Kronikë e zezë

​Policia identifikon lokacionin ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara

Në atë lokacion janë hasur dy automjete të dyshuara me targa vendore.

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokacion ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara në fshatin Sodovinë e Qerkezve në Viti.

Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, është pronësi e të dyshuarit M. J. (viti i lindjes 1991), dhe se i njëjti dyshohet se se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e Taskforcës nga Policia Kuftiare – DRK Lindje, me datën 28 mars 2023 kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë – RMV dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë. Pas informacioneve të pranuara nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprime të menjëhershme në terren, duke bërë vëzhgimin e rrugëve ilegale, përmes të cilave po kryhej veprimtaria e dyshuar, ku si rezultat rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve – Viti është identifikuar lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, në pronën e të dyshuarit M. J. viti i lindjes 1991, i cili dyshohet se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në të njëjtin lokacion janë hasur dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku pas kontrollit të tyre në njërin nga mjetet janë gjetur të ngarkuara 3 (tre) krerë kafshë pa numër matrikulli, ndërsa në mjetin tjetër pavarësisht që ishte i zbrazur janë vërejtur gjurmë të bartjes së kafshëve.

“Kontrolli është realizuar edhe në stallën e oborrit, me ç’rast janë gjetur 11 (njëmbëdhjetë) gjedhe dhe 1 (një) viç që të gjitha pa nr. matrikulli por me veshë të shpuara, ku dyshohet se numrat matrikulues të tyre janë hequr”, thuhet aty.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’, po ashtu janë njoftuar edhe inspektorët e AUV-it, ku nga ta është lëshuar procesverbal mbi konfiskimin e kafshëve të cilat janë tërhequr dhe janë dërguar në Terminalin Doganor te Dheu i Bardhë. 

Lajmet

Ekstradohen nga Shqipëria dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin e dy personave nga Shqipëria, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Ky aksioni u krye nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me institucionet e drejtësisë. Të dyshuarit ishin arrestuar më parë nga autoritetet shqiptare pas kërkesës së Kosovës për përfshirje në vepra të ndara penale.

Njëri nga të ekstraduarit kërkohej për veprën penale “kultivim i lëndëve narkotike”, ndërsa tjetri për “vjedhje të rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ata u janë dorëzuar njësive policore në rajonin e Pejës dhe atij të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky sukses erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve për parandalimin e aktiviteteve kriminale.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit të fundit 24 orësh ka nisur hetimet pas raportimit për zhdukjen e një personi në komunën e Rahovecit.

Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia e tij gjatë paradites së të shtunës dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore, të cilat janë vënë në kërkim të personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Polica konfiskon një dron në Gjilan

Published

on

By

Në Raportin 24 orësh të Policisë se Kosovës  në Gjilan, fshatin Muçibabë është raportuar për një dron të paidentifikuar.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë konfiskimin e dronit.

Mjeti fluturues është vërejtur në një zonë malore nga dëshmitarët.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe pronësinë e këtij mjeti.

Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Armëmbajtje pa leje dhe të shtëna në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe gëzhoja në dy raste të ndara në kryeqytet.

Në rrugën e Gjilanit në Prishitnë është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë me dhjetë fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në rrugën e Ujmanit policia ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe hetimet po vazhdojnë.

Rastet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar për veprën penale- Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës/ Përdorim i armës

Continue Reading

Të kërkuara