Kronikë e zezë

​Policia shpall në kërkim Aaron Halit Rexhaj

Ai kërkohet për posedim të narkotikëve.

Published

on

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Aaron (Halit) Rexhaj, i lindur me 05.04.1999 në Gjermani, i kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë.

Vendi

Mjete të pashpërthyera, armë e uniforma ushtarake janë gjetur gjatë punimeve në rrugë në Gjilan

Published

on

By

Gjatë kryerjes së punimeve rrugore në Gjilan, janë hasur disa mjete të pashpërthyera dhe pajisje ushtarake, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së luftës.

Sipas raportit zyrtar, në vendngjarje janë gjetur granata dore, armë të gjata, karikatorë, fishekë si dhe uniformë ushtarake.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke bërë sigurimin e plotë të zonës, ndërsa njësitë e specializuara për deminim nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjetet e dyshimta janë tërhequr në mënyrë të sigurt nga punonjësit e deminimit, pa shkaktuar asnjë incident. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”: Humb jetën shoferi i kamionit, dy të lënduar

Published

on

By

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në kilometrin e 29-të të autostradës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Viktima është drejtuesi i kamionit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, drejtuesi i veturës dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Parandalohet kontrabandimi i mbi 11 mijë produkteve ushqimore në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, më 26 gusht, nga drejtimi i fshatit Tanushë në Maqedoninë e Veriut është vërejtur një furgon me targa vendore duke hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak të Vitisë.

Njësitet e Task Forcës–Jugu kanë reaguar dhe e kanë ndaluar automjetin pranë brezit kufitar. Gjatë kontrollit janë gjetur 9,525 copë çipsa, 700 pashteta dhe 750 gulash viçi, të gjitha me mbishkrime të Maqedonisë së Veriut.

Sipas autoriteteve, drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen apo importimin e mallrave.

Vlera preliminare e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara është vlerësuar në mbi 5 mijë euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore të shmangura.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Rasti do të procedohet më tej nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Lluzhan, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur viktima u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pa iu ofruar ndihmë.

Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ka ndërruar jetë të martën, më 25 gusht.

Ndërkaq, po më 25 gusht, organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin që po ngaste automjetin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara