Lajmet

​Qendrat mësimore ndihmojnë në qasjen në arsim të fëmijëve të komunitetit RAE

Rexhepi ka thënë se Qeveria ka qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë.

Published

on

Qendrat mësimore në Kosovë kanë ndikuar që fëmijët e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian të kenë qasje më të mirë në procesin mësimor, por që sfidë për këto qendra mbetet aspekti buxhetor për qëndrueshmëri dhe funksionalizimin e tyre.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në partneritet me “Terres des hommes” në Kosovë në kuadër të programit të Arsimit, me temën “Qendrat Mësimore dhe Problematikat e Institucionalizimit”.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës, Emilija Rexhepi ka thënë se Qeveria ka qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë.

Rexhepi tha se fokus kanë parandalimin e paragjykimeve racore. Ajo tha se qendrat mësimore luajnë rol sidomos për fëmijët e komunitetit rom.

“Ne si Qeveri e Kosovës i japim një rëndësi të madhe që qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë, të respektuar të drejtat universale duke respektuar të drejtat themelore njerëzore dhe duke respektuar kulturën, traditën. Para se të gjitha me akcent të veçantë në parandalimin e sterotpieve dhe dominimit racor ngjyrën e lëkurës anti-ciganizëm që është një frymë dhe fenomen disa viteve të fundit[…]jam këtu që të jap përkrahje sa i përket pozitës tuaj si komunitete në shtetin tonë që të përbashkët t’ia dalim në specifikat tona sidomos komuniteti romë që gjuhën në të cilën flet nuk kanë sistem e arsimit të cilët janë shumë të rëndësishëm këto qendra për ruajtjen e gjuhës rome si gjuhë amtare. Situata me ashkalinj dhe egjiptian është më e ndryshme sepse ata mësojnë në gjuhën shqipe dhe për fëmijët e tyre është më lehtë”, theksoi ajo.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Pupovci tha se hendeku për qasjen e fëmijëve të komuniteteve RAE ka qenë i theksuar sidomos gjatë pandemisë për shkak se këta fëmijë nuk kanë pasur qasje në mësim online.

Ai tha se MASHT për këtë vit ka ndarë një fond prej 200 mijë eurosh për OQJ që mbështesin qendrat mësimore që synim kanë që fëmijët e komuniteteve të mos ngecin në mësimnxënie.

“Ky hendek është rritur komuna më shumë gjatë pandemisë pasi mundësitë e fëmijëve të komuniteteve, romë, ashkalinj dhe egjiptian për ta ndjekur mësimin online kanë qenë të më se të kufizuara. Qendrat mësimore kanë kontribuar dhe do kontribuojnë në zhvillimin e këtij hendeku duke mobilizuar potencialin e komunitetit që të ndihmoj pjesëtarët e tyre[…]45% e fëmijëve të grupmoshës përkatës e vijojnë arsimin parafillor, 84% vijojnë atë fillor, 64% atë të mesëm të ulët, ndërsa 31% arsimin e mesëm të lartë dhe vetë këto shifra përveç për arritje flasin edhe për hendekun që ekziston në raport me komunitet tjera[…]Këtë vit për herë të parë MASHT ka ndarë një fond prej 200 mijë euro për organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet që mbështesin punën e qendrave mësimore ndërsa, vitin tjetër kjo shumë dyfishohet. Ndihma profesionale që ofrojnë këto qendra mësimore do jetë me rendësi që fëmijët e komuniteteve romë, ashkalinj, egjiptian mos të ngecin në mësime dhe të inkurajohen të vazhdojnë mësimin”, u shpreh Pupovci.

Drejtori ekzekutiv i Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi u shpreh se hulumtimet kanë treguar qendrat mësimore kanë pasur ndikim të rëndësishëm në qasjen e fëmijëve të komuniteteve të margjinalizuara në arsim.

“Qëndrat mësimore kanë treguar se ndikim shumë të rëndësishëm në qasjes në arsim të fëmijëve veçanërisht nga komunitetet e cenuara dhe margjinalizuara si janë romë, ashkalinj dhe egjiptian por edhe komuniteteve dhe fëmijëve nga komunitetet tjera që kanë problem me shkollim apo mësimnxënie[…]Është punuar një udhëzim administrativ që është dashur ta trasoj rrugën të institucionalizimit ose krijimit të kushteve për një funksionalizim më të mirë të qendrave dhe sot jemi takuar për të diskutuar ndoshta edhe rezultate e kësaj pune pore dhe disa nga sfidat që do duhej gjithsesi të zgjidhen për të siguruar që ky model që është treguar i suksesshëm të vazhdoj të funksionoj dhe të ndihmoj në eliminim e këtij hendeku në arsim”, tha ai.

Ndërsa, sipas një hulumtimi të prezantuar nga Orhan Butiq tha se për shkak të nivelit të ulët të qasjes së fëmijëve në procesin mësimor ka rezultuar në krijimin e këtyre qendrave të cilat në Kosovë ekzistojnë nga viti 2001 dhe janë gjithsej 80 qendra mësimore në gjithë vendin.

Teksa ka përmendur disa nga sfidat që ballafaqohen, Butiq tha se sfidë kryesore është zgjidhja e qëndrueshme dhe afatgjate për funksionimin e këtyre qendrave mësimore.

“Qendra mësimore kemi të dy lloje, qendra që funksionojnë në bazë në shkollë dhe qendra që funksionojnë me bazë në komunitet. Qendra mësimore menaxhohen nga OJQ të ndryshme apo institucionet komunale ato fokusohen kryesisht në një synim kryesor të ndihmojmë fëmijëve me përgjegjësitë e tyre shkollore siç janë ndihmat në detyrat shtëpiake vijueshmëria parandalimin i braktisjes së rrezik dhe në mësimdhënie dhe performancës në përgjithësi[…]Si sfidat kryesore është planifikimi buxhetor në nivel komunal qendror për mbuleshmërinë e funksionimit të qendrave mësimore, e dyta sfidë është zgjidhja e statusit ligjore të personave që janë të punësuar në qendra mësimore por këto janë zakonisht për qendrat që funksionojnë nga komunat”, theksoi ai. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara