Lajmet

​Rama nis vizitën zyrtare në Japoni

Vizita e Ramës në Japoni, ka nisur sot dhe pritet të zgjasë deri më 25 shkurt.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Japoni.

Mëngjesin e së martës ai është takuar me përfaqësues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për çka tha se kanë diskutuar për një sërë projektesh me rëndësi.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Vizita e Ramës në Japoni, ka nisur sot dhe pritet të zgjasë deri më 25 shkurt, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Zyra e shtypit e kryeministrit, të hënën bëri të ditur se, gjatë vizitës zyrtare në Tokio, do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Bëhet e ditur se kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

“Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Viti 2022 shënoi 100-vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Lajmet

​Kurti: Prokuroria po e lufton qeverinë, jo krimin e korrupsionin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Prokurorinë se po lufton qeverinë e vendit, e jo krimin dhe korrupsionin. Kurti, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshmi të martën në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, tha se nëse kjo e fundit e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte tek ai në Zyrë të Kryeministrit.

Kurti nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemeli të një çerdheje, tha se është i gatshëm të jap dëshminë, mirëpo vetëm në zyrën e tij, pasi siç shtoi ai, ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën.

Ai ka refuzuar të jap dëshminë e tij edhe në dy ftesa paraprake të Prokurorisë Speciale gjatë muajit dhjetor 2024.

Unë asnjëherë s’kam thënë se nuk do të jap dëshmi apo refuzoj të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm që jam i gatshëm por edhe interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër i kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë e Shtetit në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra dhe madje jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj s’ka asnjë arsye që mos të vazhdohet. Qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time ai duhet të vinte tek ne. Një prokuror nëse ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj? Për bindjen time të fuqishme më shumë është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjell drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit s’ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë dhe keqpërdorë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionin”, tha Kurti.

Përkitazi me këtë,Kurti theksoi se përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje, as ai nuk do të ndryshojë qëndrim.

Sipas tij, shteti po dëmtohet nga, siç e quajti ai, barrikadimi i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë Speciale, derisa përmendi që rreth 247 kallëzime penale të dorëzuara nga ministrat e qeverisë Kurti s’kanë prodhuar asnjë aktakuzë.

Ministrat e qeverisë që udhëheq unë, i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, por asnjëherë prej tyre s’ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra, çka bën prioritete prokuroria, flet për prokurorinë dhe jo për krimin dhe korrupsionin, pasi ai është dashur të luftohet prej tyre. Ju e dini se zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror por për kuvend dhe ekzekutiv të ri. Kyreprokurorët janë aty të barrikaduar si në Prokurorinë Speciale dhe sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo është për të ardhur keq dhe është një dëm i vazhdueshëm dhe një padrejtësi që po i bëhet shtetit. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje se këto dy po duken të lidhura njëra me tjetrën nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë”, theksoi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë të martën në vendosjen e gurthemelimit të një çerdheje në Gjilan, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacvci dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ftesa për sot ndaj Kurtit ka ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 shkurt ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, raporton KosovaPress.

Sipas njohësve juridikë, pas refuzimit për dëshmuar, përkundër urdhrit të gjykatës, Kurti mund të gjobitet me 250 euro.

Continue Reading

Lajmet

Këto janë votat e Lëvizjes Vetëvendosje në komunat ku qeverisë

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij në komunat në të cilat qeverisë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin në katër komunat Shtime, Kamenicë, Gjilan dhe Podujevë.

Në Shtime sipas publikimit të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka marr 46.55 për qind ose 6 mijë e 284 e votave të rregullta. Derisa në votat me postë ka marr 53.72 për qind ose 339 vota sipas rezultateve të fundit të publikuara më 3 mars në ora 23:37 në faqen e KQZ-së.

Në Kamenicë LVV ka marr 52.53 për qind ose 7 mijë e 532 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë ka grumbulluar 70.20 për qind e votave ose 1 mijë e 119.

Në Gjilan figurojnë 51.46 për qind apo 24 mijë e 20 vota të rregullta për Lëvizjen Vetëvendosje derisa në votat me postë 70.92 për qind ose 3 mijë e 95 vota.

Edhe në Podujevë LVV ka marr 49.77 për qind ose 20 mijë e 868 vota të rregullta, ndërsa në votat me postë 55.44 për qind apo 1 mijë e 437 e votave.

Continue Reading

Lajmet

Incident në Kuvendin e Serbisë: Tym dhe kaos në sallë

Published

on

By

Një incident ndodhi të martën në Kuvendin e Serbisë, kur deputetët e opozitës u ngritën nga ulëset dhe aktivizuan mjete piroteknike në sallë.

Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetarit, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë, i pranishëm në vendngjarje, raporton se tymi nga mjetet piroteknike mund të nuhatet edhe në korridoret e kuvendit.

Qeveria miratoi paraprakisht rendin e ditës me 62 pika, ku përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Do ta formojmë qeverinë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe më pas do të shikojnë për rrugën përpara sesi të formohet qeveria e re.

Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë fitues në zgjedhje, andaj sipas tij do ta formojnë qeverinë.

Ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, por ne kemi dalë fitimtarë. Fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përfshirë me përditësimin e fundit të numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK, 20 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, ndërkaq komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Continue Reading

Të kërkuara