Lajmet

​PSD kërkon të rritet paga minimale, paralajmëron aksione ndaj rritjes së çmimeve

Paga minimale aktualisht në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç, dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç.

Published

on

Së fundmi në Kosovë janë rritur çmimet e produkteve ushqimore. Derisa kritikohet një gjë e tillë, Partia Socialdemokrate (PSD) po kërkon që të rritet paga minimale në vend. I pari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj po thotë se paga minimale do të duhej të rritej në 350 euro.

Në një konferencë për medie, Molliqaj ka treguar edhe për hapat që do të duhej Qeveria e Kosovës t’i ndërmerrte menjëherë.

Molliqaj theksoi edhe se mielli, kripa, sheqeri, buka dhe qumështi janë produktet që do të duhej të liroheshin menjëherë nga TVSh-ja.

“Sa i përket pagës minimale, pas funksionalizimit të këshillit ekonomiko social që do të duhej të ndodhte tash se ka 8 muaj kjo Qeveri, 350 euro në bazë të pro llogaritjeve që i kemi bërë do të duhej të ishte paga minimale që nuk ka ndërrua asnjëherë që nga viti 2011. Ato produkte bazë që do të duhej të lirohen nga TVSH është mielli, kripa, sheqeri, buka dhe qumështi, pra ky është efekti që do të duhej të bëjë Qeveria e Kosovës. Veprimi tjetër që ne besojmë që është i domosdoshëm pas lirimit nga TVSh të këtyre produkteve bazë diferenca e rritjes së çmimit nga muaji paraprak në këtë muaj duhet të subvencionohet nga Qeveria e Kosovë për këto produkte prapë”, ka shtuar ai.

Kurse ekonomisti nga PSD, Imer Raçi tha se shtresat më të prekura nga rritja ekonomike, janë pensionistët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e sektorit privatë dhe shërbyesit civil.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që kemi bërë krahasimin në shtator 2020 dhe shtator 2021, ASK ka paraqit një inflacion 4.9%, ndërsa ne pasi kemi nxjerre çmimet e produkteve që paraqesin shtator-tetor 2021 kemi parë që rritja e çmimeve të produkteve bazë nuk është 4.9% por është 28%. Por kjo shifër 4.9% nuk është manipuluese, por nuk e paraqet rritjen e saktë që është 28% që është rritja e çmimeve të produkteve bazike. Shtresat më të goditura janë pensionerët, gjithashtu janë edhe ata që marrin të ardhura fikse, stafi shëndetësorë, punëtorët e sektorit privatë, gjithashtu janë edhe shërbyesit civilë”, nënvizoi Raçi.

Megjithëkëtë, PSD ka paralajmëruar se në javët ardhshme do të kenë aktivite të ndryshme, përfshirë edhe aksione simbolike për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.

Shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka alarmuar qytetarët e Kosovës, të cilët po ankohen se e kanë të vështirë që të mbijetojnë kjo edhe përshkak të pagave të ulëta.

Ngritja e çmimeve po vërehet kudo dhe qytetarët kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se paralajmërime të tilla për rritje të çmimeve janë ogurzeza dhe kanë efekte negative për qytetarët. Sipas ASK-së në shumë qytete të Kosovës, një bukë kushton 50 centë.

Rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet të tjera ushqimore bazë si perimet dhe produktet e qumështit.

Paga minimale aktualisht në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç, dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç.

lajme

Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin

Published

on

By

Gjatë qëndrimit të tij në Hungari për të mbështetur kryeministrin Viktor Orban në prag të zgjedhjeve të 12 prillit, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u shpreh i bindur se SHBA-ja do të marrë një përgjigje nga Teherani përpara skadimit të afatit të fundit.

Sipas tij, objektivat ushtarake amerikane në këtë luftë janë arritur në masë të madhe dhe tashmë topi është në fushën e Iranit.

Uashingtoni kërkon rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, rrugë kjo ku kalon rreth 20% e naftës botërore.

Bllokada e tanishme ka paralizuar trafikun detar dhe ka shkaktuar rritje të paprecedentë të çmimeve të karburanteve në mbarë botën, prandaj administrata Trump po këmbëngul që lundrimi i lirë të rikthehet pa vonesa të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.

Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.

“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.

Continue Reading

Të kërkuara