Lajmet

​Protestë në Graçanicë, kërkohet drejtësi për romin e sulmuar nga policët serbë

Protestuesit dolën para stacionit policor në Graçanicë.

Published

on

Me pankartat “Drejtësi tani”, “Boll Ma”, “Policia mbron, nuk dhunon”, Opre Roma Kosova ka organizuar protestë kundër dhunës së ushtruar ndaj një pjesëtari të komunitetit rom për të kërkuar llogari për veprimet e zyrtarëve policorë në këtë rast.

Protestuesit dolën para stacionit policor në Graçanicë, derisa kërkuan drejtësi për personin që i është ushtruar dhunë nga zyrtarët policorë, theksuan se në rast se nuk merren masa nga institucionet përkatese, nuk do të ndalen së vepruari drejt drejtësisë.

Burhan Ibrahimoviq, personi që pretendohet të jetë sulmuar nga zyrtarët policor serbë, ka rrëfyer në detaje si ndodhi rasti. I njëjti shpreson në drejtësi dhe që e njëjta mos t’i përsëritet askujt më.

“Jam lind në Graqanicë, por kam jetuar disa vite në Evropë, pastaj që tre vite jam kthyer sërish në Kosovë. Atë nate që ka ndodhur ky problem me polici ka qenë e shtune. Kam qenë me familje dhe ka pas një ditëlindje, dhe kam pas nevojë të shkoj në tualet, dhe të gjitha banjot brenda në shtëpi kanë qenë të mbyllura dhe kam shkuar në oborr mbrapa, pastaj ka qenë një person më i moshuar, një zonjë ku la filluar të bërtas e të ofendojë, dhe nuk kam ditë më kë po flas, por fjala ka qenë pertace. Pas 10 minutave të atij konflikti ku zonja ka thirr Policinë dhe ka ardhë, më kanë marrë dhe më kanë pru në stacion policisë ku më kanë mbajt një orë e gjysmë. Pastaj më kanë dhënë një gjobë, dhe nuk kanë treguar për çfarë arsye është. Pasi kam arrit, lartë qëndronin rreth pesë policë dhe kam pyet pse është gjoba, do e marrë do shkojë tek një avokat në Prishtinë, ku do e fillojë procesin në mënyrë ligjore. Menjëherë pas atij konflikti, policët më dërguan me një dhomë, ku filluan të godisnin me grushta, syri ka qenë i enjtur dhe dhembjen në qafë e ndjej ende. Pastaj, sërish më kanë marrë në paraburgim ku më kanë mbajtur një orë, kam kërkuar ujë, por as nuk dëgjonin. Ka ardhë një mjeke këtu, ku më ka pyetur nëse kam dhimbje, por prej frikës së policit kam thënë nuk kam asgjë. Në mëngjes kur më ka pa e njëjta mjeke është tranuar kur më ka pa për gjendjen. Atë natë (kur ndodhi rasti) kam pi dy gota, por nuk ka qenë diçka shumë… Jam shumë falënderues prej policisë nga Hajvalia, sepse ata janë shumë koperativ, falënderues se ata kanë me marrë procesin dhe do ta sjellin drejtësinë”, tha ai.

Ndërsa, Driton Berisha nga Lëvizja Opre Roma Kosova, ka kërkuar nga institucionet përkatëse të ndërmarrin veprime ndaj këtij rasti. Berisha tha se këtë rast do e përcjellin deri në fund, duke shtuar që raste të tilla mos të përsëriten më.

“Këtu kemi ardhë që të jemi pjesë e protestës, afër Stacionit të Policisë në Graqanicë, për shkak të një rasti që ka ndodhur me 19 gusht me Burhan Ibrahimoviq, pjesëtar i komunitetit rom në Graqnicë, i cili është përcjellë nga ana e policisë brenda stacionit për shkak të një rasti konflikt verbal që ka pasur, dhe i është dorëzuar një gjobë pa dhënë deklaratë. Burhani e ka shprehur këtë shqetësim, ka pas rrahje brenda Stacionit Policisë, një gjë që ka konfirmuar edhe raporti mjekësor. Jemi më të që të kërkojmë drejtësi duke mbështetur në institucione ligjore që do e përcellim këtë rast deri në fund, dhe të japin një shembull që mos t’i ndodhë askujt kjo që i ndodhi Burhanit”, tha Berisha.

Protesta përfundon e qetë.

Lajmet

Osmani reagon pas lajmit propagandues nga mediat serbe: Serbia përgjatë historisë ka përdorur propagandën

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj lajmit propagandues që ka publikuar një medium në Serbi, duke pretenduar se 15 persona shqiptarë kanë sulmuar xhandarmërinë serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi.

Osmani tha se një prej mjeteve kryesore që Serbia ka përdorur përgjatë historisë përtej sulmeve me grupe paramilitare terroriste ka përdorur edhe propagandën, transmeton KosovaPress.

Osmani u bën thirrje qytetarëve që të konfirmojmë lajmet sidomos kur burimin e kanë nga Serbia.

Një prej mjeteve kryesore që Serbia e ka përdorur përgjatë historisë është propaganda, shumë e rrezikshme sepse edhe sot me zhvillime të reja teknologjike mund të prodhoj gjithçka është në formë e luftës së vazhdueshme me mjete jo tradicionale. Përtej sulmeve me grupe paramilitare terroriste në Banjskë, përdorë edhe propagandë për të krijuar frikë provokime tensione për të tentuar që të rikthehet dhuna në shtetin tonë dhe rajonin tonë. Bëj thirrje qytetarëve që të konfirmojnë e rikonfirmojnë lajmet sidomos kur kanë burimin në Serbi. Ata gënjyen se kinse kanë pasur gjuajtje nga Kosova drejt Serbisë keni pa edhe deklaratën e policisë që ka demantuar atë”, tha Osmani./KP

Continue Reading

Lajmet

Osmani sqarohet për deklaratën: Ka qenë një gabim i paqëllimshëm

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka sqaruar deklaratën e saj se çmontuan 900 banda kriminale për pesë vjet, duke thënë se kjo u bë pa qëllim, ku përmendi se bëhej fjalë për rastet e bandave kriminale që kanë qenë të involvuara në veri.

“Dje kemi dhënë një sqarim zyrtar. Janë bërë ndryshimet e nevojshme dhe ka qenë e qartë se ajo që kam pasur në mendje ka qenë numri i rasteve, sepse, siç e kemi thënë edhe më herët, bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste – qoftë në keqpërdorimin e votave nga viti 2021 e tutje, pastaj në presionin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të tjerë serbë, futjen e armëve ilegale, dhunën ndaj qytetarëve, djegien e makinave, si dhe sulmet ndaj gazetarëve. Vetëm 93 raste i kemi të evidentuara ndaj ushtarëve të KFOR-it. Pra, kemi qindra e qindra raste ku bandat serbe kanë qenë të përfshira në krime. Ajo që kam thënë ka qenë e lidhur me rastet, dhe ka qenë një gabim i paqëllimshëm. Menjëherë është bërë ndryshimi i nevojshëm në intervistë dhe as Politico nuk e ka përdorur atë pjesë. Ajo deklaratë nuk ka dalë në mediat ndërkombëtare sepse jemi siguruar që të bëhet korrigjimi zyrtar”,tha Osmani për media.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., M.B., E.Sh., A.E., dhe B.N., dhe Z.T., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në cilësi të personave zyrtarë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar mire se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, me datë 14.07.2019, në Suharekë, të pandehurit B.K., M.B., E.Sh., A.E., dhe B.N., dhe Z.T., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të mundësojnë përfitim të dobie për tjetrin dhe shkaktojnë dëm buxhetit, në atë mënyrë i pandehuri B.K., menaxher i kontratës së nënshkruar ndërmjet Komunës së Suharekës dhe operatorit ekonomik “G.” Sh.P.K lidhur me asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Ngucat, ka marrë pjesë në përpilimin e raportit, në të cilin janë paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me përshkrimin urës metalike. I pandehuri M.B., zyrtar i prokurimit, ka nënshkruar kontratën ku ishte paraparë ndërtimi i urës metalike, për të cilën ishte realizuar pagesa, edhe pse një urë e tillë nuk ishte ndërtuar. I pandehuri E.Sh., drejtor i shërbimeve publike dhe përfaqësues i njësisë së kërkesës, nuk i ka kryer detyrimet e tij lidhur me përgatitjen e detyrës projektuese, specifikimeve teknike si dhe para masës dhe para llogarisë, duke lejuar nënshkrimin e kontratës me mospërputhje ndërmjet dokumenteve projektuese. I pandehuri A.E., në cilësi të hartuesit të projektit, ka përgatitur para masën dhe para llogarinë projektuese në mënyrë të pasaktë, ku ka qenë i paraparë ndërtimi i urës metalike ndërsa nuk ishte i paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa në projekt ishte e kundërta, ishte paraparë ndërtimi i murit mbrojtës, ndërsa nuk ishte paraparë fare ndërtimi i urës metalike. Ndërsa, i pandehuri B.N., monitorues i caktuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe i pandehuri Z.T., mbikëqyrës i përzgjedhur përmes tenderit, kanë nënshkruar raportin dhe kanë përgatitur certifikatën e pagesës, edhe pse ura metalike e paraparë nuk ishte ndërtuar.

Sipas komunikatës, të pandehurit e lartcekur, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 24,308.00 €, dhe me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri A.M., në cilësinë e përfaqësuesit të grupit të operatorit ekonomik të lartcekur, ka vepruar në kundërshtim me procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, ka paraqitur raportin në të cilin kishte deklaruar si të kryera punimet për ndërtimin e urës metalike, në vlerë prej 24,308.00 €, edhe pse ura metalike nuk ishte ndërtuar fare. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ndaj personave zyrtar të shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik./KP

Continue Reading

Lajmet

Rasti i 53 milionë eurove, Lekaj dhe të tjerët në gjykatë

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e radhës e rigjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi” ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sot do të jap dëshminë e tij si dëshmitar Lutfi Zharku.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burgim (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata shpalli edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

Nebih Shatri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim, kurse Besim Tahiri u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tyre u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh. Ndërsa, Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim.

Po ashtu, ndaj Berishës u shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit,

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”./EO

Continue Reading

Të kërkuara