Lajmet

​Pezullimi i operimeve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK

Spitali “Isa Grezda” ka marrë vendim të ndërpresë punën në sallat e operacioneve, përveç rasteve urgjente.

Published

on

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka deklaruar se është duke analizuar situatën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë.

ShSKUK ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.

Spitali “Isa Grezda” ka marrë vendim të ndërpresë punën në sallat e operacioneve, përveç rasteve urgjente.

Sipas tyre, vendimi është marrë për shkak të periudhës së pushimeve si dhe mungesës anesteziologëve.

Përmes reagimit, ShSKUK ka dënuar veprimin e të punësuarve të këtij spitali, të cilët një ditë më parë penguan punën e gazetarëve.

Sipas ShSKUK-së, së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës.

Lajmet

​Veterani që u kanos me deputeten Pacolli, dorëzon kallëzim penal kundër saj

Published

on

By

Agim Pllashniku, personi që u përfshi ditë më parë në një konfrontim verbal me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore kundër saj. Ai pretendon se gjatë incidentit, që ndodhi në një lokal, Pacolli dhe asistenti i saj kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Pllashniku përpara se ta dorëzonte kallëzimin penal, para gazetarëve tha se Fitore Pacolli ka kërcënuar dhe ushtuar presion ndaj familjes së Pllashnikut, veçanërisht ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Siç tha ai, gruaja e tij ka presion që të largohet nga puna.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashnikui bëri thirrje deputetes Pacolli, që siç u shpreh ai mos të merret me familjen e tij.

Unë dhunë s’kam përdorur ndaj Fitore Pacollit, i kam dokumentet. Por, Fitore Pacolli ka përdorur dhunë ndaj meje dhe asistenti i Fitore Pacollit. Fitore Pacolli po merret me familjen time. Me gruan time dhe me vajzën. Po bën apel që ta largojë gruan time nga puna dhe po ka presion. Edhe unë po kam presion në punë. E ka kot. Mos vepro kështu Fitore Pacolli se unë nuk po merren me familjen e Fitore Pacollit. Po të merresha unë me familjen e Fitore Pacollit, ajo e din ku i punon motra dhe e kanë kapur shtetin. Jo që e kanë kapur shtetin, por duan ta kapin edhe popullin. Kjo është shumë keq…Nuk do të merrem me familjen e Fitores. I lutem që ta ndërpresë këtë presion që po e përdor ndaj familjes sime“, tha Pllashniku.

Ndërkaq, avokati i Pllashnikut, Gent Gjini tha se kanë fakte dhe prova se deputetja Fitore Pacolli ka sulmuar palën tjetër.

Sipas Gjinit, Pacolli është dashur të ndalohet në polici për deklarim të rrejshëm se Pllashniku ka pasur revole me vete gjatë incidentit.

Sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë po dorëzojmë kallëzimin penal ndaj zonjës Fitore Pacolli, deputete nga radhës së partisë Vetëvendosjes. Këtë kallëzim penal e kemi të mbuluar me fakte dhe prova sepse, është këtu pala e dëmtuar ku qytetari është parë në video sesi është sulmuar nga zonja fitore Pacolli dhe asistenti i tij…(Pacolli) ka aluduar dhe ka mbështetur se i njëjti mbanë në çantën e tij revole. Kur zonja fitore është intervistuar në polici ajo aty është dashur të ndalohet sepse ka bërë deklarim të rrejshëm, sepse është kontrolluar zotri Agim Pllashniku dhe nuk ka pasur armë. Ajo ka njollosur familjen e (Pllashniku) dhe familja ka marrë kërcënime në orët e vona“, tha Gjini.

Në videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dëgjohet se Pllashniku i është drejtuar Pacollit me fjalët ‘hajneshë’, teksa tone të larta ndaj tij ka përdorur edhe Pacolli.

Ndërkaq, më 26 korrik policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka hapur rast të kanosjes për Pllashnikun.

Ai pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari mbrohet në heshtje gjatë intervistimit në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot është paraqitur në Prokurorinë Speciale në ora 10:00 të mëngjesit për intervistimin e çështjes së rezervave shtetërore.

Hajdari pas intervistimit nga Prokuroria Speciale konfirmoi se paraqitja e saj kishte të bënte për rastin e rezervave shtetërore, teksa hodhi akuza për mënyrën e bastisjes së ministrisë që ajo drejton për të marrë dokumentet e lëndës të klasifikuar si sekret shtetëror.

Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistë, bëhet fjalë për kontraktimin e rezervave shtetërore, proces jetik për të gjithë ne, proces i rëndësishëm për popullatën tonë ministria ka bërë blerjen e rezervave shtetërore në kohën kur ishim të pa mbrojtur, në shkurt 2022 dhe mars 2022. Për këtë proces jetik tani pyetem nga Prokuroria Speciale, por një pyetje vjen se a është ky proces i ligjshëm dhe si prokuroria hyri në MINT për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret të rezervave shtetërore asnjë person nuk mund të ketë qasje në rezervën klasifikuar sekret pa një procedurë të qartë ligjore sipas udhëzime të AKI-së dhe agjensionit për mbrojteve të klasifikuara. Ne si MINT e kemi klasifikuar lëndën sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacione të klasifikuara sipas nenit të rezervave shtetërore, por në realitet Prokuroria Speciale bëri një gabim si një hap të pa menduar mirë duke dërguar dy policë hetues pa çertifikatë sigurie dhe duke marrë dokumentet brenda një orë në MINT, këtë e ka konstatuar edhe Inspektoriati Policor, me raportin informues që dy policët hetues shkuan në MINT pa çertifikatë sigurie të nivelit sekret. Ky raport nga Inspektoriati Policor, u dërgua edhe në Prokuririnë Speciale, për udhëzime dhe veprime të mëtejme ndaj këtyre dy policëve“, tha fillimisht ajo.

Tutje Hajdari thotë se mbi këtë rast nuk është raportuar në mënyrë të drejtë.

Në realitet prokurori Gashi i cili po merret me këtë lëndë ka liruar nga përgjegjësia këta dy policë dhe vet prokuroria po shkel ligjin. Prokuori Gashi vet po autorizon dhe vet po liron nga përgjegjesia policët e pa çertifikuar me çertifikate sigurie të nivelit sekret. Për më shumë më vjen keq dhe turp se asnjëherë për këtë proces nuk është raportuar drejtë. Më vjen turp edhe për veprimet e Gashit për shkeljen e ligjit, për më shumë ne si ministri kemi inicuar një hetim të Agjensionit për Parandalimin e Korrupsionit, për të inciuar një hetim dhe për të ardhur në konstatim të kësaj shkelje të këtij konflikti të interesit sepse e kemi te dokumentiar në raportin e Inspektoriatit Policor në e-mailin të dokumentuar ku prokurori Gashi pranon konfliktin e interesit për të shqyrtuar këtë raport të IP-së, për më keq Prokuroria Speciale vet i njëjti prokuror mbyll rastin mbyllë lëndën e raportit informues të IP-së. Unë e di që pas këtij hetimi nga Agjensioni për Parandalimin e konfliktit ne do të përballemi në gjykatë“, përfundoi Hajdari.

Prokuroria Speciale për KosovaPress ka konfirmuar se ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka thirrur znj. Rozeta Hajdari, që të paraqitet në prokurori për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat shtetërore”, thuhet në përgjigjje.

Sipas përgjigjjes së Prokurorisë Speciale, Rozeta Hajdari ka zgjedhur që gjatë intervistimit të mbrohet në heshtje.

Znj.Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, znj.Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në prokurori për këtë çështje. Rasti është duke u trajtuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale“, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë Speciale për KosovaPress.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Lidhur me këtë rast ftesë për intervistim ka pranuar kohë më parë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, megjithatë Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim.

Continue Reading

Lajmet

​Prokuroria mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi më 15 vjet burgim. Aktgjykimi fajësues për krime lufte ndaj popullatës civile në Prizren, u shpall sot, më 31 korrik.

“Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre”, tha Prokuroria Speciale.

Në njoftim u tha gjithashtu se ky aktgjykim fuqizon përpjekjet dhe angazhimin e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera gjatë luftës, si dhe për të siguruar që autorët të përballen me drejtësinë.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Pas shpalljes së aktgjykimit, nëna dhe motra e viktimave thanë se dënimi prej 15 vjetësh është i ulët. Sipas tyre, i akuzuari Pleskoviq duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.

Po ashtu, edhe avokati i rastit, Gent Gjini, tha se do të bëjnë ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

Continue Reading

Lajmet

​Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte

Published

on

By

Millosh Pleskoviq është shpallur fajtor për krime lufte ndaj popullsisë civile dhe është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur sot, më 31 korrik.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri ka njoftuar aktgjykimin për të akuzuarin, cili ishte i pranishëm në gjykatore.

Të pranishëm në seancë ishin edhe nëna, 80-vjeçe, e viktimave dhe familjarë të tjerë.

Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Continue Reading

Të kërkuara