Lajmet

​Prindërit protestojnë në oborrin e shkollës “Faik Konica”, kërkojnë në mënyrë urgjente fillimin e mësimit

Prindër e fëmijë sot kanë protestuar për hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e grevave.

Published

on

“Nxënësit nuk janë vlerë monetare” “Po duam të kthehemi në shkollë”, janë disa nga thirrjet e nxënësve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Prindër e fëmijë sot kanë protestuar për hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e grevave. Të dy palët kanë thënë se po janë duke u dëmtuar nga kjo gjendje, kështu edhe kanë kërkuar që urgjentisht të fillojë mësimi.

Riga Sheholli, e cila këtë vit është gjysmë-maturante tha se kjo situatë po ua vështirëson mësimin. Ajo ka treguar se kanë marrë librat, por që në shtëpi e kanë pothuajse të pamundur të mësojnë vet.

Për ne është shumë e vështirë, për nxënësit e klasës së nëntë, sidomos që nuk ka filluar ende procesi mësimor. Kemi humbur shumë, gjithashtu vullneti i nxënësve ka ra shumë poshtë. Ne para një jave kemi marrë librat edhe nuk është e njëjtë sikur t’i hapim librat në shtëpi, si në bankat shkollore”, ka thënë ajo.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve në shkollën “Faik Konica”, Fatbardha Sheholli e cila ka dy fëmijët në këtë shkollë ka bërë thirrje që menjëherë të fillojë mësimi.

Kemi humbur shumë, kemi humbur 26 ditë edhe t’i humbin 26 orë është tepër e lëre më 26 ditë. Kemi humbur që tri vjet prej kohës së pandemisë, kjo është e tepërt. Dëshirojmë që menjëherë, urgjentisht të fillojë procesi mësimor. Duhet t’i gjejnë mënyrat e veta për grevë, ne duam të fillojë procesi mësimor. Po bëjmë thirrje që urgjentisht të fillojë procesi mësimor. Boll më është bërë me këto gjëra që po ndodhin me fëmijët tanë”, është shprehur Sheholli.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, i cili ka përcjellë mbarëvajtjen e kësaj proteste të organizuar në oborrin e shkollës “Faik Konica”, ka kërkuar që zgjidhja për të dalë nga greva të bëhet sot.

Valentina Demolli nga KMDLNj tha se palët duhet të ulen dhe të diskutojnë për zgjidhje, meqë humbjet janë të mëdha.

Ne presim nga të dy palët që të lëshojnë nga qëndrimet e tyre aktuale dhe të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme, mes asaj çka ka ofruar qeveria si mandatare dhe sindikatës në kërkesat e tyre. Ne jemi në anë dhe i dalim në krah të drejtës së fëmijëve të cilët kanë të drejtë dhe po u shkelet dhe po u mohohet e drejta për mësimnxënie. Respektojmë të drejtën e sindikatave për të mbajtur grevë. Realisht ne ende mendojmë që sindikatat kanë shkuar në hapa ekstrem, për shkak se do të duhej të shfrytëzoheshin edhe hapa të tjerë përpara se të shkohej tek ky hapi i madh i grevës së përgjithshme dhe shpresojmë që brenda ditës të gjendet një zgjidhje, për shkak se deri më sot humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha sa i përket një sistemi arsimor jashtëzakonisht fragjil”, ka deklaruar ajo .

E, Dardan Gjonbalaj i cili ka fëmijën e regjistruar në shkollën “Faik Konica” tha se nuk kërkojnë fajtorin për këtë situatë, por zgjidhje që fëmijët të kthehen në bankat shkollore.

Ne nuk kemi asgjë kundër mësimdhënësve tanë, tendenca jonë është vetëm që të fillojë mësimi dhe t’iu bëjmë me dije që edhe ne prindërit nuk mund të rrijmë duarkryq mes kësaj katrahure të tyre. Dhe po besojmë që duke filluar prej këtu me lutjen ndaj mësimdhënësve dhe pastaj me hapa tjerë ndaj qeverisë e SBAShK-ut që të bëhet një zgjidhje dhe fëmijët të kthehen në shkollë. Është java e katërt dhe është e patolerueshme”, ka thënë ai.

Edhe Remzi Kica, i cili ka qenë profesor i lëndës së Fizikës ka shprehur gatishmërinë që të mbaj mësim për fëmijët.

Unë si profesor jam gati që të shkoj në çdo shkollë që më thërrasin të mbaj fizikën. Meqë nuk duan kolegët e mi të rrijnë, jam në gjendje dhe do të mobilizojë të gjithë kolegët e mi që janë në pension të shkojmë të mbajmë mësim, pa pagesë, vullnetar”, ka shtuar ai.

Që nga data 25 e muajit të kaluar është shpallur greva nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Sindikalistët po kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre prej 50 eurove nga shtatori dhe me rritje të pagës prej 10,45 për qind deri në dhjetor.

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kërcënoi një person duke i kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fati

Published

on

By

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Rasti ka nisur më 11 gusht, pasi një ankues nga një fshat i Suharekës ka raportuar se po kërcënohet dhe detyrohet nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.

Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth 9,000 euro, ndërsa tani i dyshuari i kërkon rreth 21,000 euro, duke ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme për kthimin e borxhit.

Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova. Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.

I dyshuari, identifikuar me inicialet A.L., lindur në vitin 1990 dhe shtetas kosovar, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe ndaj tij është iniciuar rasti penale me dyshimin për veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

OSBE mirëpret rregulloren e re për ankesat zgjedhore: E forcon transparencën, buron nga rekomandimet e misionit të BE-së

Published

on

By

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka mirëpritur miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Nga OSBE është deklaruar se kur të zbatohet plotësisht rregullorja në fjalë, e njëjta do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

‘‘Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi:

Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo rregullore e re, kur të zbatohet plotësisht, do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, Komisionin e Pavarur për Media, Këshillin e Mediave të Shkruara dhe të tjerë.

Continue Reading

Lajmet

OEK do të vazhdojë betejën ligjore pas vendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës ka pranuar me shqetësim që Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale ka ndryshuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nr. 275/24, të datës 05.04.2024, dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRrE.

OEK, duke qenë institucion publik, nuk e komenton vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, por njofton se do të vazhdojë betejën ligjore nëpërmjet mjeteve të tjera ligjore në dispozicion, brenda afateve të përcaktuara, dhe për këtë do të njoftojë me kohë të gjithë anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës.

Përkundër këtij vendimi, OEK kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të mos marrë veprime të tjera që do t’i dëmtonin bizneset, të cilat tashmë janë dëmtuar nga vendimet e ZRrE-së që kanë shkuar në dëm të ekonomisë së vendit dhe kanë ndikuar në shtrenjtimin e jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ditët në vijim, ne do të konsultohemi me bizneset dhe do të shqyrtojmë hapat e tjerë që do të ndërmerren. Për këtë, do të njoftoheni me kohë.

Continue Reading

Të kërkuara