Lajmet

​Përplasje në Kuvend, ministrja Haxhiu përmend pasurinë e Haradinajt

Haxhiu përmendi ish-prokurorin, Elez Blakaj.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përplasur me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për zhvillimet e fundit në KEK.

Duke replikuar me Haradinajn për ndërhyrjen në drejtësi, Haxhiu përmendi ish-prokurorin, Elez Blakaj, derisa tha se kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion duhet shikuar pasuria e Haradinajt për të parë se kush është i përfshirë.

“Në Republikën e Kosovës, një prokuror special është detyruar të lëshojë vendin për shkak teje zotëri Haradinaj. Sa ke qenë kryeministër ti i ke kërkuar raport me shkrim që brenda 30 ditëve me të jep informacione për lëndët që i ka pasur në adresim ish prokurori Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sektorin e drejtësisë. Kur flasim për krim dhe korrupsion zotëri Haradinaj, Kosova është vend i vogël, mos thuani diçka në foltore të Kuvendit që nuk e besoni edhe vet. Ne e dina shumë mirë se ku keni qenë dhe ku jeni. Sa pasuri keni pasur dhe sa keni. Prandaj kur flasim për krim dhe korrupsion vetëm me ta pa pasurinë tënde që ke kriju prej momentin kur ke fillu me punu në institucioni është mjaftueshëm me kuptu kush është i përfshirë në krim dhe korrupsion”, tha ajo.

Mirëpo, ndryshe reagoi Haradinaj.

“Kur fol pas shpine, të them të drejtën nuk e di a është krejt e ndershme dhe logjikshme, pasi gjatë fjalimit të parë timin isha i penguar prej ministres. Kjo është zonjë, më vjen keq me përdor ndonjë fjalor, por vazhdimisht pengohem prej zonjës ministre pas shpine. Faleminderit për ato që i the”, tha kreu i AAK-së.

Aktualitet

UBT në mesin e 5 institucioneve finaliste në botë për çmimet Triple E

Published

on

Vetëm pesë institucione në botë janë përzgjedhur si finalistët e Triple E – Universiteti i Angazhuar i Vitit (Kategoria Globale), dhe UBT është një prej tyre. Ky vlerësim e vendos UBT-në krah institucioneve më të njohura ndërkombëtare, duke treguar përkushtimin e tij ndaj arsimimit, inovacionit dhe ndikimit shoqëror në nivel global.

Ky vlerësim e vendos UBT-në në rangun më të lartë të institucioneve të arsimit të lartë në nivel global, duke theksuar përkushtimin e tij të fortë ndaj sipërmarrjes, inovacionit dhe angazhimit shoqëror. Përcaktimi si finalist është rezultat i viteve të përkushtimit për të integruar arsimin, kërkimin dhe ndikimin në komunitet në një model unik angazhimi që krahasohet me universitetet më të mira në botë.

Institucionet finaliste të tjera krahas UBT-së janë:

  • Jönköping University – School of Engineering (Suedi)
  • King Fahd University of Petroleum and Minerals (Arabia Saudite)
  • McGill University – Dobson Centre for Entrepreneurship (Kanada)
  • Fuzhou Melbourne Polytechnic (Australi/Kinë)

Të qëndrosh përkrah institucioneve kaq të njohura ndërkombëtare është një dëshmi e ekselencës dhe reputacionit ndërkombëtar në rritje të UBT-së. Fituesit përfundimtarë do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Triple E.

UBT është përzgjedhur në këtë finale globale kryesisht falë përkushtimit të tij të palëkundur ndaj dijes, inovacionit dhe përgjegjësisë shoqërore, të mishëruar përmes Strategjisë së Integruar të institucionit.

Me një rrjet në rritje të qendrave kërkimore – si 5G Innovation Hub, Instituti RIED, dhe Qendra Kombëtare për Monitorimin e SDG-ve në Kosovë – UBT forcon infrastrukturën kombëtare të kërkimit, nxit bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe lidh akademinë me vendimmarrjen. Iniciativa si Pro-Academia, shërbimet falas për komunitetin dhe një program bursash i trefishuar që nga viti 2019, sigurojnë qasje, barazi dhe mobilitet shoqëror, veçanërisht për grupet e margjinalizuara.

UBT gjithashtu shfaq lidership humanitar gjatë krizave, e përfshin qëndrueshmërinë përmes Strategjisë së SDG-ve dhe Planit të Veprimit për Kampusin e Gjelbër, si dhe promovon rezistencën përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe diplomacisë arsimore. Duke e transformuar kampusin e vet në një laborator të gjallë, të zgjuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, UBT përfaqëson më së miri mënyrën se si arsimi i lartë mund të mobilizojë dijen për të mirën publike – me rrënjë lokale, i lidhur globalisht dhe i orientuar drejt së ardhmes.

Continue Reading

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Të kërkuara