Lajmet

​Pesë ushqime që bëjnë mrekulli për tretjen në stomak

Është e rëndësishme të ruani një sistem të shëndetshëm tretës dhe për fat të mirë ka ushqime që ndihmojnë në këtë.

Published

on

Gjatë periudhës së festave të gjithëve na pëlqen ta trajtojmë veten nga pak dhe këto nuk janë domosdo ëmbëlsira të shëndetshme, ndaj është mirë të dini se cilat ushqime rivendosin ekuilibrin në sistemin tretës.

Është e rëndësishme të ruani një sistem të shëndetshëm tretës dhe për fat të mirë ka ushqime që ndihmojnë në këtë.

Bollgur

Bollguri është i shijshëm dhe i shëndetshëm, dhe gjithashtu është i pasur me fibra beta-glukane, e cila lidhet me bakteret e shëndetshme në sistemin tretës. Gjithashtu ngadalëson tretjen e ushqimit, prandaj jemi të ngopur më gjatë dhe në këtë mënyrë parandalohet ngrënia e tepërt.

Farat e lirit

Farat e lirit janë plot me fibra, dhe dihet gjithashtu se probiotikët dhe prebiotikët shpërbëhen nga trupi dhe kështu marrin baktere të mira të dobishme për sistemin tretës.

Arra

Arrat, përveçse janë të shijshme, nxisin formimin e baktereve të mira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kumbullat e thata

Kumbullat e thata përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme. Të patretshmet stimulojnë jashtëqitjen e rregullt, ndërsa ato të tretshmet rregullojnë tretjen dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe kështu parandalojnë acarimin e zorrëve.

Rrush të thatë

Ato janë gjithashtu plot me fibra të tretshme dhe prebiotikë, të cilët ndikojnë në ekuilibrin e mirë të florës së zorrëve, dhe nxisin krijimin e baktereve të mira, shkruan Pinkville.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara