Lajmet

​Rakiq kërcënon me bllokim të rrugëve në rast të konfiskimit të targave

Rakiq tha se Qeveria e Kosovës po u bën presion qytetarëve serbë për një gjë të tillë.

Published

on

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të vendit, nëse Qeveria e Kosovës ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, Rakiq tha para mediave se në një rast të tillë rezistenca do të jetë “e popullit”.

Ndonëse tha se takimi i sotëm ishte më i shkurtëri ndonjëherë, Rakiq u shpreh se kanë marrë garanci të fortë nga Vuçiq, se ai do të jetë pranë popullit serb në Kosovë.

“Sot jemi takuar me presidentin Vuçiq dhe mund të ju them se kurrë nuk kemi pasur takim më të shkurtër, mirëpo kemi marrë garanci të forta që presidenti Vuçiq dhe Serbia do të jenë pranë popullit të saj, ndërsa pas këtij takimi presidenti Vuçiq do të ketë takimin për siguri dhe pastaj, edhe ai do t’ju drejtohet publikut, kështu që nëse keni pyetje, mund t’ia adresoni atij. Ajo që është me rëndësi për ju dhe të gjithë ne që jetojmë atje poshtë, është se presidentit Vuçiq i kemi thënë qartë dhe kemi kërkuar prej tij se nëse FSK, njësitë speciale, policia, apo kushdo qoftë tjetër, e përsërisë, kushdo qoftë tjetër, niset për të marrë pronën tonë, dhe pronë e jona janë edhe targat, që ishin tema e sotshme, dhe veturat, do të përdorim të gjitha mjetet, dhe me mjete demokratike paqësore do të rezistojmë, dhe do të jetë kjo rezistencë e popullit”, ka thënë ai.

Ndonëse tha se do të përdorin mjete paqësore, dha edhe një paralajmërim tjetër duke thënë se “nuk e di se në çka do të shndërrohet rezistenca” dhe as “se si do të zhvillohet situata në teren”.

“Kur them rezistencë demokratike paqësore e popullit, ne këtë vërtet e duam dhe e mendojmë, po nuk e dimë se në çka do të shndërrohet dhe se si do të zhvillohet situata ne terren. Po e përsërisë, rezistencë paqësore, demokratike dhe jo e dhunshme e popullit, mirëpo nuk e dimë se në çka do të shndërrohet nëse dikush tenton që në mënyrë të dhunshme ta marrë pronën tonë. Nëse ndërmerret çfarëdo aksioni i dhunshëm për konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha hyrjet dhe daljet nga veriu dhe për nga qendra e Kosovës”, tha ai.

Kryetari i Listës Serbë u kujdes që të nixisë popullin serb që jeton në Kosovë të mos konvertojë targat e veturave në RKS, duke i përgëzuar ata qytetarë që nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri më tash.

Sa i përket fushatës sensibilizuese të Qeverisë së Kosovës drejtuar qytetarëve serbë për konvertimin e targave, Rakiq tha gjoja se Qeveria e Kosovës po u bënë presion qytetarëve serbë për një gjë të tillë. 

Live

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Published

on

By

Para 27 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë./Kosovapress/

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani takon Presidentin e Emirateve, paralajmërohen mbështetje për projekte të reja

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve për lidershipin dhe mbështetjen e treguar për gjithë rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.

“E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtjesorë me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot”, njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani vlerësoi lartë partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përmendur bashkëpunimin në shumë fusha që kanë ndikuar në zhvillimin e Kosovës.

“Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm”, njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Në këtë takim Osmani shprehet se ka marrë mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore.

Continue Reading

Vendi

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.

Continue Reading

Të kërkuara