, ndërsa shtoi se “me Kurtin nuk jemi në një mendje se kur duhet të ndodh kjo”.

Unë mendoj se njohja dhe kërkimi i faljes janë fundi i një procesi. Nuk fillon procesi me njohje dhe me kërkimin e faljes”, shtoi Rama.

Rama tha se raportet me Albin Kurtin janë fantastike.

“Kemi realisht një komunikim shumë të ëmbël, shumë miqësor. Komunikim i ëmbël do të thotë se flasim jashtëzakonisht shumë për tema të ndryshme, përballim opinione lidhur me filozofitë jo të njëjta politike. Komunikimi është realisht i ëmbël, vëllazëror, miqësor. Është ashtu si duhet të jetë, një raport shumë civil dhe miqësor. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha. Nuk jemi dakord për qasjen ndaj Serbisë, për mënyrën se si duhet të shkojmë te njohja dhe kërkimi i faljes, nuk jemi dakord për ‘Ballkanin e hapur’, por këto nuk na pengojnë të jemi dakord për shumëçka tjetër”, tha Rama.

Ai informoi se në datën 12 tetor ka marrë të drejtën që t’i drejtohet Këshillit të Europës me një fjalë.

Çështja është shumë sensitive. Këshilli i Europës ka shkruar një faqe shumë të zymtë duke miratuar raportin e Dick Martin. Sot ai raport ka rënë totalisht. Do t’i drejtohem Këshillit duke u bazuar edhe te fakti se parlamenti i Shqipërisë me konsensus ka kaluar një rezolutë që hedh poshtë rezolutën e Dick Martin. Këshilli i Europës duhet të distancohet nga ai raport kriminal që i ka bërë shumë dëm Kosovës. Kjo është iniciativa jonë”, tha Rama.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara