

Lajmet
Protestë në Policinë e Kosovës, të pakënaqur me pagat
Numri i punëtorëve që do të protestojnë është rreth 100.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiSot (e martë), në Policinë e Kosovës do të protestojnë Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ për të shprehur pakënaqësitë për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficientëve sipas pozitave të tyre. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri i cili theksoi se kjo protestë do të ndikojë edhe në punën e Policisë së Kosovës, sipas të cilit nuk mund të funksionojnë pa këto dy grupe.
Zeqiri tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka tre muaj prej kur ka premtuar se do të rregullojë vlerën e koeficientit për të njëjtit punëtorë, por që, siç tha ai, ende nuk ka asgjë në këtë drejtim. Ai thotë se për këtë çështje ka dërguar shkresë për takim edhe te Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, porse nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Sipas tij, numri i punëtorëve që do të protestojnë është rreth 100.
Zeiqiri derisa tha se këtyre punëtorëve iu ka humbur durimi të presin më gjatë, shtoi se kategoritë e lartpërmendura kanë mbetur në kategorinë e koeficientit të një mirëmbajtësi. Ai në fund shtoi se me Ligjin e punës, zyrtarët policorë nuk kanë të drejtë të hyjnë në grevë.
Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik prej 105 euro.
Megjithatë, me 7 prill Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për paga.
Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunal të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.
Lajmet
Ndryshohet lokacioni, derbi Prishtina-Ballkani luhet në Hajvali
Published
9 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
Siç ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.
Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës./S.K/KP/
Lajmet
Kushtetuesja vendos për ankesën e Listës Serbe, Kuvendi s’është konstituuar
Published
37 minutes agoon
September 30, 2025By
UBTnews
Gjykata Kushtetuese ka vendosur për ankesën e Listës Serbe, për cka ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66.
Në vendim, Gjykata ka urdhëruar që seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi
Më poshtë sjellim vendimin e plotë:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
https://gjk-ks.org/notifications/details/3350?title=Njoftim+p%C3%ABr+vendim+n%C3%AB+rastin+KO265/25
Gjykata, njëzëri, ka vendosur:
- TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;
- TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
- TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;
- TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;
- TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;
- T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
- TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
- TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë.
Lajmet
Fati i Amorim në duart e Granit Xhakës
Published
44 minutes agoon
September 30, 2025By
UBT News
Manchester United gjendet në krizë të thellë dhe presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po shtohet sepse skuadra ka marrë vetëm 7 pikë nga 6 ndeshje duke humbur tre përballjet e këtij sezoni, duke lënë tifozët e pakënaqur.
Legjenda Wayne Rooney ka kritikuar ashpër gjendjen e klubit, duke thënë se disa lojtarë nuk e meritojnë ta veshin fanellën e United dhe seklubi ka humbur kulturën e tij.
Ai shprehu edhe mungesë besimi te Amorim.
Të shtunën United përballet me Sunderlandin e Granit Xhakës, një sfidë vendimtare për të ardhmen e portugezit.
Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit tashmë po shqyrtojnë pasues të mundshëm si Oliver Glasner, Fabian Hürzeler dhe Andoni Iraola./S.K/KP/
Botë
Turqia do të bisedojë me Hamasin për planin amerikan të Gazës
Published
3 hours agoon
September 30, 2025By
UBTnews
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Përfaqësuesit turq do të marrin pjesë në diskutimet me delegacionin e Hamasit mbi planin e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerësoi më parë “përpjekjet dhe lidershipin” e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, pasi udhëheqësi amerikan siguroi mbështetjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një propozim paqeje të sponsorizuar nga SHBA-të.
“Unë përgëzoj përpjekjet dhe lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump që synojnë ndalimin e gjakderdhjes në Gaza dhe arritjen e një armëpushimi”, tha Erdogan, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë në gjashtë vjet javën e kaluar.
Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në proces “me qëllim krijimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët”, shtoi ai në X.
Një burim nga Ministria e Jashtme turke tha vonë të hënën se ministri i Jashtëm Hakan Fidan kishte diskutuar propozimin e Trump me homologët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë në një telefonatë./D.B/EO

Ndryshohet lokacioni, derbi Prishtina-Ballkani luhet në Hajvali

Premiera e “Bukuria e gomarit” në Festivalin e Filmit në Cyrih

Kushtetuesja vendos për ankesën e Listës Serbe, Kuvendi s’është konstituuar

Fati i Amorim në duart e Granit Xhakës

OpenAI gjeneron mbi 4 miliardë dollarë të ardhura në gjysmën e parë të 2025-ës

Studim i ri: Mikroplastikat lidhen me dobësimin e kockave

Shenja të fshehura! Si u kuptua fundi i martesës së Kidman dhe Urban?

Turqia do të bisedojë me Hamasin për planin amerikan të Gazës

Zyra e BE-së bën thirrje për një proces të drejtë në zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega