Lajmet

​Presidentja Osmani kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën me një thënie të Jusufit

Kjo në rast të 40-vjetorit të vrasjes së tyre.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, ka kujtuar ata duke postuar një thënie të Jusuf Gërvallës.

Thënia e publikuar nga presidentja Osmani vijon, “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë!”

https://www.facebook.com/photo/?fbid=475732797244598&set=a.274428680708345

Kujtojmë se më 17 janar 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë./UBTNews/

Lajmet

​Malaj: Porti i Durrësit, motor i ekonomive shqiptare në rajon

Published

on

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj tha së fundmi se Shqipëria dhe Kosova komunikojnë në të gjitha fushat, duke përfshirë ato politike dhe ekonomike dhe kanë marrëveshjet, mirëpo po punohet intenzivisht edhe për funksionalizimin e Dhomës Ekonomike dypalëshe.

Malaj u shpreh se duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm që bizneset të zhvillohen edhe më shumë.

“Shqipëria dhe Kosova janë në një partneritet të vazhdueshëm. Shqipëria dhe Kosova komunikojnë në të gjitha fushat, politike, të biznesit, me marrëveshje të shumta të cilat shumica e tyre kanë gjetur zbatim dhe nga ana tjetër, ne si përfaqësues të shtetit shqiptar na ngelet që të kemi komunikime të vazhdueshme me të gjithë ata që operojnë në Kosovë. Sot ne kemi një takim të parë të kësaj natyre me bizneset nga Shqipëria që operojnë në Kosovë. Ju jam mirënjohës të gjithëve për gjithçka bëjnë në këtë pikëpamje të këtij bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe biznesor mes Shqipërisë dhe Kosovës.”, tha ai.

Ambasadori Malaj komentoi edhe emërimin e ish-ministrit të infrastrukturës së Kosovës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu në krye të portit të Durrësit, duke thënë se është i lumtur për një gjë të tillë, duke theksuar se ai port është jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarëve.

“Po shkëlqyer, Liburni është miku im. Unë kam uruar Librunin, e kam marrë në telefon e kam uruar dhe jam shumë i kënaqur. Ai port siç u tha edhe sot në prezantimin e Liburnit nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, ai port nuk është vetëm i Shqipërisë, ai port është i shqiptarëve, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, pra është i të gjithëve dhe aty lëviz gjithçka. Është motori i ekonomive të vendeve respektive”,tha Malaj.

Ndër të tjera, Malaj tha se ambasada po bën punë intensive për të funksionalizuar dhomën ekonomike dypalëshe, e cila sipas tij, do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Osmani forcon lidhjet me Jordaninë në kuadër të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Hussein bin Abdullah al-Hashimi, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Arabinë Saudite.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook se takimi ishte shumë i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e miqësisë dhe mirëbesimit të ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.

“Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Gjatë takimit konfirmuam gatishmërinë për thellimin e partneritetit dhe diskutuam mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT)”, ka theksuar Osmani.

Takimi me Princin e Kurorës, Hussein bin Abdullah, vjen në një kohë kur Kosova po synon zgjerimin e marrëdhënieve me vendet e Lindjes së Mesme, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe inovacionin teknologjik./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Disa rrugë në Prishtinë mbesin sot pa ujë

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë ka njoftuar se sot për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: “Tirana”, rruga” Vicianum”, rruga” Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara në vend.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen nga 0 deri 2 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 13 deri 16 gradë Celcius.

Era pritet të jetë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1 deri 5m/s./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara