Kuriozitete

​Pse nuk ka ura mbi lumin Amazonë?

Amazona ndikohet nga variacionet sezonale, gjë që shton një shtresë shtesë kompleksiteti.

Published

on

Amazona është lumi i dytë më i gjatë në botë dhe një nga rrugët ujore më të rëndësishme të planetit.

Ai përmban më shumë ujë të freskët për nga vëllimi se çdo lumë tjetër, por pavarësisht nga cilësitë e shumta dhe të ndryshme, ka diçka që nuk mund të gjendet – urat.

Duke pasur parasysh se Amazona rrjedh në tri vende (Peru, Kolumbi dhe Brazil) dhe më shumë se 30 milionë njerëz jetojnë në pellgun e lumit, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra, duket disi e pamundur që asnjë urë të mos kalojë mbi lumin.

Mungesa e urave në Amazonë është një gjë e çuditshme. Vetëm në Kajro ka rreth nëntë ura që shtrihen nga Nili; më shumë se 100 ura janë përfunduar në 30 vjetët e fundit mbi Yangtze, lumi kryesor i Azisë, ndërsa Danubi i Evropës, i cili është vetëm një e treta e gjatësisë së Amazonës, ka 133 ura.

“Nuk ka nevojë mjaft urgjente për një urë përtej Amazonës”, tha për Live Science në një email Walter Kaufmann, kryetar i Inxhinierisë Strukturore (Strukturat e Betonit dhe Dizajni i Urave) në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH) të Cyrihut.

Amazona, për pjesën më të madhe të gjatësisë së saj prej 6.920 kilometra, gjarpëron nëpër zona që janë pak të populluara, që do të thotë se ka shumë pak rrugë kryesore me të cilat mund të lidhet ndonjë urë. Dhe në qytetet dhe qytezat që kufizojnë lumin, anijet dhe tragetet janë një mjet i vendosur për të lëvizur mallrat dhe njerëzit nga një bankë në bregu, që do të thotë se nuk ka nevojë reale për të ndërtuar ura, përveçse për t’i bërë udhëtimet pak më të shpejta.

Amazona ndikohet nga variacionet sezonale, gjë që shton një shtresë shtesë kompleksiteti. Për shembull, gjatë sezonit midis qershorit dhe nëntorit, Amazona ka një gjerësi mesatare 3.2 – 9.7 km, ndërsa në sezonin e lagësht – dhjetor deri në prill – lumi mund të jetë deri në 48 km, dhe niveli i ujit mund të jetë 15 metra më i lartë se sa gjatë sezonit të thatë, sipas Britannica.

Përveçse nuk ka nevojë të menjëhershme për një urë përgjatë Amazonës, proceset e përfshira në ndërtimin e një ure do të ishin të konsiderueshme.

Vlen të theksohet se, megjithëse asnjë urë nuk kalon Amazonën, ka një që kalon lumin Negro, dega kryesore e tij. E quajtur Ponte Rio Negro, ura e përfunduar në vitin 2011, lidh Manaus-in dhe Iranduba-n dhe deri më tani është ura e vetme kryesore që kalon çdo degë të Amazonës.

Në vitin 2019, Jair Bolsonaro, presidenti i Brazilit, deklaroi se donte që një urë përgjatë Amazonës të ndërtohej si pjesë e “Projektit të tij Rio Branco”, por ende nuk ka pasur asnjë përparim.

Por, a ka shans që një urë të ndërtohet nëpër Amazonë në të ardhmen e afërt?

“Unë mendoj se një urë do të ndërtohet vetëm nëse nevoja dominon mbi vështirësitë dhe koston. Personalisht dyshoj se kjo do të ndodhë së shpejti, nëse nuk ka zhvillime të paparashikuara ekonomike në rajon”, tha Kaufmann.

Continue Reading

Kuriozitete

I fshehur nën rrënoja për më shumë se një shekull, zbulim i rrallë nga anija e Titanikut

Published

on

Pas më shumë se 100 vitesh nën ujë, një relike e rrallë nga Titaniku është restauruar.

Kjo pjesë e historisë, dikur e humbur në thellësitë e Atlantikut të Veriut, u zbulua me kujdes nga një ekip konservatorësh.

Gjerdani prej qelqi të zi, i zbuluar më 17 qershor 2025, në Ekspozitën Titanic: The Artifact në Orlando, shënon një moment të rëndësishëm për studiuesit dhe entuziastët e Titanikut.

I zbuluar në copa gjatë një ekspedite më 2000 në vendin e rrënojave, gjerdani mbeti i fshehur brenda rrënojave për më shumë se një shekull, forma mbeti mister. U gjet i mbështjellë me beton, masë e fortë dhe e ngurtë e formuar kur objekte të ndryshme në vendin e rrënimit u shkrinë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe kushtet ekstreme të dyshemesë së oqeanit.

Ekipi hoqi betonimin, zbuluan gjerdanin e endur në mënyrë të ndërlikuar, të bërë nga rruaza tetëkëndëshe e në formë zemre prej qelqi të zi.

Rruazat, disa të vogla e delikate, të tjera më të mëdha dhe tërheqëse, zbuluan një dizajn të detajuar e kompleks që do të kishte humbur në kohë nëse artefakti nuk do të ishte gjetur. Gjerdani u gjet gjatë një ekspedite të vitit 2000 të udhëhequr nga RMS Titanic, Inc., e cila ka qenë në ballë të eksplorimit nënujor të Titanikut.  Pasi u gjet, gjerdani u konservua përmes një procesi pune të kujdesshëm, që përfshinte punë delikate manuale për të hequr me kujdes betonimin.

Ky proces u lejoi ekspertëve të gjurmonin çdo rruazë dhe fije rruaze, duke e shpëlarë gjerdanin copë pas cope derisa forma origjinale të zbulohej plotësisht.

Gjerdani prej qelqi të zi ekspozohet me krenari në Ekspozitën Titanic: The Artifact Exhibition Orlando, duke ofruar pamje të rrallë të jetës së atyre që dikur lundruan në anijen fatkeqe. Ekspozita, e hapur shtatë ditë të javës, u lejon vizitorëve ta përjetojnë nga afër këtë dhe objekte tjera të rikuperuara nga Titaniku.

Ky gjerdan, tani i restauruar, është më shumë sesa thjesht një bizhuteri. Është një simbol i jetëve dhe historive të humbura atë natë fatale të vitit 1912, duke ofruar një vështrim në të kaluarën që pak veta kanë pasur mundësinë ta shohin.

Continue Reading

Kuriozitete

E thotë studimi: Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

Pse i lëvizim vazhdimisht këmbët në zyrë ose në shtëpi?

Published

on

Zakonisht je ose personi që lëviz vazhdimisht këmbën, ose ai që irritohet shumë nga ata që e bëjnë këtë veprim në zyrë, pasi rrallë ka një zgjidhje të mesme.

Ky veprim përshkruhet si zakoni i lëvizjes së shpejtë të njërës këmbë, ndërsa jeni ulur, mund të bëhet në mënyrë delikate ose aq intensive sa të tjerët përreth jush i ndiejnë dridhjet, për shembull në një zyrë ose në autobus.

Zakonisht, as vetë nuk e kuptoni se po e bëni, derisa dikush jua vë në dukje.

Pse po ndodh?

Sipas Dawn Templeton, këshilluese e shëndetit mendor, ky veprim shkaktohet nga grumbullimi i hormoneve të stresit, si adrenalina dhe kortizoli. Trupi përgatitet të “luftojë ose të ikë” nga kërcënimi, dhe kjo energji çlirohet përmes lëvizjeve të tilla.

Psikologia Catherine Huckle shpjegon se kur nuk mund ta çlirojmë dot energjinë që kemi, lëvizja e këmbës bëhet një formë shkarkimi.

“Mund të na ndihmojë të qetësohemi kur ndihemi të tensionuar.”

Njerëzit hiperaktivë janë më të prirur ndaj këtij zakoni. Lajmi i mirë është se lëkundja nuk e dëmton trupin, përveçse i sforcon pak muskujt.

Edhe nëse lëkundni vetëm njërën këmbë, nuk do të shkaktojë probleme me qëndrimin ose shpinën.

Si ndalet?

Ashtu si me çdo reagim natyror ndaj stresit, zgjidhja është zvogëlimi përmes kujdesit për veten, apo dhe terapisë. Nuk është zakon i keq, por nëse e vini re kur ndodh e provoni ushtrime frymëmarrjeje, jeni në gjendje ta mposhtni. Dridhja apo lëkundja bëhet zakon, pastaj duhet kohë dhe përpjekje për ta frenuar atë.

Michael Durtnall shton se tundja e këmbës është sinjal se duhet të bëjmë aktivitet fizik. Nuk jemi të projektuar për të qëndruar ulur për periudha të gjata kohore. Nëse nuk bëni ushtrime fizike, filloni. Ushtrimet zvogëlojnë stresin, përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në zvogëlimin e dridhjeve të gjymtyrëve.

Continue Reading

Kuriozitete

Truri yt punon me energji sa për një llambë! AI ka nevojë për një central!

Published

on

Një studim i fundit nga Zvicra tregon se truri ynë funksionon me energji sa një llambë e vogël elektrike, vetëm një sasi shumë e vogël dhe arrin të kryejë punë komplekse si mësimi, kujtesa dhe marrja e vendimeve.

Ndërkohë, sistemet e inteligjencës artificiale që përpiqen të imitojnë trurin harxhojnë shumë më tepër energji, për shkak të përdorimit të qendrave të mëdha të të dhënave dhe pajisjeve të ftohjes.

Kjo tregon se natyra ka krijuar një mënyrë efikase për të përdorur energjinë, ndërsa teknologjia e sotme ende ka shumë për të përmirësuar.

Ekspertët thonë se për të ngushtuar këtë hendek, AI-të e ardhshme duhet të jenë më të ngjashme me strukturën e trurit, dhe jo vetëm të bazuara në teknologjinë tradicionale.

Kjo gjithashtu rrit nevojën për një teknologji më “të gjelbër” që respekton më shumë mjedisin.

Continue Reading

Të kërkuara