

Lajmet
Qeveria do të përgatisë projektet shtesë të cilat do të paraqiten për financim nga BE
Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim u prezantuan projektet e përgatitura nga ana e institucioneve vendore.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiSot u mbajt takimi kryesor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe delegacionit të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian, në kuadër të misionit për programimin e IPA 2023 dhe hapat e parë rreth investimeve nga WBIF.
Delegacioni i Qeverisë u kryesua nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa delegacioni nga Komisioni Evropian u përfaqësua nga Vassilis Maragos, shef i Njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën dhe Holger Schroeder, shef i Njësisë për Programet Rajonale dhe Planin e Investimeve Ekonomike (EIP), në drejtorinë e përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.
Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim u prezantuan projektet e përgatitura nga ana e institucioneve vendore, të cilat do të financohen përmes IPA 2023, me theks në maturitetin e tyre, si dhe qasjen sektoriale. Këto projekte do të përfshihen në IPA 2023 dhe do t’i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm si sundimi i ligjit, punësimi, administrata publike, digjitalizimi i qeverisjes, mbrojtja e mjedisit përmes ndërtimit të deponisë për mbetjet e rrezikshme dhe projektit NATURA 2000, investimet në infrastrukturë për rrjetin e transmisionit elektrik dhe energjinë e ripërtëritshme, arsimi me theks në digjitalizim, edukimin në fëmijërinë e hershme, projekti për ndërtimin e sallës koncertale dhe punësimi përmes skemës për garanci të të rinjve në VET (sistemin dual shkollor).
“KE përshëndeti përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të prezantuar projekte të ndërlidhura me prioritetet e Integrimit Evropian, me tranzicionin Energjetik dhe Mjedisor, në përputhje me dokumentet strategjike të BE-së për rajonin, si dhe projekte relevante për vitin 2023 e tutje. Takimi u shfrytëzua edhe për informimin rreth mundësive për përfitim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) duke përfshirë garancitë bankare dhe zhvillimin e sektorit privat dhe koordinimin e veprimeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë projektet shtesë të cilat do të paraqiten për financim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit qershor, si dhe do të përfshihet në programimin e projekteve të tjera të përkrahura nga programet rajonale”, thuhet në komunikatë.
Lajmet
Ndeshje e zjarrtë sonte në Pallatin e Rinisë në Basketboll
Published
36 seconds agoon
October 1, 2025By
UBT News
Sigal Prishtina e nis sot rrugëtimin e saj në sezonin e ri të European North Basketball League (ENBL).
Bardhekaltrit do të përballen me ekipin norvegjez BC Gimle në ndeshjen e parë të këtij edicioni, e cila zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.
Për Prishtinën kjo do të jetë herë e dytë që merr pjesë në këtë ligë evropiane, ku synimi është të shkojë sa më larg në garë.
Skuadra nga kryeqyteti do të luajë gjithsej tetë ndeshje në fazën e grupeve, katër si vendas dhe katër si mysafirë.
Në këtë edicion të ENBL-së, për herë të parë do të garojë edhe skuadra tjetër kosovare, KB Peja, çka e bën pjesëmarrjen kosovare edhe më domethënëse në arenën ndërkombëtare.
Kundërshtarët e Prishtinës në këtë sezon janë:
BK Opava (Çeki), BC Gimle (Norvegji), Brussels Basketball (Belgjikë), Slovan Bratislava (Sllovaki), Tindastoll Saudarkrokur (Islandë), Keila Coolbet (Estoni), Manchester Basketball (Britani e Madhe), KK Dinamo Zagreb (Kroaci)
Prishtina kërkon të nisë me fitore para tifozëve të saj dhe të hedhë hapin e parë drejt kualifikimit në fazat e mëtejshme të garës./S.K/KP/
Lajmet
Chicago Fire rikthehet në playoff pas fitores ndaj Inter Miamit
Published
1 hour agoon
October 1, 2025By
UBT News
Chicago Fire siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Major League Soccer pas një fitoreje të bujshme 5-3 ndaj Inter Miami, në një ndeshje të mbushur me gola dhe emocione.
Skuadra e drejtuar nga Gregg Berhalter, ish-trajneri i Shteteve të Bashkuara, u tregua më e freskët dhe më e organizuar se Miami, që po zhvillonte ndeshjen e gjashtë brenda 17 ditësh.
Megjithëse Luis Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë për të rikthyer shpresat e skuadrës së Lionel Messit, Interi nuk mundi të përballonte ritmin e lartë të kundërshtarëve.
Chicago e nisi vrullshëm takimi kur D’Avilla zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa Jonathan Dean e dyfishoi pas gjysmë ore lojë. Pavarësisht golit të Aviles për Miamin në minutën e 39-të, Rominingue Kouame riktheu epërsinë prej dy golash pak para pushimit.
Pas intervalit, Suarez mori përgjegjësitë dhe me dy gola të shënuar në minutat 57 dhe 74 barazoi 3-3. Por energjia e Chicagos në fazën sulmuese solli diferencën në fund.
Justin Pledger Reynolds i dha avantazhin 4-3 në minutën e 80-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Brian Gutierrez vulosi fitoren me një goditje të fuqishme nga distanca.
Ky sukses i kthen “Zjarrfikësit” në playoff për herë të parë që nga viti 2017, duke shënuar një hap të madh në rikthimin e klubit nën drejtimin e Berhalter.
“Kualifikimi ishte objektivi ynë i parë, por synimi mbetet të ndërtojmë një skuadër që mund të fitojë trofe”, deklaroi trajneri pas ndeshjes.
Chicago Fire tani mund ta shohë me optimizëm vazhdimin e sezonit, ndërsa Inter Miami duhet të përmirësojë mbrojtjen nëse dëshiron të shkojë larg me Messin e Suarezin në fushë./S.K/KP/
Lajmet
Osmani: Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë
Published
1 hour agoon
October 1, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thekson se protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë.
Osmani ka shkruar në Facebook se në vitin 1997, studentët e Kosovës u ngritën jo vetëm për të drejtat e tyre, por për dinjitetin e një populli të tërë.
“Ata kishin fuqinë e zërit, guximin e zemrës dhe besimin se e ardhmja nuk mund të ndërtohej mbi frikë, padrejtësi dhe terror. Në rrugët e Prishtinës, në auditoriumet e mbyllura, në sheshet e mbushura me thirrje e pankarta, u shkrua një kapitull i artë i rezistencës sonë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë, nga të cilat secili hap shndërrohej në akt heroizmi dhe secila thirrje për drejtësi bëhej kushtrim për liri e pavarësi.
“Sot, kur kujtojmë atë ditë të lavdishme, përulemi me respekt para atij brezi që guxoi të sfidojë padrejtësinë me forcën e paqes. Studentët e 97-tës na mësuan se liria nuk dhurohet, por fitohet, dhe e ardhmja nuk pritet, por ndërtohet”, ka shkruar Osmani.
28 vjet më pare ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta./D.B/KP
Lajmet
Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook
Published
2 hours agoon
October 1, 2025By
UBTnews
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kufizuar përditësimet në Facebook, për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KkosovaPress.
Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm. Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, thuhet në njoftimin në Facebook.
“Kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet po aty.
Për informacion mbi shërbimet dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov.
Kjo është mbyllja e parë e qeverisë pas shtatë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit aktual.
Në atë kohë, qeveria qëndroi e mbyllur për 35 ditë, nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019./D.B/KP

Ndeshje e zjarrtë sonte në Pallatin e Rinisë në Basketboll

Chicago Fire rikthehet në playoff pas fitores ndaj Inter Miamit

Osmani: Protestat studentore të vitit 1997, ishin lajmëtari i lirisë

Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook

E vërteta e fshehur pas infarkteve tek të rinjtë

Derbi Barcelona-PSG në Ligën e Kampionëve ndez sonte mbrëmjen evropiane

A e dini pse peshqirët kanë vija në skaje?

Ambasada amerikane në Shqipëri del me njoftim për vizat pasi u mbyll qeveria federale

Cardi B sulmon Nicki Minajn pas akuzave për falsifikim të shitjeve të albumit
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega