Lajmet

​Pendarovski: S’mund të lejojmë që hetimi të zgjasë me muaj, qytetarët meritojnë përgjigje profesionale

Published

on

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë së deri tani nuk ka të dhëna që tregojnë se rasti tragjik në spitalin modular të Tetovës të jetë shkaktuar qëllimisht. Ai ka thënë se kjo është situata aktuale, derisa konfirmimet dhe të tjera të dhëna do të dalin në ditët në vijim nga Prokuroria.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka qëndrua sot në Tetovë, në vendin ku mbrëmë është përfshirë nga zjarri, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 në spitalin modular.

“Prokurori publik më njoftoi se për një deri në dy orë edhe formalisht do të kryhet hetimi, dhe në kohë më të shkurtër të mundshëm pastaj mund të dalin me raportin e tyre. Procedura është se ata japin urdhra deri te institucionet tjera kompetente, nga obduksioni deri te Ministria për Punë të Brendshme. Prokurori më njoftoi gjithashtu se do t’u jepen nga pesë ditë, që secili institucion të përgjigjet varësisht nga kompetencat e tyre, pas këtyre raporteve prokurori do të del me një raport të kompletuar, fillimisht se cili ishte shkaku i zjarrit dhe se vallë pas kësaj eventualisht ka apo jo ndonjë gabim njerëzor”, u shpreh Pendarovski.

Pendsrovski ka theksuar se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.

“Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu”, ka shtuar ai.

Mbrëmjen e së mërkurës spitali modular i Tetovës ku po trajtoheshin pacientët për COVID-19, u përfshi nga zjarri ku nga kjo ngjarje tragjike mbetën të vdekur dhjetëra persona dhe të tjerë u lënduan.

Autoritet janë duke punuar në identifikimin e viktimave, ndërsa Tetova ka shpallur tre ditë zie për viktimat e këtij rasti tragjik.

Lajmet

Buzëqeshje më e bardhë dhe më e shëndetshme, United Hospital me ofertë ekskluzive njëmujore

Published

on

By

Një buzëqeshje e bardhë, e shëndetshme dhe plot vetëbesim është një nga elementet më të rëndësishme të paraqitjes personale. Duke e pasur parasysh rëndësinë e kujdesit oral dhe estetikës dentare, United Hospital ka lansuar një ofertë të veçantë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes së tyre me standarde të larta profesionale.

Për një periudhë të kufizuar prej vetëm një muaji, pacientët mund të përfitojnë dy seanca për zbardhimin profesional të dhëmbëve për vetëm 50 euro, një mundësi e favorshme për të arritur rezultate të dukshme dhe të sigurta nën mbikëqyrjen e specialistëve.

Në United Hospital, procedura e zbardhimit realizohet duke respektuar standardet më të avancuara mjekësore dhe pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve. Trajtimi kryhet nga një ekip i specializuar stomatologësh dhe kirurgësh maksilo-facialë, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes profesional për çdo pacient.

Sipas ekipit mjekësor të spitalit, rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa procedura është e përshtatshme për personat që dëshirojnë të përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes së tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.

United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore dhe stomatologjike, duke sjellë oferta që kombinojnë profesionalizmin, teknologjinë moderne dhe kujdesin ndaj pacientit.

Për shkak të interesimit të madh dhe kohëzgjatjes së kufizuar të ofertës, qytetarët ftohen të rezervojnë terminet e tyre me kohë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e veçantë për një buzëqeshje më të ndritshme dhe më të shëndetshme./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për narkotikë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët e stacionit në Fushë Kosovë, kanë arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet D.E., mashkull, është ndaluar në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e tetë muajsh.

Gjithashtu, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë eurosh, në përputhje me vendimin gjyqësor.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën, kërkon njohje nga pesë shtetet e BE-së

Published

on

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për integrimin evropian të vendit dhe duke u bërë thirrje pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme.

Raporti u miratua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës.

Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor 2022, dhe i kërkojnë Këshillit të BE-së të avancojë procedurat që do t’i hapnin rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat pas përmbushjes së kritereve.

Raporti përsërit gjithashtu thirrjen që pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të ndërmarrin këtë hap, në mënyrë që vendi të trajtohet në baza të barabarta me shtetet e tjera aspirante për anëtarësim.

Megjithatë, dokumenti shpreh shqetësim për situatën politike në vend, duke vlerësuar se viti 2025 është karakterizuar nga polarizimi dhe ngërçi politik. Sipas eurodeputetëve, vazhdimi i bllokadës institucionale pas zgjedhjeve mund të ndikojë negativisht në procesin integrues dhe në përfitimin e fondeve evropiane.

Po ashtu, raporti paralajmëron se Kosova rrezikon të humbë mjete të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian nëse nuk i përmbush obligimet dhe kriteret e përcaktuara.

Parlamenti Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe ka mirëpritur formimin e institucioneve, ndërsa ka shprehur keqardhje për mungesën e kompromisit politik për zgjedhjen e presidentit.

Raporti mirëpret gjithashtu bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një hap që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe përballimin e kërcënimeve hibride në rajon.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

KQZ përfundon numërimin e votave me postë, VV-ja arrin në 53 mandate

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre të dërguara përmes postës.

Sipas KQZ-së, nga 12 deri më 17 qershor janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat ishin vendosur zarfet me fletëvotime të aprovuara nga shërbimi votues.

Institucioni ka bërë të ditur se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin regjistruar rreth 105 mijë shtetas të Kosovës për të votuar përmes postës.

Më 14 qershor është përmbyllur edhe procesi i vlerësimit të 85,790 pakove me fletëvotime, prej të cilave 82,809 janë aprovuar, ndërsa 2,981 janë refuzuar.

Sipas rezultateve aktuale të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 47.07 për qind të votave, duke siguruar 374,995 vota dhe 53 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 19.49 për qind të votave dhe 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16.74 për qind dhe 18 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.73 për qind të votave dhe 7 mandate në Kuvend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara