Kronikë e zezë

​Policia ka bastisur zyret e NPB-së

Sipas NPB-së, gjatë kohës kur zyrtarët policorë ishin në zyrat e tyre, kanë bërë shkelje ligjore.

Published

on

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A Prishtinë, ka njoftuar se të martën pasdite Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e tyre.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë kanë paraqitur një urdhër kontrolli për të marrë dokumente të NPB-së, të cilat sipas kësaj ndërmarrjeje i janë dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Këto dokumente thuhet se ndërlidhen me projektin më të rëndësishëm të NPB-së , atë të ndërtimit në Lakrishtë.

Nga ajo që kemi kuptuar është që të gjitha këto dokumente që janë kërkuar i ishin dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Pasur parasysh këtë fakt, kërkesa e tyre është e pakuptimtë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas NPB-së, gjatë kohës kur zyrtarët policorë ishin në zyrat e tyre, kanë bërë shkelje ligjore.

Ata kanë qëndruar në dy kate duke mos lejuar praninë e askujt nga zyrtarët tanë për rreth një orë. Për më shumë ata kanë tejkaluar çdo limit me një veprim tjetër po ashtu të kundërligjshëm: për një orë që ata kanë qëndruar pa prezencën e zyrtarëve të NPB në katin e dytë dhe të tretë i kanë ndalur të gjitha kamerat e sigurisë duke vepruar në kundërshtim me nenin 108 pika 6 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale”, thanë NPB.

Më tej në komunikaë thuhet se,e gjithë kjo veprimtari e këtyre zyrtarëve policorë është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të procedurës penale në fuqi dhe për të njëjtën NPB do merr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për ta adresuar këtë ndërhyrje të paprecedentë në një Ndërmarrje Publike.

Tutje, NPB-ja thotë se deri më tani ka dëshmuar bashkëpunim me çdo institucion publik në raport me çdo kërkesë që i është paraqitur përfshirë këtu edhe organet e rendit publik.

Projekti i ndërtimit në lagjen Lakrishtë që përbën rritjen më të madhe të një prone publike ndonjëherë nga paslufta e tash, ka qenë cak i sulmeve të orkestruara tash e sa kohë, ndonëse Qeveria e humbi rastin për anulimin e këtij projekti në dy instanca gjyqësore ku edhe u vërtetua ligjshmëria e këtij projekti”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që dyshohet se vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Published

on

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.H., i cili dyshohet për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Divizioni Penal për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Rasti lidhet me dyshimet se E.H. ka privuar aksidentalisht nga jeta babanë e tij, Sh.H., në fshatin Strellc të Deçanit.

Gjykata ka bërë të ditur se masa e paraburgimit është caktuar në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Pejë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy shtetas të Serbisë dhe një kosovar në Fushë Kosovë – përfshihen në një rast me një të mitur nën 16 vjeç

Published

on

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

Sipas njoftimit policor, në lidhje me rastin janë arrestuar dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, si dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për keqpërdorim në projektin e lapidarit në Suharekë, dy persona përfundojnë në gjykatë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri B.B., drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, dyshohet se gjatë zbatimit të projektit “Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)” në fshatin Samadraxhë, ka tejkaluar kompetencat zyrtare për t’i mundësuar përfitim operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K.

Në aktakuzë thuhet se, në kuadër të kontratës me vlerë 28 mijë e 650 euro, ai ka miratuar pagesën prej 5 mijë eurosh, duke konstatuar se punimet ishin realizuar, ndonëse ato nuk ishin kryer sipas kontratës.

Si pasojë, Komunës së Suharekës dyshohet se i është shkaktuar dëm material prej 5 mijë eurosh, fakt i mbështetur edhe nga ekspertiza e ndërtimtarisë.

Ndërkaq, A.M., si person përgjegjës i operatorit ekonomik “A.G.” Sh.P.K., dyshohet se ka pranuar pagesën prej 5 mijë eurosh, megjithëse punimet e parapara nuk ishin realizuar sipas kontratës dhe specifikimeve teknike.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas administrimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri dyshohet se ka kërcënuar dhe marrë para nga një tjetër i mitur, arrestohet nga policia

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë dhe i ka kërkuar e marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara