Lajmet
Prishtina do të blejë autobus elektronik, paralajmërohet rritja e çmimit të biletave
Në komunën e Prishtinës thonë se rritja e çmimit është kërkesë e BERZh-it.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKryeqytetit do t’i shtohen edhe 31 autobusë të rinj, disa prej tyre elektronik, me të cilët pritet edhe shtimi i linjave të reja. E derisa paralajmërohet ngritja e çmimeve të biletave për 10 cent më shumë, në komunën e Prishtinës thonë se rritja e çmimit është kërkesë e BERZh-it, që vije si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se në muajin shtator do të fillojë procedura për flotën e re që parasheh ardhjen e 31 autobusëve. Ai gjithashtu shtoi se do të këtë 6-8 autobusë elektrik, që do të mundësojnë linja të reja.
“Prej këtyre 31 autobusëve së fundmi ne kemi bërë një ndryshim prej kërkesës me qëllim se brenda flotës të kemi edhe minibus. Qëllimi është që këta minibusit të funksionojnë në zonat rurale, periferike, ku kemi më shumë kërkesa prej qytetarëve, por në të njëjtën kohë ka shumë mundësi dhe potencial të shtohen linja të reja. Me autobusët e flotës aktuale është e pamundur thuaje me operu, kjo është arsyeja që kemi bërë kërkesë që të këtë edhe minibus. Gjithashtu, brenda flotës se re do të këtë 6-8, autobusë elektrik të cilën do të shfrytëzohen në këtë zonë, në zonën e unazës qendrore, e cila parashihet të implementohet, andaj para se të fillojë në shtator procedurat, ne prej BERZH-it, kemi pasur takime, diskutime, ku kemi dy kërkesa. Kërkesa e parë ka të bëjë me themelimin e një kontrate të re me një operator privat, pra prej një operatore privat, në formatin e njëjtë qysh e kemi trafikun urban , pagesë për kilometër”, ka deklaruar ai.
Musliu tregoi se kanë bëre kalkulime në lidhje me çmimet e biletave dhe kanë dalë me rezultate që është e pamundur të operojnë me çmimin aktual të derivateve, pasi brenda kërkesës së BERZH-it, është argumentuar që ata kërkojnë stabilitet financiar. Prandaj në shtator pritet të këtë rritje të çmimit të biletës për udhëtarët për 10 cent, ku çmimi do të jetë nga 40 cent në 50 cent.
“Kërkesa e dytë është shtrenjtimi i biletës prej 40 cent në 50 cent, e që realisht kjo kërkesa e dytë është më e ndjeshme, për faktin që jemi duke u ballafaquar me një ngritje të lartë çmimeve dhe më një krizë, mirëpo këto janë edhe arsyet pse BERZH-i ka kërkuar të këtë edhe një ngritje të çmimit të biletës. Mos të harrojmë, ne ende e kemi një biznes plan të cilin BERZH-i, në koordinim me trafikun urban dhe komunën kanë punuar me ardhjen e flotës të parë që aty është paraparë, siç ka qenë atëherë gjendja diku më pak se 1 euro shpenzimi për litër, pra të derivateve dhe ky zë i shpenzimeve është dyfishuar. Kjo është arsyeja që çmimi i naftës më u rrit”, vijoi Musliu.
Ai theksoi se qytetarët po ballafaqohen me një ngritje të çmimeve kudo, andaj shpreson të këtë mirëkuptimin e tyre. Ndërsa, tregoi që procedurat për autobusët e rinj do të fillojnë në shtator të këtij viti.
“Ne procedurat do t’i fillojmë në shtator, pastaj procedura ka disa afate kohore të cilat janë të parapamë me ligj, andaj jo shumë shpejtë mundemi të pranojmë flotën e re, mirëpo do të këtë koordinim në mes të unazës qendrore dhe autobusëve elektrik, të cilët është paraparë me operu brenda kësaj unaze. Kjo taskforca është e njëjta e cila punon edhe për trafikun dhe mobilitetin dhe të gjitha ndryshimet e unazës në trafik, andaj do të këtë harmonizim të vendimeve me qëllim të kemi autobusë me operu edhe unaza dhe në të njëjtën kohë këto dy shërbime të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, me ardhjen e autobusëve të rinj, do të këtë biletë të integruar, biletë javore, mujore si dhe vjetore, ku do të jetë një kompani përgjegjëse vetëm për transportin publik.
Ndërkohë, për unazën qarkore Musliu theksoi së në shtator do të bëhët testimi i tretë, që do të jetë në ditë punë, ku parashihet të jetë testimi final para implementimit.
“Ne mendojmë në shtator ta kemi gjithsesi testin e radhës, nuk po dëshirojmë në muajt korrik dhe gusht për shkak të sezonës, për shkak të manifestit, Sunny Hilli-it. Gjithashtu kemi edhe shumë ngjarje të tjera të cilat janë të paraparë në kryeqytet në këto dy muaj, korrik dhe gusht, andaj kemi vendosur që në shtator të kemi testin e radhës, testi i radhës do të jetë në ditë të punës, ndoshta do të jetë i gjatë më shumë se dy ditë dhe do të jetë testi i fundit para së të lëshojmë implementimin e unazës”, tha Musliu.
Lajmet
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Published
1 day agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.
Lajmet
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Published
1 day agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.
Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.
Lajmet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
2 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
2 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
