Lajmet

​Pjetër Ndrecajt i ashpërsohet dënimi me burgim

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës.

Kështu nga 24 vjet e 6 muaj sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli të akuzuarin për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1, nën par.11 të Kodit Penal të Kosovës (KPRK), e ka dënuar më 30 vjet burgim.

Sipas komunikatës theksohet se deri te ngritja e dënimit erdhi pasi që Gjykata e Apelit konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejt rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Pastaj se nuk i ka marr për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se i pandehuri edhe më parë është sjellë në mënyrë të dhunshme me bashkëshorten, tani të ndjerën V.N., se veprën penale e ka kryer në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, se ka privuar nga jeta edhe vajzën e tij si dhe një mori rrethanash tjera. Gjykata e Apelit, në këtë rast ka zbatuar dispozitën e nenit 42 të KPRK-së, sipas të cilave parashihet që për veprat penale për të cilat është paraparë dënim jo më pak se 10 vjet, apo dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptojë dënim me burgim deri në 35 vjet.

Lajmet

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.

Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.

Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar – ICID 2025

Published

on

UBT do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare të Dizajnit të Integruar (ICID 2025), një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë, studiues dhe krijues nga mbarë bota për të ndarë ide, përvoja dhe risitë më të fundit në fushën e dizajnit bashkëkohor.

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë ndërdisiplinare ku krijimtaria, kërkimi shkencor dhe teknologjia ndërthuren për të formësuar të ardhmen e dizajnit dhe të mendimit kreativ.

Një nga qëllimet kryesore të ICID 2025 është promovimi i rolit të studentëve si gjenerata e re e dizajnerëve, duke i përfshirë ata aktivisht në diskutime, prezantime dhe sesione interaktive që nxisin mendimin kritik, bashkëpunimin dhe inovacionin.

Në kuadër të konferencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin:

  • Diskutime inspiruese me ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë
  • Prezantime të punimeve shkencore e profesionale
  • Mundësi rrjetëzimi për bashkëpunime akademike dhe profesionale

ICID 2025 pritet të jetë një ngjarje që frymëzon, lidh dhe nxit zhvillimin e dizajnit të integruar në nivel global, duke e pozicionuar UBT-në edhe një herë si qendër lidere të inovacionit dhe edukimit bashkëkohor në rajon.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi në takim me drejtuesit e Shkollës së Aviacionit, SevenAir

Published

on

Në një takim të rëndësishëm, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe z. Alexandre Alves, Administrator i Shkollës së Aviacionit SevenAir, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Fokus i veçantë ishte instalimi i avionëve simulues në Kosovë, si dhe certifikimi dhe trajnimet profesionale për mirëmbajtjen e avionëve.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij programi të përbashkët, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e pilotëve të rinj në përputhje me kërkesat e mëdha të tregut të punës në këtë profesion të fisnik.

Ndërkohë, z. Alves shprehu interesin e tij dhe të kompanisë SevenAir për të krijuar një marrëdhënie specifike me UBT në fushën e aviacionit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve aeronautike, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme!

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton kompaninë lider të prodhimit të vajit të ullirit dhe verërave në Portugali

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Beja, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pati nderin të vizitojë një nga kompanitë më të njohura në prodhimin e vajit të ullirit dhe verërave në Portugali – Figueirinha.

Në këtë takim, ai u prit nga CEO Filipe Cameirinha, i cili shprehu gatishmërinë për të krijuar sinergji bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe sektorit të agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore.

Ky bashkëpunim ka për fokus të veçantë t’i jepet laboratori për institutin e hulumtimeve mbi verën të themeluar në UBT, si dhe mundësitë që studentët të zhvillojnë vizita pune dhe praktike, sidomos gjatë periudhës së vjeljeve.

Kjo vizitë nënvizon angazhimin e UBT-së për të forcuar lidhjet me sektorin privat, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, duke hapur kështu horizonte të reja për edukim dhe inovacion në fushën e agrobiznesit!

Continue Reading

Të kërkuara