Lajmet

​Pesë mënyra si të mësoheni me refuzimet në shitje

Pjesa më e vështirë e fushës së shitjeve është bindja e të tjerëve.

Published

on

Pjesa më e vështirë e fushës së shitjeve është bindja e të tjerëve. Dihet, nuk do të arrini gjithmonë t’i bindni të gjithë. Nganjëherë refuzimi ngjan më shumë me një ndeshje nga e cila nuk mund të mblidheni më. Sigurisht, ku mbeti e gjithë energjia e shpenzuar dhe mundi? Por si për gjithçka tjetër, jeta vazhdon, duhet të vazhdoni ta bëni punën përsëri.

Me gjasë që këtë ia keni thënë edhe vetes, por nuk e keni ditur se si, sepse çdo herë jeni dëshpëruar maksimalisht. Ja se si?

Mos e merrni personale

Në vend se të përqendroheni në refuzim, kujtoni se jo çdo ofertë në shitje u përshtatet të gjithëve. Nëse një klientit i pëlqen shumë oferta, dikujt tjetër mos t’i duket e tmerrshme dhe kjo është plotësisht në rregull, pra nuk është faji juaj. Kjo nuk ka të bëjë as me paraqitjen tuaj, as të të dukurit, e as të prezantimit. Nganjëherë klienti thjesht nuk është në deponimin e duhur për t’i blerë shërbimet apo produktet tuaja.

Përdorni refuzimet

Është ndjenjë e rëndë ndjenja e refuzimit, por edhe këtu ekziston ana e mirë, sepse edhe atë mund ta përdorni në favorin tuaj. Në vend që të dorëzoheni bëjani vetes këto pyetje:Pse me refuzoi klienti? Pse të gjithë klientët e fundit ma refuzuan produktin/shërbimin tim? Sa klientë u ankuan për çmimin?

Këto pyetje do t’ju ndihmojnë t’i gjeni ata faktorë të cilët po ndikojnë në shitje. Pastaj, përmes kësaj të merrni vendime më të mira për ta përmirësuar strategjinë tuaj, për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve. Kështu, nëse përqendroheni në anën e mirë, nuk do të dëshpëroheni nga ato që vijnë.

Ndani për të mësuar

Nuk jeni as i pari e as i fundit që po e bëni atë punë. Të gjithë punonjësit si ju, janë ballafaquar dhe ballafaqohen ende me problemet e njëjta. E nëse i ndani përvojat me kolegët, sidomos me ata të cilët kanë më shumë vjet që punojnë aty, atëherë ata mund t’ju japin zgjidhje më të mira për t’u përballur me situatat. Pra, kur ndahet barra, nuk do të lehtësoheni vetëm psiqikisht, por edhe do të gjeni zgjidhje.

Bëhu realist

Nëse e përgatisni veten që në fillim, që ndoshta do të refuzoheni, kjo ju ndihmon ta tejkaloni frikën. Është diçka e mirë të filloni duke menduar që do t’ia dilni me sukses, por kur pritni që përgjigjja e vetme do të jetë “po”, do t’ju thehet zemra.

Është vetëm një ditë e keqe

Edhe nëse i merrni 3 ose 4 refuzime një pas një, kjo nuk do të thotë që karriera juaj po e merr tatëpjetën. Kjo do të thotë që, thjesht klientët të cilët nuk kanë qenë në gjendje të blejnë, kanë qëlluar atë ditë të kenë kontakt me ju. E nesërmja mund të jetë shumë më e mirë, ku i dihet? Dhe mos harroni, një klient jo i gatshëm, mund të jetë gjithmonë i gatshëm herëve të tjera!/Akademi Pune

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara