Lajmet

​Policia e Kosovës fillon punën me pajisjet të cilat identifikojnë kundërvajtjet në trafik

Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë dixhitale.

Published

on

Policia e Kosovës ka prezantuar “Patrullën inteligjente”, pajisje këto të cilat do të identifikojnë shpejtësinë, mjetet e paregjistruara, personat të cilët janë në kërkim dhe kundërvajtje të tjera në trafikun rrugor.

Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë dixhitale.

Forcat e rendit në Kosovë do të fillojnë prej sot përdorimin e këtyre pajisjeve por ndaljet nga policia në trafik do të vazhdojnë deri kur teknologjia të lidhet në tërësi me databazën.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, duke e prezantuar “Patrullën inteligjente” ka pranuar që situata në trafikun rrugor nuk është e mirë ndërsa ka theksuar rëndësinë e dixhitalizimit të komunikacionit.

Qytetari i Kosovës ta kuptojë se nga sot, përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion do të jenë automjete dhe mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Deri sot, ose deri ën kë kohë zakonisht kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtësin e ka identifikuar dhe natyrisht e ka shqiptuar masën e dënimit. Në periudhë në vijim identifikimi i kundërvajtjeve do të behet nga vet pajisjet teknike, vet pajisja teknike, sensorët, radarët, kamerat të cilat janë të instaluara në automjetet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve. Aktualisht deri në momentin kur ne jemi të gatshëm totalisht q të punojmë dhe databazat tona janë të lidhura në mënyrë përfundimtare, ne ende do të bëjmë ndalime, mirëpo do të vjen një moment kur databazat tona të konektohen me automjetet dhe nuk do të ketë nevojë për me ndalu fare por gjoba do të shqiptohet në mënyrë elektronike, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar se këto pajisje identifikojnë tejkalimin e shpejtësisë, automjetet e paregjistruara, njerëzit apo targat që janë në kërkim, pikët negative si dhe mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë elektronike të cilat pastaj me postë u dërgohen kundërvajtësve.

Këto pajisje identifikojnë disa nga kundërvajtjet siç është tejkalimi i shpejtësisë edhe nëse automjeti është në lëvizje, mjeti ka teknologji të tillë që në 360 shkallë bën incizim, edhe nëse bëhet shpejtësia në anën e kundërt të lëvizjes, ose nëse është në autostradë atje, krejt ndoshta në shiritin e katërt, prapë automjeti mund ta regjistroj. Të gjitha automjetet që janë të paregjistruara, teknika i identifikon, i bartë në databazë e bën krahasimin dhe natyrisht që do të gjobiten dhe do të hekën nga komunikacioni. Një element tjetër që e identikun kjo teknologji është mundësia e identifikimit dixhital përkatësisht shqiptimit të gjobave dixhitale, teknologjia mundëson me u identifiku kundërvajtja, me u bartë në data bazë dhe me automatizëm me u shqiptu gjoba, gjithashtu e mundëson identifikimin e figurave, ose njerëzve të cilët mund të jenë në kërkim, teknologjia mundëson se e dhëna që është fut paraprakisht në sistem me identifiku gjatë qarkullimit nëpër rrugë kudo në territor të Kosovës. Dhe natyrisht identifikimin e pikëve negative, databaza ia mundëson zyrtarit policor me pas dosjen e çdo njërit që e ndalon”, ka thënë ai.

Drejtori i Policisë ka deklaruar se veturat që përmbajnë këto pajisje do të jenë prezente në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Veturat do të jenë prezentë në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Kosovës, në veri, lindje, jug, në çdo qytet, të mos them në çdo fshat sepse varësisht sa arrijmë për shkak se ju e dini që edhe me patrulla të rregullta ne nuk arrijmë me qenë 24 orë në çdo pëllëmbë sepse është e pamundur pro do të jenë në vende të ndryshme në kohë të ndryshme, konkretisht do të jenë përzëntë edhe në të gjitha komunat veriore të Republikës së Kosovës, jo vetëm të tabelat e regjistrimit të Republikës së Serbisë por edhe të tabelat e regjistrimit që vinë nga Gjermania, Greqia, Turqia, nga ndonjë shtet tjetër, data bazat tona konektohen dhe natyrisht që kushdo që hyn dhe del në Republikën e Kosovës regjistrohet në kufi ju e dini që në kufi regjistrohet numri i çdo automjeti që hyn, kjo konektohen me sistem, bëhet skanimi i tyre dhe identifikohet që X ose Y e ka një gjobë diku”, ka shtuar ai.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se gjatë ditëve të para të implementimit të këtij projekti do të ketë tolerime deri në lidhjen e plotë të teknologjisë me databazën.

Këto pajisje nuk lejojnë që gjobat të kthehen prapa ndërsa të tilla që janë përdorur në rajon kanë arritur të identifikojnë deri në 8 mijë kundërvajtje brenda një dite.

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara