Kronikë e zezë

​Policia me aksion kundër kontrabandës në zonat kufitare

Aksioni është zhvilluar në sot në orët e hershme të mëngjesit.

Published

on

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në pikat kufitare për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbajtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike si dhe zbatueshmërinë e ligjit. Kështu ka njoftuar policia nëpërmjet një komunikate për medie.

Aksioni është zhvilluar në sot në orët e hershme të mëngjesit në zonën kufitare të rajonit të Prishtinës (Podujevë), Mitrovicës Veri (Leposaviq, Zubin Potok) si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut (Viti, Gjilan).

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe bazuar në kërkesën e Doganës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në zonën kufitare të rajonit të Prishtinës (Podujevë), Mitrovicës Veri (Leposaviq, Zubin Potok) si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut (Viti, Gjilan), ka realizuar operacionin policor në parandalim dhe luftim të kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale. Ky operacion policor ka pasur për qëllim, luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, mbajtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike si dhe zbatueshmërinë e ligjit. Përveç tjerash Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante të përfshira në këtë operacion policor, ka ndërmarr masat e nevojshme preventive për të parandaluar dhe pamundësuar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga ana e personave të dyshuar, të cilët dyshohet se me mjete të ndryshme kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në brezin kufitar që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë dhe Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kryerje të aktiviteteve kriminale dhe kontrabanduese. Policia e Kosovës në këtë operacion policor ka përdorur të gjithë mekanizmat ligjor, autorizimet dhe kompetencat policore, pajisjet dhe njësitet e ndryshme policore për të zbatuar ligjet pozitive, mbrojtjen e rendit Kushtetues, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale. Angazhimi, përkushtimi drejt realizimit të objektivave strategjike nga Policia e Kosovës do të vazhdojë, për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe me të sigurt të qytetarëve, e në veçanti të atyre që jetojnë në afërsi të brezit kufitar”, thuhet në komunikatën e policisë. 

Kronikë e zezë

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident fatal në rrugën Drenas-Baicë: Humb jetën shoferi i veturës

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Drenas-Baicë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion me targa vendore, të cilët drejtoheshin nga dy burre kosovarë.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Të kërkuara