Lajmet

​Për gjashtë muaj, Kuvendi shpenzoi mbi 11 mijë euro karburant për vetura

Publikuar

Buxhetit të shtetit i ka kushtuar 11 mijë e 221 euro pagesa për karburant të veturave që shfrytëzohen nga Kuvendi i Kosovës.

Në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të legjislativit, shihet se edhe mirëmbajtja e veturave ka pasur një kosto prej 8 mijë e 263 euro.

Kuvendi i Kosovës sot përfundon sesionin pranveror, ndërsa në fillimin e muajt shtator, deputetët pritet t’i rikthehen jetës parlamentare.

Lajmet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Hamasit

Publikuar

nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të qëndrojë pranë Hamasit, i cili po lufton për pavarësinë e tokës së vet dhe po mbron Anadollin”. Anadolli është gadishulli që sot përbën pjesën aziatike të Turqisë.

Hamasi ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes për grupin për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe Erdogan ka mbajtur lidhje me Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të grupit, i cili ka qenë një vizitor i shpeshtë.

Duke folur në një takim të grupit parlamentar në Ankara, Erdogan tha: “Izraeli nuk do të ndalet në Gaza dhe nëse nuk ndalet, ky shtet mashtrues përfundimisht do të synojë Anadollin me iluzionet e tij për tokën e premtuar”.

Ai tha se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ata që janë bashkëpunëtorë në gjenocid do të mbajnë përgjegjësi, ne do të sigurojmë që ata të përballen me drejtësinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fuqizimi i ushtrisë, Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Publikuar

nga

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët si dhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Pejë, së paku dy të arrestuar për vepra penale

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Pejë, që rezultoi me arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Së paku dy persona janë prangosur deri më tani, të cilët kanë qenë cak i hetimit nga Prokuroria.

Në bazë të informacioneve të para, personat e arrestuar dyshohen për fajde dhe detyrim, si dhe vepra të kësaj natyre.

Rasti pritet të procedohet tutje dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti për zgjedhjet: Nëse opozita është rehat ne përfundojmë mandatin

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë gati për zgjedhje, mirëpo ka thënë se opozita duhet të bëhet gati.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti.

Përndryshe, Kurti para dy dite ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar edhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Ai ka takuar edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Donika Gërvallën nga iniciativa Guxo, por është refuzuar nga LDK dhe AAK. Kurti po kërkon që në zgjedhje të shkohet duke e shpërbërë Kuvendit, me të cilët janë të pajtimit edhe në PDK, por LDK dhe AAK po kërkojnë që së pari Kurti të jap dorëheqje dhe pastaj të shpërbëhet Kuvendi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara