Kronikë e zezë

​Policia dënoi shoferin që ngiste automjetin 202 km/h

Ai gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës.

Published

on

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h.

Ai gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës.

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kronikë e zezë

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, Policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur procedurat hetimore për veprën penale -Hetim mbi vdekjen për një shtetas të huaj i cili ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje.

Sipas raportit të policisë viktima ishte i hospitalizuar nga 9 marsi 2026 në QKUK.

Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026. Viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prishtinë: Arrestohet i mituri pasi therë me thikë një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ë raportin e saj 24 orësh ka njoftuar së ka arrestuar një të mitur në Prishtinë pasi i njëjti ka therë me thikë një person tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në raport rasti është klasifikuar si – lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi kontroll apo posedim  i pa autorizuar i armës

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjetje e mjetit të pashpërthyer në Suharekë, policia siguron vendin e ngjarjes

Published

on

By

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur paraditen e së hënës në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë dalë forcat e rendit.

Policia ka bërë të ditur se njësiti policor është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalin njësitë përkatëse për ta trajtuar mjetin.

Rasti është cilësuar si “Gjetje e mjetit të pashpërthyer” dhe pritet ndërhyrja e ekipeve të specializuara për deminimin e tij.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për sulm seksual në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 19:00.

Lidhur me këtë incident, policia bën me dije se është arrestuar burri i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën grua kosovare.

Pas denoncimit të rastit, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën, ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë masa të menjëhershme ligjore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë si “Sulm seksual”.

 

Continue Reading

Të kërkuara