Lajmet

​Prindërit protestojnë për klasët e vogla, drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” tregon se ka bërë ndërrimin e klasave

Nga nesër kjo paralele do të mbajë mësimin në një klasë tjetër.

Published

on

Mbi 30 nxënës numëron çdo klasë e shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë. Përveç numrit të madh të nxënësve, problem për disa paralele vazhdon të mbeten edhe klasët e vogla. Gjatë së mërkurës, prindërit e një paraleleje të klasës së tretë kanë protestuar që të bëhet një zgjidhje për fëmijët e tyre. Ndërkaq drejtoresha ka njoftuar se ka bërë ndërrim të klasave dhe që nga nesër kjo paralele do të mbajë mësimin në një klasë tjetër.

Kryetarja e prindërve të paraleles së tetë të klasës së tretë, Diellza Gjinovci ka deklaruar se tash e sa kohë po kërkojnë nga drejtoresha që të gjendet një mundësi dhe fëmijët të mos vijojnë mësimin në atë klasë, ku sipas saj është shumë e vogël.

“Ne konkretisht kemi kërkuar një klasë më të madhe, sepse fëmijët kanë qenë në klasë shumë të vogël. Kanë qenë të detyruar që të ulen nga tre nxënës. Kështu që procesi mësimor nuk ka vijuar si duhet, si në çdo klasë tjetër. Dhe kemi kërkuar që të na mundësohet një klasë më e madhe. Fëmijët të kenë shëndet e të mos u përkeqësohet dhe që të zhvillohet procesi mësimor në formë të rregullt”, ka thënë ajo.

E sipas drejtoreshës së shkollës, Mimoza Krasniqi ka një ngarkesë të madhe të fëmijëve të regjistruar.

“Jemi në këto kushte që jemi shumë të ngarkuar. Ka shumë fëmijë të cilët me siguri nuk i kanë as adresat e sakta, bëjnë falsifikime, i bijnë dokumentet dhe ne nuk jemi inspektorët që të inspektojmë. Kjo është mundësia që shkolla Ismail Qemali, i ka në të gjitha klasat mbi 35 nxënës në një klasë”, ka theksuar ajo.

Megjithatë Krasniqi ka njoftuar se kanë bërë një zgjidhje të përkohshme dhe prej nga nesër bëhet ndërrimi i klasave.


“Prej nesër ajo klasë shkon te klasa e autizmit, ku i kam dërguar parashkollorët. Parashkollorët i sjellim në dy zyre këtu deri në momentin e rregullimit të aneksit për parashkollorët. Kjo është një zgjidhje e përkohshme që besoj se rregullohet ditëve në vazhdim”, ka njoftuar drejtoresha e kësaj shkolle.

Më tej drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” ka njoftuar se janë në proces të punimeve dhe të njëjtat janë zvarritur për shkak të grevave.


“Ne kemi qenë në proces të punimeve që kanë filluar qysh në fund të korrikut. Për shkak të grevave, nënshkrimi i kontratave është vonuar. Puna e nënshkrimit të kontratave neve na i ka zvarritur punimet. Punimet veç kanë filluar. Ne një zgjidhje e kemi bërë të përkohshme. Për momentin e kemi hequr klasën e autizmit e kemi dërguar në një zyre. Që nuk është mirë t’i dërgojmë, por e kemi bërë një zgjidhje të përkohshme. Në momentin që rregullohen, klasa e parashkollorëve vijnë në vendin e vet. Edhe mësuesja që ju ka ndërruar klasa për arsyeje të një fëmije me nevoja të veçanta, i cili ka probleme në lëvizje, në boshtin kurrizor dhe ka një sëmundje shumë të rëndë, ajo më ka detyruar mua që të ndërrojë klasën”,
 ka përfunduar Krasniqi.

Lajmet

Miratohet zgjatja buxhetore për marsin

Published

on

By

  1. Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.

Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.

Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.

Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Continue Reading

Lajmet

Grabitet një banke në Tiranë, policia arreston autorin e armatosur

Published

on

By

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një filial banke në Tiranë, ku një person i armatosur ka arritur të marrë një shumë parash duke rrezikuar jetën e punonjësve të bankës. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë së Shtetit, autori është neutralizuar dhe arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, zhvilluan një takim falënderues me dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2, të cilët ndërhynë me guxim dhe profesionalizëm.

Bëhet fjalë për Inspektor Ermal Çekun dhe Inspektor Eduart Salikon, të cilët mbërritën në vendngjarje në kohë rekord, neutralizuan autorin e armatosur, sekuestruan armën e zjarrit si dhe rikuperuan shumën e parave të grabitura.

Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit Nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi i shpejtë dhe profesionalizmi i treguar janë shembull i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë. Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj,” – u shpreh Proda.

Policia bën me dije se hetimet për rastin vijojnë, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë u shmangën pasoja më të rënda për qytetarët dhe punonjësit e bankës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani e Prattipati diskutojnë për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në fokus të bisedës ishte procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re, ku u nënvizua rëndësia e përmbylljes së shpejtë të proceseve kushtetuese për të garantuar stabilitetin demokratik dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, sipas komunikatës të Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe hapat e mëtejmë në këtë angazhim ndërkombëtar.

Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për një linjëzim të plotë me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e vlerësuar këtë bashkëpunim si jetik për interesat strategjike të vendit dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe.

Continue Reading

Të kërkuara