Sport

​Pirlo paralajmëron Interin: Ne jemi aty dhe duam ta fitojmë titullin

Publikuar

Përkundër se momentalisht skuadra e tij ka mbetur 10 pikë prapa Interit në renditjen tabelare, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, thotë se ata janë ende në luftë për titull.

Këto komente Pirlo i bëri para ndeshjes së radhës në kampionat ku do të përballet me Spezian.

“Spezia po dëshmon se do të mbetet në Serie A, duke pasur një kampionat të shkëlqyeshëm. Ata kanë arritur rezultate të shkëlqyera edhe kundër ekipeve të mëdha. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse duhet të vazhdojmë të luftojmë për Scudetto. Ne do të duhet të luajmë një lojë intensive nga minuta e parë”, deklaroi ai.

Pirlo pretendoi që skuadra e tij beson se ata mund të fitojnë Scudetton.

“Unë nuk do të thoja që ne mund ta luftojmë edhe më tutje për Scudetto nëse nuk do ta dija që edhe ekipi mendon kështu. Unë e di që djemtë e besojnë atë, ata stërviten mirë dhe duan të kthehen në fitimin e titullit dhe kjo më bën të ndihem rehat”, deklaroi Pirlo.

Sport

Lajme të mira për Atletico Madrid, rikthehet nga dëmtimi Antonie Griezmann

Kjo pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi me Atletico Madrid.

Publikuar

nga

Antonie Griezmann nuk pati mundësi të grumbullohej me kombëtaren e Francës në miqësoret që “gjelat” zhvilluan përballë Gjermanisë dhe Kilit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi me Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Marca”, tashmë francezi është rikthyer me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Atleticos, që do ta luajë në udhëtim kundër Vilarealit në La Liga. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka dhënë shenja pozitive gjatë këtyre ditëve, megjithatë edhe mbetet për t’u parë se në çfarë gjendje është.

Griezmann i duhet shumë Diego Simeones sidomos gjatë këtyre ditëve, pas humbjes me Barcelonën brenda në “Metropolitano” me shifrat 3-0, dhe tani pozicionohet në vendin e pestë, një pozicion jashtë objektivave të klubit madrilen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

PSG ofron 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë para dhe dy lojtarë të ekipit për të nënshkruar me futbollistin uruguajan.

Publikuar

nga

Paris Saint-Germain është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo. Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë para dhe dy lojtarë të ekipit për të nënshkruar me futbollisitn uruguajan.

Në anën tjetër, raportohet se edhe gjiganti i Bundesliga-s, Bayern Munich po e ndjek me shumë interesim Araujon, që nga merkato dimërore. Si rezultat, katalunasit po mendojnë t’i ofrojnë yllit të tyre një kontratë të re.

Megjithatë, sipas ‘El Nacional’, PSG është e vendosur t’u ofrojë konkurrencë bavarezëve në garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.

Në ofertën e francezëve përfshihen 40 milionë euro dhe dy mesfushorët spanjollë, Fabian Ruiz e Carlos Soler për të finalizuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dhe drejtori sportiv, Deco, kanë bërë të ditur se nga marrëveshja e lartpërmendur nuk preferojnë shërbimet futbollistëve të ofruar, por vetëm të holla.

Kontrata aktuale e Araujo me Barcelonen skadon në qershor të vitit 2026./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Real Madrid rinovon edhe për një vit me veteranin e mesfushës

Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt se gjermani dhe klubi spanjoll kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025.

Publikuar

nga

Toni Kroos do të vazhdojë aventurën me Real Madridin për të paktën edhe një tjetër sezon. Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt se gjermani dhe klubi spanjoll kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025, me mesfushorin që është bindur të rinovojë edhe për një vit kontratën.

‘Los Blancos’, u përpoqën me këmbëngulje që të mos humbisnin shërbimet e futbollistit i cili njëkohësisht është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ka rezultuar vendimtar në sukseset e skuadrës në vitet e fundit.

Kroos, edhe këtë sezon ka treguar se mbetet një futbollist i niveleve të larta dhe rikthimi në kombëtaren e Gjermanisë duket se i ka dhënë një tjetër motiv 34-vjeçarit për të vazhduar karrierën në elitën spanjolle.

Në ditët e ardhshme pritet që të zyrtarizohet edhe kontrata e re e Toni Kroos, e vlefshme deri në verën e vitit 2025./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Largohet në fund të sezonit, Giroud arrin marrëveshje me klubin e MLS

37-vjeçari ka kaluar një periudhë mjaft të mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve.

Publikuar

nga

Oliver Giroud po kalon muajt e fundit te Milani. Sulmuesi francez është pjesë e kuqezinjve prej verës së vitit 2021, kur u largua nga Chelsea.

37-vjeçari ka kaluar një periudhë mjaft të mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve. Duke dhënë kontribut me golat dhe asistet e tij.

Mirëpo, e ardhmja e tij lidhet me një transferim në Major League Soccer në SHBA. Sipas medaive italiane raportohet se Giroud ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Los Angeles FC pas negociatave që kanë filluar javë më parë.

Sulmuesi i kombëtares së Francës, do të nënshkruaj për 18 muaj me skuadrën amerikane, teksa në verën e këtij viti do t’i japë fund aventurës në futbollin evropian./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara