Lajmet

​Rama komenton miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Këshilli i BE-së i dha dritën jeshile sot liberalizmit të vizave për Kosovën

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka thënë se një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës. Rama në Facebook ka uruar jo vetëm Kosovën, por edhe Bashkimin Evropian.

Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, ose cilado datë më përpara.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard u shpreh se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së.

Ndërkohë, drejtori i institutit Epik, Demush Shasha ka potencuar se tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime.

Lajmet

Ambasada amerikane: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre

Published

on

By

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëri homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur.

Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tutje, ambasada thekson se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes pesë veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Published

on

By

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Mes tyre ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë të konfiskuar në Suharekë, një person arrestohet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari, shtetas i Kosovës, janë konfiskuar dy pako rizlla, një mulli për bluarje (grinder) dhe një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 6.91 gram.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në fshatin Vogovë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas njoftimit, një shtetas i Shqipërisë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në aksident janë lënduar edhe tre pasagjerë, shtetas të Shqipërisë, të cilët po trajtohen në spitalin e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Të kërkuara