Sport

​Pele vazhdon të qëndrojë në spital, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Ai u diagnostikua me kancer në zorrë të trashë.

Published

on

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, Pele, të mërkurën është shtrirë sërish në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai po vazhdon të trajtohet me kimioterapi për kancerin e zorrës së trashë, sëmundje me të cilin u diagnostifikua në shtator të vitit të kaluar.

Vajza e tij dje përmes një postimi në Instagram njoftoi se nuk ka asgjë serioze dhe se ai është shtrirë në spital për kontrollet e rëndomta, por sot spitali “Albert Einstein” ku është shtrirë Pele ka dalë me njoftim se ai do të mbetet aty edhe më tutje për shkak se duhet të bëhet rivlerësimi i ndikimit të terapisë në trupin e tij.

Sipas ekipit mjekësor, megjithatë nuk kishte nevojë për shtrimin e tij në një njësi të kujdesit intensiv të mesëm ose të lartë, kështu që “O Rey” është në një dhomë normale.

Tutje spitali në fjalë ka bërë të ditur se Pele ka kontroll të plotë të funksioneve të tij jetësore dhe është në kushte klinike të qëndrueshme.

Sport

Botërori i klubeve: Atletico Madrid “bie” në grupe edhe pas fitores, PSG dhe Botafogo vijojnë më tej

Published

on

Kupa e Botës për Klube ka hyrë në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, teksa në Grupin B çdo gjë ka përfunduar.

Sfida me interesin më të madh ishte ajo mes Atletico Madrid dhe Botafogos, që pa spanjollët fitues me rezultatin 1-0, e cila nuk i mjaftoi skuadrës së Simeones për të vazhduar më tej, me ekipin brazilian që kalon në fazën e 1/16-ave.

Gjithsesi, fitorja e Atleticos shërbeu si një “asist” për PSG-në. Kampionët e Europës triumfuan me rezultatin 0-2 përballë amerikanëve të Seattle Sounders, duke marrë kështu kreun e Grupit B, pasi verdikti i ndeshjeve direkte ra, me të treja skuadrat që mundën njëra-tjetrën dhe golavarazhi ishte ajo që shërbeu për të vendosur fatet e grupit.

Kështu PSG do të përballet në fazën e 1/16-ave me vendin e dytë të Grupit A, ndërsa Botafogo me fituesin e këtij grupi.

REZULTATET:

ATL. MADRID 1-0 BOTAFOGO

Griezmann 87’

SEATTLE SOUNDERS 0-2 PSG

Kvaratskhelia 35’, Hakimi 67’

Continue Reading

Sport

Llapi “blindon” yllin e skuadrës

Published

on

Continue Reading

Sport

Darwin Nunez jep sinjale pozitive për kalimin te Napoli

Published

on

Napoli ka marrë sinjale inkurajuese nga sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Núñez, për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Fabrizio Romano, lojtari nga Uruguaji i ka dhënë “dritën e gjelbër fillestare” klubit italian, pasi është bindur nga projekti sportiv i prezantuar nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Núñez është i hapur për këtë lëvizje, por marrëveshja tani varet nga aspektet financiare. Liverpool kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij, ndërsa edhe paga e lojtarit është një faktor kyç që mund të ndikojë në realizimin ose jo të transferimit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Liverpooli, por potenciali i tij mbetet i lartë dhe ai shihet si një profil i përshtatshëm për futbollin italian dhe stilin e Contes.

Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me zhvillime që mund të jenë vendimtare për fatin e këtij transferimi të madh të verës.

 

Continue Reading

Sport

Futbollisti kosovar merr rrugën e gyrbetit: Po iku në Gjermani, jo nga qefi por sistemi mi mbylli dyert

Published

on

Futbollisti kosovar, Merxhan Halilaj ka marr sot rrugën e gyrbetit. Futbollisti i KF Arbanës në Ligën e Dytë ka dhënë njoftimin prekës duke thënë se nuk po ikë në Gjermani nga dëshira, por nga dëshpërimi.

“Largohem… por jo nga dashuria për vendin tim, por nga mungesa e mundësive.  Sot po largohem nga Kosova – jo sepse e dua më pak, por sepse këtu nuk m’u dha mundësia që e meritova me përkushtim, punë e dije.

E përfundova shkollimin si infermier me nota të shkëlqyera, me shumë dashuri për profesionin e me dëshirë për të ndihmuar njerëzit e vendit tim. Por fatkeqësisht, sistemi këtu nuk më hapi dyert. Më mbyllën mundësitë – jo pse nuk isha i aftë, por sepse shumë herë, vlerësimi nuk vjen për ata që e meritojnë, por për ata që kanë “dikë” për ata që kanë „“.

Ai më tutje shprehet se është i zhgënjyer, por jo i thyer, sepse beson se diku tjetër puna do t’i vlerësohet.

“Me përulësi dhe shpresë, po nis një kapitull të ri në Gjermani, ku do të punoj me dinjitet si infermier, për të bërë atë që di më së miri: të kujdesem për jetën e të tjerëve. Kosovë, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time.
Por të rinjtë e tu meritojnë më shumë. Më shumë mundësi. Më shumë drejtësi. Kjo nuk është fundi, por fillimi i një rruge ku, shpresoj, një ditë të rikthehem e të jem i dobishëm për ty – ashtu siç desha të jem që në fillim. E marr me vete dashurinë, përkrahjen dhe kujtimet që më keni dhënë – dhe i ruaj si pasurinë më të çmuar.Faleminderit të gjithëve që më keni qëndruar pranë në çdo hap. Do të më mungoni shumë, por zemra ime do të mbetet gjithmonë me ju dhe me vendin tim. Kjo nuk është “lamtumirë”, është vetëm “mirupafshim”” shkruan Halili në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara