Sport

​Perez e sheh Alonson si pasues të Ancelottit

Ai pritet të flas së pari ta përfundojë pjesën e mbetur të kontratës së tij me Real Madridin.

Published

on

Vazhdojnë të ndodhin disa ndryshime në skuadrën e Real Madridit këtë verë. Fran Garcia, Brahim Diaz Jude Bellingham dhe Joselu janë bërë pjesë e skuadrës e Carlo Ancelottit përpara sezonit të ardhshëm, me Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard dhe Mariano Diaz që janë larguar.

Ndërsa ka pasur një tronditje në skuadër pasi raportohet se së shpejti mund të ketë një ndryshim edhe në tol, pas raportimeve se Carlo Ancelotti ka pranuar të marrë drejtimin e kombëtares braziliane.

Megjithatë, Ancelotti pritet të flas së pari ta përfundojë pjesën e mbetur të kontratës së tij me Real Madridin, përpara se të bëjë konkretizojë lëvizjen në Amerikën e Jugut në fund të sezonit të ardhshëm. Kjo do t’i lejojë Florentino Perezit më shumë kohë për të identifikuar zëvendësuesin e Ancelottit.

Perez ka hartuar një listë të përkohshme me tre emra për të zëvendësuar Ancelottin, të përbërë nga Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Xabi Alonso. Dy të parët tashmë kanë qenë në krye të “Los Blancos” dhe kanë bërë mirë, me Zizou që ka qenë veçanërisht i suksesshëm në kryeqytetin spanjoll.

Pavarësisht kësaj, “Mundo Deportivo” ka raportuar se është Alonso ai që është kandidati i preferuar i Perez. Kontrata e tij me Bayer Leverkusen gjithashtu skadon në fund të sezonit të ardhshëm, gjë që mund t’i lejojë Real Madridit ta marr atë pa komplikime.

Sport

Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit

Published

on

Skuadra e Gjilanit prezantoi të premten Debatik Currin si trajnerin e ri, i cili do të qëndrojë në krye të ekipit deri në përfundim të sezonit.

Curri merr postin pas largimit të Ardian Nuhiut, i cili sipas klubit u nda nga Gjilani më 29 shtator me marrëveshje të dyanshme pas rezultateve jo të kënaqshme.

Nën drejtimin e Nuhiut në shtatë xhirot e para, Gjilani regjistroi katër humbje, dy fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e shtatë me shtatë pikë. Në xhiron e kaluar, gjatë humbjes 2:1 në derbin ndaj Dritës, ekipin e drejtoi Orhan Abdi.

Debatik Curri ishte i papunë që nga 26 tetori 2023, kur u largua nga Prishtina pas një marrëveshjeje të dyanshme.

41-vjeçari e kishte udhëhequr Prishtinën drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe drejtoi ekipin në 27 ndeshje zyrtare, me 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje. Shkëputja me Prishtinën erdhi gjithashtu për shkak të rezultateve jo të mira.

Si futbollist, Curri ka pasur karrierë të pasur, duke luajtur për klube si Prishtina, Vorskla Poltava, Gençlerbirliği, Hoverla Uzhhorod, Sevastopol, Tirana dhe Flamurtari. Me përfaqësuesen e Shqipërisë, ai zhvilloi 44 ndeshje dhe shënoi një gol. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Lucas Vazquez: Karriera ime vazhdon jashtë Spanjës, idetë janë të qarta

Published

on

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Ish-anësori i “Los Blancos” tregoi se kishte marrë oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte në futbollin spanjoll.

“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Vazquez për mediat gjermane.

Futbollisti e sheh këtë hap si mundësinë ideale dhe ka vendosur që të mos kthehet në Spanjë: “Kjo mundësi ishte perfekte për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qarta idetë për të vazhduar karrierën time”.

Vazquez largohet nga Real Madrid pas një dekade të suksesshme me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B. Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Kujtojmë se “Dardanët” vijnë nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe sonte synon tri pikët e radhës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara