Lajmet

​Presidentja Vjosa Osmani priti në takim skuadrën e Ballkanit

Ky takim ndodh një ditë para sfidës jashtëzakonisht të rëndësishme për Ballkanin në Ligën e Konferencës.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kampionin në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkanin.

Ky takim ndodhi një ditë para sfidës jashtëzakonisht të rëndësishme për Ballkanin në Ligën e Konferencës kundër skuadrës turke Sivaspor që zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”.

Osmani ka uruar Ballkanin për sukseset e arritura deri më tani në garat evropiane, si dhe i ka uruar fat në ballafaqimin e nesërm me Sivasporin.

Lajmet

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Published

on

By

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë.

Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale.

Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre – që nënkupton rrezik shumë të lartë.

Zjarre tashmë kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Evropës, si Franca dhe rajoni i Katalonjës në Spanjë, pak javë pasi këto zona u përballën me një valë të të nxehtit që shkaktoi edhe viktima.

Mbyllja e Akropolit të martën – kur në qytet priten temperatura deri në 38 gradë Celsius – nuk ndodh për herë të parë.

I nxehti ekstrem e ka detyruar mbylljen e këtij atraksioni të njohur edhe në qershor, edhe në korrikun e kaluar.

Autoritetet thanë se mbyllja bëhet për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në këtë vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Gjatë vitit 2024, atë e vizituan gjithsej 4.5 milionë njerëz.

Ministria e Punës e Greqisë ka vendosur tashmë edhe një ndalesë të detyrueshme të punës për pesë orë për punëtorët që punojnë jashtë, në zonat ku temperaturat pritet të jenë të larta.

Vala aktuale e të nxehtit do të vazhdojë deri të mërkurën, me temperatura që do të arrijnë deri në 40-42 gradë Celsius në jug të vendit. Pastaj, nga e enjtja, temperaturat pritet të bien gradualisht.

Një valë e fortë nxehtësie goditi pjesën perëndimore dhe jugore të Evropës në fillim të kësaj vere, duke shkaktuar evakuime masive dhe shkatërrime të shtëpive dhe bizneseve.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, valët e të nxehtit janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Ai paralajmëron se moti i nxehtë do të bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në të ardhmen, ndërsa temperatura globale vazhdon të rritet.

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet vëmendje e shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës

Published

on

By

Një delegacion i Luginës së Preshevës po qëndron në Bruksel, ku sot kanë vizituar Ambasadorin e Finlandës, Kai Sauer.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar në Facebook se Ambasadori Sauer është një njohës i mirë i rajonit, meqë ishte pjesë e ekipit të Presidentit Ahtisari në procesin e dialogut për Kosovën.

Meqë Finlanda do të jetë kryesuese e radhës së OSBE-së, shtruam nevojën e vëmendjes së shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës. Falënderojmë Ambasadorin Sauer për mikpritjen e përzemërt dhe përkrahjen për betejën tonë për të drejtat tona të cenuara”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri

Published

on

By

Fushata e korrje-shirjeve ka nisë gati në gjithë vendin, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi komunën e Therandës për të parë nga afër korrjet.

Kurti, ka thënë se sivjet janë mbi 20 mijë hektarë më shumë sipërfaqe me grurë.

Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri: sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar. Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se me punën e zellin e fermerit Beqiraj dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë.

Kurti tha se përveç grurit, fermeri Beqiri ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër.

Megjithatë, kryeministri në detyrë nuk ka dhënë detaje për rendimentin e sivjetmë dhe numrin e përgjithshëm të hektarëve për sipërfaqet me grurë.

Continue Reading

Lajmet

​Sveçla për rastin në Lipjan: Do të ketë drejtësi

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjes së të riut i cili humbi jetën në Lipjan, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

Sveçla ka shkruar në Facebook se është thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan.

Ai ka shkruar që sapo është informuar për ngjarjen, ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi.

Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal. Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar. Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, atë do ta ruajnë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast.

Continue Reading

Të kërkuara