Lajmet

​Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës

Problemi me ajrim në objektin e Pallatit të Drejtësisë është përcjellë që nga viti 2014.

Published

on

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë të cilët janë duke protestuar që nga java e kaluar për mungesën e ajrosjes, klimatizimit dhe mungesës së ujit në këtë objekt po paralajmërojnë përshkallëzim të veprimeve sindikale.

Sipas tyre kushtet në këtë objekt janë të rënda, ndërsa thonë se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

Kërkesa kryesore e tyre është hapja e dritareve të objektit.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi thotë se shqetësimet e tyre kanë nisur prej kur janë zhvendosur në këtë objekt.

Rrustemi thotë se kushtet e rënda në Pallat të Drejtësisë kanë ndikuar që edhe të keqësohet gjendja shëndetësore e shumë punëtorëve.

Këtë vit ne kemi pas në vazhdimësi alivanosje të punëtorëve gjë që është dashur edhe intervenimi i ambulanteve emergjente për shkak të ajrimit jo të mirë, për shkak jo klimatizimit të mirë, për shkak të mungesës së ujit, për shkak të mungesës së ujit edhe në tualete, madje edhe aromatizime më të ndryshme edhe shumë të rënda për shëndetin e njeriut. Ky objekt nuk është në rregull sepse edhe ka mungesë të oksigjenit dhe ka mungesë të klimatiizmit. Çka është më e rëndësishme që ne po kemi problem me shëndetin tonë dhe sinqerisht po them që po të kishte pas institucion të mirëfilltë dhe po t’iu bëjnë analizë gjithë punëtorëve të stafit të Pallatit të Drejtësisë analiza shëndetësore po them se kanë me dalë shumë të sëmurë“, theksoi ai.

Rrustemi thotë se kërkesa e tyre kyçe mbetet hapja e dritareve të këtij objekti.

Nonstop kemi kërkuar të reagohet për shkak të mungesës së oksigjenit, kërkesa jonë ka qenë imediate me i hap këto dritare sepse me klimë nuk po mund t’ia arrijmë, me aromë nuk po mund t’ia arrijmë kështu që e vetmja mundësi është me i hap këto dritare. Unë kam marr informacion se tenderimi veç është bërë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Dhe sipas disa fjalëve ofertuese është një firmë nga Istogu mirëpo punët e tenderimit në ministri të MAP-it ende nuk i kanë kompletua sepse veç tenderi është fituar dhe është shpall sipas fjalëve të Këshillit edhe ai Gjyqësor dhe ai Prokurorial kanë participuar me mjete të veta për hapjen e këtyre dritare. Por, zyrtarët e MAP-it nuk e di pse po stagnojnë pse po neglizhojnë me të vërtetë jemi në rrezik”, u shpreh Rrustemi.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk reflekton Ministria e Punëve të Brendshme krahas kërkesave të tyre.

Duke parë edhe volumin e punës dhe ngarkesës fillimisht kemi filluar me protesta prej orës 14:00 deri në 15:40 dhe për këto ditë nuk ka intervenuar dhe nuk kemi marrë kurrfarë lajme, ne do të vazhdojmë për dy-tri ditë kështu, por nëse jo dhe hasim në vesh të shurdhër nga institucionet atëherë do të radikalizohet protesta”, tha ai.

Problemi me ajrim në objektin e Pallatit të Drejtësisë është përcjellë që nga viti 2014.

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara