Sport

​Probleme për Liverpool-in para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig

Published

on

Ashtu si viti 2020 që ishte i vështirë për botën e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19, njëjtë po del të jetë edhe viti 2021.

Së paku për gjigantin anglez Liverpool, pasi që është duke pasur probleme të futet në Gjermani për të zhvilluar ndeshjen e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig.

Mediat gjermane kanë raportuar pak çaste më parë se Liverpooli ka bërë një kërkesë speciale për t’u futur në Gjermani për zhvillimin e ndeshjes së parë me klubin gjerman.

Por kjo kërkesë e kampionëve në fuqi të Premier Ligës është refuzuar nga shteti gjerman, pasi që e ka futur Britaninë e Madhe në zonën e kuqe, për shkak të numrit të madh të rasteve me variantin e ri të Covid-19.

Opsioni i parë është që ndeshja e parë të zhvillohet në “Anfield”, por që kjo është refuzuar nga Liverpooli.

Si opsion i dytë është që ndeshja mes Leipzig dhe Liverpool të luhet në St. Petersburg të Rusisë ose Budapest të Hungarisë, vende këto që kanë më pak raste me COVID-19.

Dy klubet janë në kontakt të vazhdueshëm me shtëpinë e futbollit evropian UEFA-n dhe dy federatat angleze dhe gjermane për ta gjetur opsionin më të mirë, që kjo përballje të zhvillohet.

Sport

Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

Published

on

La Liga e ka publikuar orarin e ri për sezonin e ri.

Një nga derbit kryesor në botën e futbollit, është “El Clasico”, e cila zgjon interesim tepër të madh te futbolldashësit.

Tashmë dihen edhe datat se kur do të përballen mes vete Real Madrid dhe Barcelona.

Loja e parë në edicionin 2025/2026 do të luhet më 25 ose 26 tetor 2025 në “Santiago Bernabeu” si dhe ndeshja kthyese në “Camp Nou” do të zhvillohet më 9 ose 10 maj 2026.

 

Continue Reading

Sport

Vjen reagimi i Liverpoolit pas vdekjes se Jotas

Published

on

By

Klubi anglez Liverpool, ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me vdekjen e futbollistit të tyre, Diogo Jota ne një aksident trafiku, përcjellë KosovaPress.

Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, thhet në komunikatën e Liverpoolit.

Continue Reading

Sport

Tronditet bota e futbollit, vdiq në aksident trafiku ylli i Liverpoolit, Diogo Jota

Published

on

Bota e futbollit është tronditur sot. Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës, njofton mediumi spanjoll “Marca”.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Futbollisti portugez, i cili ishte martuar vetëm pak ditë më parë, më saktësisht më 22 qershor, vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij, André, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionist në ekipin Penafiel, doli nga rruga, duke shkaktuar zjarr.

Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë.

Kush ishte Diego Jota?

Diogo Jota, 28 vjeç, ishte pjesë e Liverpoolit nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Wolverhampton për 44,7 milionë euro.

Me “Reds” i zhvilloi 182 ndeshje, i ka realizuar 65 gola, ndërsa i kishte bërë 26 asistime. Në këtë periudhë i kishte fituar tre trofe me “Të Kuqtë”: Një Premierligë (2024/25), FA Cup (2021/22) një Kupë të Ligës (2021/22). Përfaqësuesi portugez e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Atletico Madrid.

“Los Rojiblancos” e kishin transferuar atë nga Paços Ferreira në vitin 2016 për 7 milionë euro. Kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Crotones (0:2), por nuk kishte debutuar asnjëherë në një ndeshje zyrtare. Në të njëjtën verë ishte huazuar në Porto.

Atje e kishte treguar veten për t’u shitur më pas në vitin 2018 për 14 milionë euro në Wolverhampton, prej nga më pas kishte shkuar në Liverpool.

Continue Reading

Sport

Vdes futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota

Published

on

By

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur në një aksident trafiku në provincën Zamora, shkruan gazeta spanjolle Marca.

Fatkeqësia ndodhi në kilometrin 65 të A-52, në lartësinë e terminalit komunal të Palacios de Sanabria.

Lojtari i Liverpool vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte përkrah vëllait të tij Andre, 26 vjeç, i cili është gjithashtu futbollist profesionist, pësoi një dalje nga rruga që shkaktoi zjarr.

Continue Reading

Të kërkuara