Sport

​Pronari i Chelseat kërkon transferimin e yllit të Arsenalit

Por Boehly është i bindur që të futet në garë dhe ta sjellë anglezin në “Stamford Bridge”.

Published

on

Pronari i Chelseat, Todd Boehly po planifikon t’i japë Arsenalit një goditje të madhe duke provuar t’ia rrëmbejë shërbimet e Bukayo Saka. 21-vjeçari po lidhet me një largim nga “Emirates Stadium” pasi ai po hyn në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij me këtë skuadër.

Sipas gazetarit “The Football Terrace”, “Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë Sakës një kontratë më të mirë se ajo që ai ka vendosur të nënshkruajë me “Gunners”, me përffitime prej 200 mijë funteve në javë.

Por Boehly është i bindur që të futet në garë dhe ta sjellë anglezin në “Stamford Bridge”. Megjithatë, thuhet se Arsenali e sheh Sakën si të paprekshëm kështu që duhet bërë sakrificë të madhe për ta arritur këtë qëllim, përcjellë KosovaPress.

Liverpooli dhe Manchester City gjithashtu po monitorojnë situatën e anësorit. Nëse “Blutë” e fitojnë garën për Sakën, kjo do të pasojë ardhjen e Omari Hutchinson, i cili u largua nga Arsenali për në Chelsea në verën e këtij viti, ndërsa Boehly po kërkon të hedhë themelet për një të ardhme të ndritur të klubit.

Pavarësisht nga interesimi i Chelseat, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ditë më parë u shpreh i bindur se Saka do ta rinovojë kontratën me Arsenalin.

“Kam shumë besim se ne si klub dhe Bukayo, familja dhe agjenti i tij jemi të gjithë të një mendimi dhe tani është koha për ta vendosur lapsin në letër. Unë do të doja që kjo të bëhet sepse nuk dua që lojtarët të shpërqendrohen në mes të sezonit, por këto gjëra kërkojnë kohë”, deklaroi Arteta.

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Rrahmani shënon, por Napoli mposhtet nga Villarreali në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Napoli ka pësuar humbje me rezultat 3:1 ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht golit të hershëm të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e tetë, por vendasit reaguan shpejt, duke përmbysur rezultatin me dy gola të shënuar në minutat 23 dhe 26, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Villarreali arriti ta ruante avantazhin, ndërsa në minutën e 86-të realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3:1 ndaj Napolit.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona përmbys Galatasarayn, triumfon bindshëm në Stamboll

Published

on

By

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4:1 në Stamboll, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Aleksey Batrakovit në minutën e 28-të, ndërsa Joao Cancelo riktheu baraspeshën në minutën e 43-të, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1:1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes, duke realizuar tre gola të tjerë. Fermin Lopez përmbysi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Anthony Gordon thelloi epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Fitoren e thellë të gjigantit spanjoll e vulosi Karim Adeyemi, i cili shënoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

D.L

Continue Reading

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara